POLITIKE

Biznesi dhe drejtësia/ Berisha: Duhet të ngrini zërin, shqiptarët kanë nevojë për një rireformim të sistemit

M.B. Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 12:27

Biznesi dhe drejtësia/ Berisha: Duhet të ngrini zërin,

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Berisha u tha sipërmarrësve se demokratët janë për krijimin e zonave të lira ekonomike. Kryedemokrati tha se në zonat ekonomike nuk do lejohen investime nga offshore sepse kthehen qeveritarët dhe sjellin ato që i kanë vjedhur dhe kjo e bën të pamoralshëm zonën e lirë ekonomike. Ai shtoi se në raport me drejtësinë duhet ngritur zëri dhe se shqiptarët kanë nevojë për një rireformim të sistemit.

"Ju shtruat disa çështje shumë seriozë dhe unë po ndalem në një prej tyre, çështja e Gjykatës Administrative. Çfarë ndodh sot? Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ne nga kjo që pësoi drejtësia pas reforme, ne humbasim miliarda euro të ngrira, të bllokuara në çështje civile midis jush, midis shtetit, në tërësi. Unë sot nuk di një investitor serioz të huaj që të vijë në këtë vend ku ka zero siguri juridike. Sepse nuk ka proces", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne jemi për krijimin e zonave të lira ekonomike. Në rast se vështron 34 vite, Shqipëria nuk arriti të ketë zonat e lira ekonomike, në një kohë kur fqinjët tanë i kanë sukses të vërteta. Maqedonia ka 6 dhe po shton të tjera. Serbia ka 18. Pra, ne do të bëjmë gjithçka për të filluar me 4 zona ekonomike dhe pastaj sipas mundësisë. Në zonat ekonomike nuk do lejohen investime nga offshore sepse kthehen qeveritarët dhe sjellin ato që i kanë vjedhur dhe kjo e bën të pamoralshëm zonën e lirë ekonomike. Ne kemi pasur dhe kemi ngritjen e një banke zhvillimi. Natyrisht kjo bankë zhvillimi do ngrihet në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare në mënyrë që të ketë të gjitha garancitë.

Ju shtruat disa çështje shumë seriozë dhe unë po ndalem në një prej tyre, çështja e Gjykatës Administrative. Çfarë ndodh sot? Unë e kam thënë me dhjetëra herë, ne nga kjo që pësoi drejtësia pas reforme, ne humbasim miliarda euro të ngrira, të bllokuara në çështje civile midis jush, midis shtetit, në tërësi. Unë sot nuk di një investitor serioz të huaj që të vijë në këtë vend ku ka zero siguri juridike. Sepse nuk ka proces. Në qoftë se i thua do presësh 10 vite, ai nuk është proces. Por unë kërkoj që të ngrini zërin për këtë. Pse? Ku jemi ne sot? Ne jemi sot në një përballje me pasoja të tmerrshme ekonomike, ligjore, të drejtave të njeriut në këtë reformë, të cilës i dalin zot në një përçmim të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm ndaj shqiptarëve.

Pse e them këtë? Sot për çështjet civile duhet të presësh 10 vjet apo 15 vjet dhe kjo nuk po vjen duke u pakësuar. Ishin 130 mijë dosje, tani janë 150 mijë dosje. Dhe po të pyesësh, thonë reforma. Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor. Po dënohen zyrtarë, për zyrtarë mbani një statistikë ju lutem, Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste. E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre.

Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite. Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj. Sigurisht ne e ngremë zërin tonë sepse nuk mund të pranojmë një drejtësi politike, por ju si biznes, qytetarët duhet të ngrenë çështjen se atyre u mungon procesi ligjor që është një e drejtë themelore e tyre. Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë. Dakord, u dënuan disa zyrtarë, por kjo nuk justifikon që të presë një popull i tërë për një proces 10 vite, 15 vite. Jemi këtu, 62 përqind e të burgosurve në Shqipëri janë të paraburgosur, për definicion të pafajshëm, të padënuar. Ne u bëmë një vend, kape e fute sepse nuk ka gjykatës për ta shqyrtuar, nuk ka prokuror për të ndjekur dosjen.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë