POLITIKE

“Bloomberg”: Basti i dhëndrit të Trump me projektet në Shqipëri dhe Serbi

I.A Përditësimi i fundit 6 Gusht 2024, 22:58

“Bloomberg”: Basti i dhëndrit të Trump me projektet

SHBA- Jared Kushner, dhëndri i ish-Presidentit amerikan Donald Trump duket i vendosur për të çuar përpara projektin e tij luksoz me hotele dhe apartamente prej 1 miliard dollarësh në ishullin e Sazanit. Revista e njohur amerikane “Bloomberg” i ka kushtuar një tjetër shkrim të gjatë projektit që duket se ka marrë prej fillimit edhe bekimin e qeverisë shqiptare.

“Kushner synon të ndërtojë vila luksoze të vendosura në majat e shkëmbinjve që ngrihen mbi vendin ku takohen detet Adriatik dhe Jon në Mesdhe, duke u përzier në peizazhin e thyer. Hoteli do të operohet nga marka ekskluzive Aman, klientët e të cilit përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashians (…) Ai planifikon të shpenzojë më shumë se 1 miliard dollarë për të ndërtuar këto hotele”, – thekson Bloomberg.

Interesi për Shqipërinë erdhi pas një vizite në 2021-shi, tha Kushner javën e shkuar në një telefonatë për Bloomberg. “U intrigova. Mundësia erdhi një vit më vonë. Jam rikthyer atje disa herë për të kontrolluar gjërat dhe të sigurohesha se jam komfort. Gëzohem gjithnjë e më shumë për potencialin që ka aty”.

Agjencia e Investimeve në qeverinë shqiptare ka marrë në shqyrtim aplikimin e Kushner për Sazanin, sipas ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

“Çdo investitor serioz, sidomos nga vendet aleate të Shqipërisë, si SHBA-ja, ka një derë të hapur për të kontribuar në rritjen e cilësisë së turizmit, një sektor jetësor për ekonominë e vendit”, – citohet Kumbaro nga media amerikane.

Kompania e Kushner po shikon mundësinë edhe për një investim të ndarë në Zvërnec, përtej Sazanit, por nuk është dërguar ende asnjë aplikim. “Në këtë vend ka më shumë punë për të bërë, sepse është zonë e mbrojtur”, thotë Asher Abehsera, CEO e Affinity Global Development, që punon ngushtë me Kushner.

Në shkrim thuhet se megjithatë teksa “interesi rritet, rriten edhe kundërshtimet”. Disa vendas, ambientalistë dhe politikanë janë të shqetësuar se ujërat e mbrojtura që rrethojnë ishullin mund të dëmtohen nga ndërtimi dhe trafiku.

Kushner ka thënë se projekti i tij do të respektojë të gjitha standardet mjedisore për të ruajtur vijën bregdetare, ndërsa kreyeministri Edi Rama ka thënë se kritikët “gënjejnë veten” sepse zona nuk ka qenë ndonjëherë e mbrojtur “përveç se nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

Por kundërshtarët thonë gjithashtu se nuk ka diskutime dhe verifikime të mjaftueshme për statusin e ishullit si një vend i sigurisë kombëtare. Shqipëria ndryshoi ligjin e saj për zonat e mbrojtura disa javë përpara se Kushner të shpallte publikisht planet e tij, duke hapur rrugën për ndërtimin e hoteleve me pesë yje ose “projekte të tjera strategjike të rëndësishme”.

Kjo varet nga politika dhe vjehrri i Kushnerit, sipas Alfred Lelës, sekretar i medias për Partinë Demokratike të opozitës në Shqipëri. “Duke parë që demokratët mund të humbin zgjedhjet e nëntorit, Rama kërkon të rreshtohet me administratën Trump”, tha ai. Kumbaro, ministrja e Turizmit, tha se nuk kishte asnjë lidhje midis ndryshimeve të ligjit dhe projektit të Kushner.

Bloomberg thotë se që nga viti 2021, Kushner e ka vizituar disa herë Shqipërinë, së fundmi në qershor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ivanka Trump. Çifti udhëtoi drejt Ballkanit me avion privat dhe vizitoi rajonin me helikopter. Në shkrim flitet gjerësisht edhe për projektin që Kushner planifikon të ngrejë në Beograd, një hotel luksoz në rrënojat e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, të dëmtuara gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Kushner mbështetet nga Richard Grenell, i dërguari special për dialogun Serbi-Kosovë gjatë presidencës së Donald Trump, i cili ende ruan marrëdhënie të ngushta me qeveritë e rajonit. /Lapsi.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë