POLITIKE

‘Bujqësia në grahmat e fundit, krim që ka vite që bëhet’/ Baçi: Fermerët po shesin gjithçka, fshatrat po shpopullohen

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 17:31
‘Bujqësia në grahmat e fundit, krim që ka vite që

Bujqësia dhe blegtoria shqiptare po përjetojnë “goditjen e fundit”, një krizë e thellë që po çon në falimentimin e fermerëve dhe shpopullimin e fshatrave.

Paralajmërimi u ngrit nga ligjvënësi demokrat, Luan Baçi, i cili i ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv tha se qeveria po lejon një “krim të vërtetë” që po ndodh prej vitesh. Sipas deputetit, zonat rurale, veçanërisht Myzeqeja, janë boshatisur dhe braktisur, ndërsa fermerët, të pashpresë, po shesin masivisht bagëtitë e tyre.

Baçi: Kjo është goditja e fundit që i bëhet bujqësisë dhe blegtorisë. Për arsye se kjo goditje ka filluar shumë më herët. Tashmë nuk ka kohë më për të rikuperuar asnjë gjë në këto momente. Për arsye se ne kemi një shpopullim të paimagjinueshëm të gjithë vendit. Myzeqeja sot është bosh dhe është e braktisur. Zona të tëra që nuk kanë më banorë, nuk kanë më fermerë aty brenda, nuk kanë as në shtëpi më të rrinë njerëz, përveç se mund t'i gjesh pensionistë të veçuar, që nuk mbajnë dot asnjë gjë edhe po të duan. Jo më larg, brenda këtij muaji, muajit mars, unë jo, edhe dje kam folur në parlament vetëm për këtë punë, po marr zonën e Levanit. Vite më parë kanë qenë rreth 40, 50 tufa me nga 500 deri në 700 krerë bagëti.

Të imta, plus pastaj me gjedhë. Sot që flasim, vetëm pesë tufa kanë ngelur me bagëti të imta në të gjithë zonën e Levanit, ndërsa gjedhët, sidomos me lopë tashmë, po i shesin që të gjithë. E kam sjellë si shembull dje në parlament.

Me një fermer që ne kontaktuam aty, Ardian Skënderi brenda muajit mars ka shitur 25 lopë. Çfarë i ndodh? Dhe atë qumësht që kanë prodhuar, me të keq, pa subvencione, pa ndihmesë, pa mbështetje nga shteti, qumështi i del me aflatoksinë. Aflatoksina vjen nga ushqimi që marrin kafshët. Ushqimin fermerët e blejnë në treg. Pra, misër të kontaminuar. Që vjen nga jashtë. Që vjen nga jashtë, që vjen nga jashtë i kontaminuar, i pakontrolluar. Madje kemi një rast me 140 ton misër të kontaminuar që u deklarua, u kap i kontaminuar dhe pastaj përfundoi në treg, në qarkullim dhe u ble nga, nga fermerët. Po fermerët nuk kanë asnjë faj, se kur venë në treg e dinë që kjo është e kontrolluar nga AKU-ja, nga të gjithë institucionet përgjegjëse. Dhe kanë filluar edhe këto ferma që kanë rezistuar me të keq deri tani, po i shesin dhe po largohen. Është një skandal dhe është një krim i vërtetë.

Po është një krim që ka vite që bëhet tashmë, 10, 12 vjet që këta kanë ardhur në pushtet, me të gjitha masat që ata kanë marrë. 

 Krimi që ka bërë kjo qeveri me fermerët është i paimagjinueshëm. Më lejoni të them jo më larg, përsëri dje isha në Frakull. Fermerë që më morën në telefon, do të dilnin për të protestuar. Dhe e dini çfarë ndodhte? E dini çfarë ndodhte? Jo vetëm që nuk i linin të protestonin, po ishin futur në një cep të rrugës, kishte dalë policia aty duke u bërë presion. Po dhe unë si deputet që kam të drejtën time të vetë dhe të bëj një prononcim apo një filmim, se ata nuk i japin ato, policia erdhi dhe më bënte presion mua pse ke qëndruar në anë të rrugës, duke qenë, e kisha hapur rrugën. Nuk zbrita nga makina madje, se e di që tek fermerët kanë fusin gjithmonë patronazhistë që të thonë mos na politizoni protestën, se nuk duam njerëz politikë. Kur çdo gjë është politike, se ti që del dhe proteston, proteston politikisht kundër partisë që është në pushtet. Dhe forca të tjera politike apo individë të tjerë, qofshin të paangazhuar në politikë, që vijnë aty, vijnë dhe ngrenë problemin.

Pra, kemi një kapje të pushteteve nga një bandë hajdutësh në krye të kësaj qeverie. Kemi një bandë hajdutësh që nuk do t'ia dijë fare, që i del zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, merret e pandehur nga SPAK, me prova dhe fakte të pakundërshtueshme.

Ngrihet kryeministri Rama në parlament, e merr në mbrojtje, nuk i heq imunitetin dhe bën dhe karshillëk. Zbret Belinda Balluku në Fier, ka zbritur edhe dje, mbledh militantët, patronazhistët aty, gati sa të fillojë të hedhë përsëri valle siç hidhte njëherë duke tundur e duke shkundur, a thua nuk ka ndodhur gjë. Po si mund të lihet një hajdute, një e marrë e pandehur, e faktuar e pandehur, që sido që të bëhet do të dënohet.

E ka të pamundur që të shpëtojë për arsye se faktet dhe provat janë aty, nuk zhduken dosjet. Edhe të duan prokurorët e SPAK-ut, nuk kanë ku t'i çojnë, nuk kanë si t'i shmangin. Do vijë dita që do të përgjigjet. Thjesht fitojnë kohë. Parë në këtë këndvështrim, unë mendoj se qytetarët duhet të reagojnë. Duhet të reagojnë pa pikëpamje politike, ngrehuni, luftoni për veten tuaj se jeni duke falimentuar çdo gjë, duke shitur bagëti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?