
Kryeministri Edi Rama është përplasur me një prej gazetareve në konferencën e sotme për mediat, pas pyetjes për përdorimin e dy standardeve në lidhje me kërkesën për burg për qytetarët që nuk kanë paguar dritat apo ndërtuar pa leje, ndërsa kjo nuk ndodhi për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.
Pyetja: Keni deklaruar se ka burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, ata që ndërtojnë pa leje etj. Pse në rastin e Belinda Ballukut i thatë jo burgut dhe u kujtuat për standardet që referon BE dhe pse mbahet ky standard i dyfishtë?
Rama: Tani, nëse do më gjeni një herë se jetojmë në një kohë kur gënjeshtra duke u përsëritur bëhet e vërtetë. Unë nuk kam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë dritat dhe askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar burg për këta. Unë kam thënë burg për ata që vjedin dritat. Dritat duhet të priten si në cdo vend të botës dhe kjo ka ndodhur.
(Përplaset me gazetaren) Unë besoj që kur jemi në kushtet që mitingu zhvillohet rregullisht këtu poshtë, shko atje poshtë. Këtu nuk është për miting, këtu ka pyetje dhe përgjigje, jo debat. Gjëja që ti më kërkon është të jap përgjigjen që do ti. Unë pres me qetësi të mbarojë pyetja jote e gjatë unë kërkoj të coj deri në fund nëse Qimi ma jep lejen. Nëse Qimi nuk ma jep lejen, atëherë unë jam shumë i keqardhur. Nuk bëj asnjë sulm personal. Pse emri është sulm personal? Jo Çimi, Qimi. Është një tjetër. Unë do merrem me gjithçka që më vjen të merrem se jam aq i lirë sa të gjithë ju që të thoni gjënë që doni. Unë dua fjalën këtu. Unë dua fjalën dhe të jesh e sigurt që do kuptosh në fund që ja fut kot. Pastaj e gjykojnë njerëzit. Si mund t’i kërkohet dikujt të japë përgjigjen që do ti. Në Shqipëri nuk ka hyrë kurrë në burg një person pse nuk ka paguar dritat. Në burg nuk shkon për diçka që nuk shkruhet në Kodin Penal, nuk ka Kodi Penal normë ku të thuhet mospagesa e dritave të con në burg. Nuk ka ndodhur. Kanë hyrë në burg persona që kanë vjedhur dritat.
Mospagesat kanë çuar në prerjen e dritave që nuk priteshin kurrë më parë. Por jo burg. Ndërtimi pa leje është i sanksionuar në kodin penal dhe është një vepër penale që ndëshkohet sipas shkallëve, pro edhe me heqjen e lirisë, patjetër. Është vepër në flagrancë, është fizikisht e kapshme, e prekshme, nuk është diçka që e thotë një televizor apo një tjetër që është ose nuk është.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Mars12:51
Deklaratat e ndërkombëtarëve për “Ballukun”/ Rama e pranon: Kemi pasur debat me partnerë të huaj
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për mediat u ndal tek çështja e Belinda Ballukut, duke theksuar se deklaratat e b&eu...
POLITIKE
13 Mars12:47
Nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë
Kryeministri Edi Rama që në nisje të konferencës për media, u ndal te çështja Balluku, dhe te shfaqja e djeshme në K...
POLITIKE
13 Mars10:59
Unioni i Gazetarëve të Diasporës: Votimi në Kuvend për Ballukun, sinjal alarmi për shtetin e së drejtës
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për të mos miratu...
Nga Georgi Gotev
POLITIKE
13 Mars10:19
EUalive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 milionë euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin
Në një veprim që ka shtuar shqetësimet për përkushtimin e Shqipërisë ndaj pavarësisë së drejtësis&...
POLITIKE
12 Mars23:03
Ish-prokurori: Ja e vërteta mbi dosjen që ka SPAK për Belinda Ballukun
Ish-prokurori Eugen Beçi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundë...
POLITIKE
12 Mars22:58
Gazetarja Ola Xama: Si dështoi tenderi për portin në Porto Romano
Gazetarja Ola Xama, ka shpjeguar zanafillën e tenderit për portin e ri në Porto Romano dhe dështimin e tij, pas ankesave të kompanive d...
POLITIKE
12 Mars22:53
300 apartamentet e Belindës/ Del SMS nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa ke shitur
Në një kohë që detajet e dosjes Balluku të hetuar nga SPAK kanë dalë me pikatore, çështja e 300 apartamentev...
POLITIKE
12 Mars22:39
Imuniteti i Ballukut, Buzhala: Nëse dështon kjo çështje, është fundi i SPAK siç e njohim
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi zhvillimet politike në Shqipëri pas vot...
POLITIKE
12 Mars22:30
“Për Ramën ka prokurori të zakonshme dhe qeveri speciale”, Këlliçi: Mbrojtja e Ballukut nga PS, lajm i keq për integrimin në BE
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, e cilësoi zhvillimin e sotëm në Kuvend, ku mazh...