POLITIKE

Blushi: PL do të ulë çmimin e energjisë për pensionistët dhe të gjithë konsumatorët familjarë në vlerën 8 lekë/kwh

n.f Përditësimi i fundit 6 Janar 2025, 17:58
Blushi: PL do të ulë çmimin e energjisë për
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi gjatë fjalës së tij ka folur në lidhje me sektorin energjitik në vend. Blushi theksoi se me Partinë e Lirisë në Qeveri, nga 1 janari 2026 të gjithë konsumatorët familjarë do të paguajnë energjinë elektrike në vlerë 8 lekë/kwh.

Ai shtoi se për qindra mijë pensionistë nuk meritojnë të paguajnë çmime të jashtëzakonshme. Blushi tha se Partia e Lirisë angazhohet për uljen e menjëhershme për konsumatorët familjarë, nga 11.4 lekë/këh të paktën në vlerën 8 lekë/kwh, e sidomos për të gjitha kategoritë në nevojë që nuk kanë mundësi t’i përballojnë këto çmime.

“Korrupsioni i tmerrshëm kriminal në sektorin energjitik të drejtuar nga Belinda Balluku shkëlqeu mbrëmë si drita e diellit me zhytjen e më shumë se gjysmës së vendit në errësirë totale, me pasoja të rënda për ekonomitë familjare dhe atë kombëtare.

Ky stakim i dytë, që ndodh pas “blackout”-it të Qershorit, në kushtet kur digat janë plot, kur miliona euro taksa të shqiptarëve janë harxhuar për investime elektorale në rrjetin energjitik, kur qindra milion euro vijojnë të hanë “Tigri 1” dhe “Tigri 3” (dy TEC-e lundruese në Vlorë) që jo vetëm nuk ka prodhuar por nuk do të prodhojë asnjëherë asnjë kilovat energji në dobi të konsumatorit familjar, provon se fokusi i vetëm i Edi Ramës dhe Belinda Ballukut është vjedhja e përbindshme dhe jo garantimi me energji i qytetarëve.

Aq shumë janë të fokusuar sa edhe vjedhja është përqëndruar vetëm brenda kabinetit qeveritar, siç provon fakti se të gjitha tenderat korruptivë për përmirësimin e rrjetit energjitik, në Vlorë, Durrës dhe Shkodër fitohen nga vëllai i Ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Korrupsioni  do të vijojë për sa kohë nuk respektohet kodi i transmetimit dhe kodi i shpërndarjes, nuk respektohen  planet e zhvillimit të miratuara nga ERE për sistemin e transmetimit dhe shpërndarjes si dhe për sa kohë do të zhvillohen projekte klienteliste që u shërbejnë interesave që rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike për popullatën dhe shërbimet jetike të saj.

Përballë kësaj situate shumë të rëndë, që provon se në 12 vite keqqeverisje të “Rilindjes” sektori energjitik është trajtuar si plaçkë për të pasuruar në mënyrë të paligjshme Edi Ramën, Belinda Ballakun dhe zyrtarët e lartë të “Rilindjes”, në kushtet kur furnizimi me energji elektrike është rikthyer në periudhat më të errëta, aq sa edhe fshatrat e Fierzës që furnizon me energji të gjithë Shqipërinë prej javësh janë pa energji elektrike, dhe duke marrë në konsideratë se çmimi aktual i energjisë elektrike është pothuajse i papërballueshëm për më shumë se gjysmën e popullatës, Partia e Lirisë angazhohet për uljen e çmimit të energjisë pas zgjedhjeve të 11 Majit.

Duke qenë se konsumatori privat si klient i Furnizimit të Mundësisë së Fundit (FMF) tarifohet me çmim tregu, ka qënë më i lartë se 18.4 lekë/këh dhe ky konsumator privat konsumon 1 Teravat/orë sipas bilancit vjetor të publikuar nga vetë ERE, kjo është një arsye për uljen e çmimit për konsumtorët familjarë dhe sidomos për mbi 790 mijë pensionistë.

Duke qënë se mbi 2100  klientë privatë kanë dalë në treg të lirë dhe energjia që i shet OSHEE është 18.4 lekë/këh dhe konsumi për fashën e klientëve privatë sipas bilancit të ERE është 1.2 Tëh, ky është një faktor tjetër pse duhet ulur çmimi për konsumatorët familjarë e sidomos për pensionistët.

Duke qënë se sasia e energjisë që OSHEE i shet familjarëve shqiptarë është 3.1 Tëh (teravat) dhe kjo sasi është prodhim i garantuar nga KESH sipas mesatares shumë-vjeçare të prodhimit edhe ky është një faktor tjetër, përse duhet ulur çmimi për për konsumatorët familjarë e sidomos pensionistët.

Duke qënë se kosto e energjisë, që furnizon konsumatorin familjar e cila është energji që mund të prodhohet vetëm nga KESH, është rreth 8 lekë/këh, atëhere edhe ky është veçse një argument tjetër për uljen menjëhershme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar e në mënyrë të veçantë për pensionistët.

Pra është krejtësisht e mundur dhe e realizueshme ulja e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin familjar nga 11.4 lekë/këh të paktën në vlerën 8 lekë/këh. Me Partinë e Lirisë në Qeveri, nga 1 janari 2026 të gjithë konsumatorët familjarë do të paguajnë energjinë elektrike në vlerë 8 lekë/këh.

Nga kjo masë do të përfitojnë në veçanti rreth 790 mijë pensionistë, në qytet dhe në fshat, që janë sot konsumatori kryesor familjar në Shqipëri dhe që e kanë të pamundur të ushqehen me pensionin e tyre e jo më të blejnë barna dhe akoma më tej të paguajnë faturat e energjisë elektrike me një çmim kaq të lartë, që nuk ka më asnjë justifikim, as në planin ndërkombëtar, as në planin e brendshëm.

Për qindra mijë pensionistë, në veçanti për ata që kanë lënë kockat në të gjithë ato vepra publike që i ka dhe sot sistemi ynë energjetik, edhe nuk e kanë marrë atë shpërblimin e merituar në atë kohë dhe nuk meritojnë ata të paguajnë çmime të jashtëzakonshme sot, kur nuk ekziston më asnjë arsye për këto çmime të cilat janë jo vetëm të papërballueshme po tërësisht spekulative, Partia e Lirisë angazhohet për uljen e menjëhershme për konsumatorët familjarë, nga 11.4 lekë/këh të paktën në vlerën 8 lekë/këh, e sidomos për të gjitha kategoritë në nevojë që nuk kanë mundësi t’i përballojnë këto çmime”, tha Blushi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë