POLITIKE

Tedi Blushi i drejtohet Ulsi Manjës: Ju qe donit të shkarkonit Meten pse mbrojti Kushtetutën, tani mbroni Begaj që e shkeli

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Tetor 2025, 13:57

Tedi Blushi i drejtohet Ulsi Manjës: Ju qe donit të shkarkonit Meten

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Ted Blushi, theksoi se maxhoranca socialiste nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Blushi i drejtohet ish-ministrit të Drejtësisë se maxhoranca deshtë të shkarkonte ish-presidentin Ilir Metën pasi sipas tij mbrojit Kushtetutën, kurse Bajram Begaj u mbrojt edhe pse e shkeli.

“Meqënëse edhe ju dhe kjo mazhorancë, në fakt, keni iniciuar kohë më parë një proces për shkarkimin e Presidentit Meta, besoj e keni marrë përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese dhe nga Komisioni i Venecias dhe ju falenderoj që e filluat me këtë provokim për ti dhënë dhe një përgjigje përpjekjeve për të krahasuar këto dy momente.
Së pari dua t’ju kuptoj që kërkesa juaj për shkarkimin e Presidentit Meta, në fakt lidhej vetëm me një argument, që pse Z. Meta po mbronte Kushtetutën dhe interesin Kombëtar.
Ndërsa kërkesa aktuale e opozitës, për shkarkimin e Presidentit Begaj, lidhet me faktin se ai ka shkelur Kushtetutën dhe këto janë dy kërkesa që ndryshojnë si në thelb ashtu edhe në qëllim.

Përse duhet të shkarkohet Bajram Begaj, 7 argumentat e opozitës janë të qarta.
Më vjen keq që edhe si ish–këshilltar i Presidentit të Republikës, të konstatoj që tanimë ky institucion është kthyer nga një kështjellë në mbrojtjen e Kushtetutës, në një institucion që meriton vetëm përbuzje dhe përqeshje.

Por kjo është çështje e drejtuesit të atij institucioni për ta zgjidhur në raport me detyrën e tij.
Jepini mundësinë këtij Komisioni për ti dhënë udhë një procesi, i cili meriton të shkojë deri në fund.

Së dyti, nuk e cilësoj normal faktin që në këtë mbledhje mungon Presidenti i Republikës ose mungon një përfaqësues i këtij institucioni, sepse qëndrimet e tij do ta ndihmonin këtë Komision të ishte sa më racional në raport me vendimet që do të marrë.

Unë nuk kam asnjë surprizë nga qëndrimi që kjo maxhorancë lexoi, e kamufluar gjoja pas një argumenti juridik, sepse verdiktin në fakt e ka shpallur Taulant Balla dhe ju thjesht vullnetin politik të Edi Ramës nëpërmjet zëdhënësit Balla, e formalizuat në një raport dhe kjo tregon dhe njëherë dhe na jep një tjetër argument që pse Presidenti i Republikës duhet shkarkuar.

Por dua t’i kujtoj këtij Komisioni se shkelja e Kushtetutës është një akt shumë i rëndë dhe është ky Komision përgjegjës kryesor në institucionin e Kuvendit të Shqipërisë, për të cilin mbrojtja e Kushtetutës duhet të jetë kryesore.

Nuk ka mision më të madh ky Komision se sa mbrojtjen e Kushtetutës dhe për më tepër mos harrojmë që paralelisht me këtë mbledhje, po zhvillohet edhe një seancë në Gjykatën Kushtetuese për një ish – kryetar bashkie, i cili në fakt duhet të ishte shkarkuar kohë më parë, por që edhe ai po ju akuzon, pra ish-bashkëpunëtori juaj, për shkelje të Kushtetutës.

Ndaj jepini mundësi Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë këtë kërkesë të opozitës, të ketë një debat real, sepse është e papranueshme sot që institucionet që duhet të jenë garantë të mbrojtjes së Kushtetutës, po kthehen në dhunuesët më të ashpër dhe më banale të shkeljes së Kushtetutës.

Ndaj do kërkoja prej jush që për një moment, edhe pse e di që e keni të vështirë, edhe pse e di që jeni një maxhorancë e cila nuk keni dalë nga vullneti dhe nuk shprehni dhe as përfaqësoni vullnetin e shqiptarëve dhe këtë e tha qartësisht edhe raporti i OSBE-ODIHR.

Megjithatë, uroj që në ndërgjegjen tuaj profesionale, për të gjithë ata që janë jurist në këtë Komision, të prevalojë interesi Kombëtar dhe mbi të gjitha, interesi për mbrojtjen e ligjit themeltar të shtetit.

Në qoftë se vini këtu dhe mundoheni që vullnetin politik të Edi Ramës, të shprehur nga goja e Taulant Ballës, ta përktheni në një rezolutë, kjo ju bën ju po aq qesharakë sa Presidentin e Republikës.

Ndaj do ju ftoja që ti hapni udhën ngritjes së një Komisioni Hetimor edhe pse keni bërë shumë gabim që sot nuk e keni ftuar Presidentin apo një përfaqësues të këtij institucioni që të bindeshit edhe ju vet që ky President, për fat të keq i Republikës, nuk duhet të jetë më në atë detyrë.

Mos harroni që jeni çertefikuar nga Gjykata Kushtetuese, por edhe nga Komisioni i Venecias, që i keni dhënë udhë një procesi antikushtetues, pra edhe ju vetë si shumicë jeni çertefikuar si shkelës të Kushtetutës në raport me kërkesën që bëtë për shkarkimin e Presidentit Meta, pse ai mbronte Kushtetutën.”, deklaroi Blushi.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë