Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reguar lidhur me sherrin e pak ditëve më parë të ndodhur në lokalin "Sin" në Palasë. Me anë të një postimi Facebook, Braçe thotë se “sundimi i ligjit” nuk është dy llafe goje, por sipas tij, është shumë më tepër se kaq. Deputeti shkruan se njerëz të tillë nuk duhet të kenë vend në mjedisin publik duke shtuar se janë një rrezik për jetën e cilitdo.
Si një "goditje" ndaj njoftimeve të mangëta të policisë së shtetit, Braçe shkruan se nuk ka arsye pse të mbulohen, fshihen emrat e persoanve të përfshirë në përplasje, pasi sipas tij, ka shumë rëndësi për të ditur ku duhet shkuar për pushime-plazh, muzikë, qetësi dhe siguri.
Ai thotë se kjo lloj jete nate bëhet kështu aty ku modeli i biznesit është i tillë. Sipas tij, ka lokale që ngrihen për jetë nate dhe dite sipas nevojës së biznesit, të tilla siç shkruan Braçe për të thithur lekët e llumit të atyre që me përkëdheli në televizione i shquajnë si "çunat e Londrës", "çunat e Amsterdamit, Roterdamit, Madridit, Barcelonës, Milanos, Antverpit, Brukselit”, “çunat Bllokut”, “çunat e këtij apo atij banditi”.
Po në këtë reagim, Braçe bën thirrje thirrje që të merren masa për personat e përfshirë, ndërsa kërkon të shtohen hetime për të ardhurat e tyre. Ai thotë se personat e përfshirë janë llumi i shoqërisë që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave dhe jo për të pushuar. Sips tij, atapa para nuk bëjnë asgjë.
Postimi i plotë i deputetit Erion Braçe:
Kam ca gjera per te thene per kete llum; “sundimi i ligjit” nuk eshte dy llafe goje, eshte shume me teper se kaq!
E PARA-TRANSPARENCA; Vendi, ka shume rendesi te thuhet qarte-RRAHJA PREJ BARBARESH, ndodhi ne klubin SIN ne Green Cost; nuk ka arsye pse te mbulohen, fshihen emrat; ka shume rendesi per te ditur ku duhet shkuar per pushime-plazh, muzike, qetesi, siguri;
Fytyrat, ka shume rendesi te duken qarte- KY LLUM QE SHKATERRON PUSHIMET VJETORE TE CILITDO SHQIPTARI E TE HUAJI ARDHUR NE SHQIPERI, ka fytyre, emra; nuk ka arsye pse te mbulohen fytyrat dhe emrat te fshihen pas inicialeve; keta jo vec perbejne RREZIK PUBLIK per njeri tjetrin por jane nje RREZIK PER JETEN e cilitdo; secili, shqiptar apo i huaj duhet te kete te qarte jo vec cfare gjen, ka ne krah atje ku shkon te pushoje, qetesohet apo argetohet, por edhe sa rrezik ka te ndash mjedisin publik me keta.
E DYTA-MODELI I KETIJ BIZNESI; Ky vend, ne oferten e tij qe ne kete dimension behet MBURRAVECE PA SHKAK-natyra eshte krenaria jone, ka edhe JETEN E NATES; Domethene kete qe shihni ne video-jete nate! Natyrisht, te jemi te vertete, JO KUDO ESHTE E TILLE; Eshte keshtu aty ku MODELI I BIZNESIT eshte i tille! Lokale qe ngrihen per JETE NATE-edhe dite sipas nevojes se biznesit, te tilla per te thithur LEKET E LLUMIT-atyre qe me perkedheli ne televizione i shquajne si “cunat e Londres”, “cunat e Amsterdamit, Roterdamit, Madridit, Barcelones, Milanos, Antverpit, Brukselit”, “cunat Bllokut”, “cunat e ketij apo atij banditi”; per ta dhe eskortat e tyre, brenda ketyre lokaleve ka zona VIP ku tavolina kushton 500, 1000, 2000, 5000 euro, shampanja kushton 500, 1000, 1200 euro dhe jo per tu pire por per te lagur, nje karkalec-nje domethene nje, jo pjate, kushton 100 euro, nje shalqi ndare ne thela shkon 500 euro si frut i fresket e keshtu me rradhe; pra modeli i biznesit-mblidh para, therret keta me gjithe ckane e ato pas ketyre!
E TRETA-VIPlleku i KETYRE; Per kete model biznesi keta jane VIPa; ne fakt keta jane LLUM, LLUMI! Njerez qe ne pamje te pare nuk ju dihet se nga ju buron mireqenia, nderkohe sa te hapesh gojen e te pyesesh apo sa perfshihen e per ta kerkon, meson cfare llumi jane-i identifikon ambjenti ku rrine, paraja qe shpenzojne; po doemos edhe kartelat perkatese kriminale.
TANI DUA TE THEM: e para-PASTRINI MJEDISIN PUBLIK NGA KETA. Keta nuk pushojne, nuk jane ne breg per pushime por PER TE TREGUAR E IMPONUAR STATUSIN E TYRE-VIPllekun; keta dhe ato bashke me keta. AMJENTET TONA NUK MUND TE JENE AMBJENTET E KETYRE, NUK MUND TE JEMI BASHKE KURRE!
E dyta- pastroni sektorin e sherbimeve nga ky MODEL BIZNESI, ne shumicen e tij edhe informal; eshte ky biznes qe therret kete llum dhe parate e ketij llumi; i perulem cdokujt ne bregun e ketij vendi qe sherben per njerez normale, synon njerez normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton ne kete menyre e ofron qetesi, argetim e siguri njeheresh; ky eshte ambjenti jone;
E Treta- shume bejne te gjithe bashke, police, hetues, prokurore, gjykates, kontrollore te tjere qe merren me pasurite e POLITIKANEVE; po me parate e ketij llumi dhe ketij modeli biznesi do merret kush? Keta pa para nuk jane asgje, hic, zero! MERRUNI NJE HERE TE VETME SERIOZISHT ME KETA, JO VETEM KURR RRIHEN NE PUBLIK! Eshte gjeja me e thjeshte e mundshme: KETA NUK DUHET TE KENE VEND NE MJEDISIN PUBLIK!
Nancy VanHorn dhe Altin Dumani TIRANA- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, u takua sot me Drej...
TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për sigurimin e jetës së personelit të Forcave të Armatosura të...
TIRANA- Raporti i Institutit për Studimet Politike mbi efikasitetin e deputetëve në sesionin e shkuar ka bërë një renditje ...
Belinda Balluku TIRANA- Ish-komandanti i Forcave të Armatosura, Artur Meçollari ka reaguar me anë të një postimi në Fa...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste, do të mbledhë Asamblenë e kësaj force pol...
Enion Civici TIRANA- Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për lirimin nga detyra të zëvendësministrit t&eu...
TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani është liruar dit&eu...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, foli lidhur me aferën e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve t...
Belinda Balluku TIRANË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku në një komunikim të fundit me gazetarët foli në ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sot sërish te çështja e eksportit të mbetjeve toksike nga vendi ynë...