POLITIKE

Takimi i PD/ Mëlyshi: Reforma territoriale ka dështuar! Është bërë për interesa politike, jo për qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Mars 2026, 12:51

Takimi i PD/ Mëlyshi: Reforma territoriale ka dështuar!

Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi, ka theksuar se reforma territoriale në Shqipëri nuk mund të reduktohet thjesht në ndarjen e hartës administrative, por duhet të lidhet ngushtë me fuqizimin financiar të pushtetit vendor.

Në fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike për reformën territoriale, ai ngriti shqetësimin se bashkitë janë të varura totalisht nga pushteti qendror, çka cenon autonominë e tyre dhe ndikon drejtpërdrejt në mungesën e shërbimeve për qytetarët, veçanërisht në zonat malore që po përballen me shpopullim.

Albert Mëlyshi: "Ekspertë që mund t'u japin një kontribut për ndarjen territoriale, kontribut të çmuar që i nevojitet Shqipërisë, por ajo në fakt që unë dua të vë theksin sot në këtë takim për ndarjen territoriale që të mos flasim vetëm për një hartë të ndarjes territoriale.

Ajo që duhet të flasim mendoj është për financat që pushteti vendor duhet të ketë dhe mungesa e shërbimeve për ato zona të cilat, zona malore të cilat janë shpopulluar vjen pikërisht edhe nga fakti që, pushtetit vendor, ose më saktë pushteti vendor është i varur totalisht nga pushteti qendror financiarisht dhe nga kjo pikë bie dhe autonomia e pushtetit vendor. Nëse një pushtet vendor është i varur financiarisht, do të thotë që edhe shërbimet apo të gjithë detyrimet që ka ndaj qytetarëve të vetë, i ka të varur edhe nga pushteti qendror.

Pra nëse nuk e lidhim ndarjen territoriale me financën e pushtetit vendor që pushteti vendor të jetë i pavarur, do të thotë që, nuk kemi një reformë territoriale të plotë.

Pra në këtë aspekt, mendoj që duhet të diskutojmë që lidhja dhe me, mund të themi dhe me prodhimin e brendshëm të çdo bashkie, apo me të ardhurat që çdo bashki i delegon arkës së shtetit, në mënyrën se si ndahen këto, këto të ardhura dhe mënyrën se si pushteti vendor sot përfiton nga grandi që qeveria zakonisht i përcjell pushtetit vendor. Nuk është aspak normale që bashki të cilat, arkës së shtetit i japin një kontribut të jashtëzakonshëm, unë flas në këtë rast për Mirditën, qoftë me minerale, qoftë me energji elektrike, qoftë me prodhime bujqësore e të tjerë e të tjerë dhe që këto nuk kthehen pastaj në investime në Mirditë.

E kështu shoh edhe në bashki të tjera që, pra nuk kemi një ndarje dhe nuk kemi një buxhet apo një grant, në përqindje të atyre të ardhurave që arka e shtetit ose buxheti i shtetit mbledh. Nëse pra, lidhet drejtpërdrejtë ndarja territoriale, njëkohësisht edhe me burimet financiare të bashkive, atëherë mund të ulemi të flasim edhe për, hartën, si mund të jetë, sa mund të jetë numri i banorëve për bashki apo për komuna, si mund të shpërndahen burimet njerëzore që kanë bashkitë, sa mund të shërbejnë ato e të tjerë me radhë.

Pra, sot mendoj që kemi një ndarje politike më shumë sesa një ndarje territoriale, një ndarje në shërbim të qytetarëve. Dhe këto lloj ndarjesh bëhen dhe kalkulohen pikërisht se si t'i shërbejnë, qoftë votave apo mënyrës se si do vijë pastaj radha e shpërndarjes së pushtetit lokal me atë qendror."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?