POLITIKE

"Butrinti mund të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgimisë Botërore në rrezik"/ Zhupa: Qeveria të tërhiqet nga dhënia me koncension e ideuar nga Riçard Hoxhesi

n.f Përditësimi i fundit 29 Qershor 2024, 10:45
"Butrinti mund të përfshihet në Listën e Pasurive
Zhupa

TIRANË- Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave. Gjatë fjalës së saj Zhupa foli në lidhje me Butrintin. Deputetja demokrate tha se Ministri Gonxhe do deklaronte nga Parisi se jemi në sinfoni të plotë me UNESCO-n.

Zhupa u shpreh se nuk mbulohet dielli me shosh dhe nuk mund të fshihet një e vërtetë që duket sheshit. Ajo shtoi se si mund të ketë sinfoni të plotë me UNESCO-n kur shpërfillen në mënyrë flagrante rekomandimet e saj. 

Zhupa shtoi se në Riad, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shprehu ‘shqetësimin e vet më të thellë’ për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht dhe kërkoi madje edhe ndalimin e punimeve atje. Sipas saj tërheqja e qeverisë sa më parë nga koncesioni i Butrintit kaluar me Ligjin 50/2022, risjellja e ligjit në Komisonin përgjegjës, si dhe në seancë plenare në Kuvend, ku t’i nënshtrohet një shqyrtimi përmes një debati gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ta sjellë Butrintin në pajtueshmëri të plotë me Konventat e UNESCO-s dhe të Ramsarit.

Ajo shoi se kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë Gonxhja nëse vërtet synon të jetë në sintoni të plotë me UNESCO-n dhe në pajtueshmërinë me rekomandimet e saj pas s'ka rrugë të mesme.

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, INA ZHUPA:

Këto ditë ka pasur deklarata dhe zhvillime në lidhje me UNESCO-n , ku Ministri Gonxhe do deklaronte nga Parisi se ‘jemi në sintoni të plotë’ me UNESCO-n. ‘Nuk mbulohet dielli me shosh’, nuk mund të fshihet një e vërtetë që duket sheshit. E si mund të ketë ‘sintoni të plotë me UNESCO-n’ kur shpërfillen në mënyrë flagrante rekomandimet e saj?

Në Riad, Komiteti i Trashëgimisë Botërore shprehu ‘shqetësimin e vet më të thellë’ për Parkun Ujor Drilon-Tushemisht dhe kërkoi madje edhe ndalimin e punimeve atje. Mirëpo qeveria dhe AADF i shpërfillin rekomandimet e UNESCO-s, duke cenuar në mënyrë të pakthyeshme Vlerat e Jashtëzakonshme Universale të pjesës shqiptare të Liqenit të Ohrit, të mbrojtur nga UNESCO. Si rezultat i këtyre veprimeve të papërgjegjshme, ishte vetë Komiteti i Trashëgimisë Botërore që u shpreh se Liqeni i Ohrit madje ‘mund të inskriptohej në Listën e pasurive të Trashëgimisë Botërore në Rrezik’.

Fatkeqësisht e njëjta situatë mund të përsëritet edhe në Butrint. Fakti që Butrinti rrezikon të përfshihet në Listën e Pasurive të Trashëgimsë Botërore nuk është as sajim, dhe as ‘shpresë’ e ndokujt, sikurse aludoi ministri Gonxhja. Ndërsa ne kemi bërë dhe bëjmë gjithcka që ju të zbatoni Konventën e Parisit.

Përkundrazi ‘kthimin e Butrintit në të kaluarën e vet të errët të Listës së Pasurive Botërore në rrezik’, për të cituar vetë z. Gonxhja, e kanë parashikuar ata arkitektët e modelit të pashembullt hibrid që po u imponohet shqiptarëve në Butrint. Kjo gjë del mëse qartë në vetë Planin e Biznesit, pjesë integrale e Planit të Menaxhimit të Integruar, të koncensionit, ligji 50/2022.

Konkretisht në paragrafin 3.5 të tij (f. 117), pranohet shprehimisht se ‘thelbi’ i qasjes në Butrint ‘duhet të qëndrojë tek fitimi ekonomik’. Pra, pranohet ajo që PD-ja e ka thënë e stërthënë: kthimi i Butrintit në mall tregtar, dhe kalimi në plan të dytë i kërkesave dhe rekomandimeve të UNESCO-s për mbrojtjen, ruajtjen dhe konservimin e tij.

Së dyti, Plani i Biznesit referon ‘punime të tjera’ në Butrint – ku citoj shprehimisht – ‘në rast se Zona A3 do të mbajë Statusin e Jashtëzakonshëm Universal të UNESCO-s gjatë periudhës tranzitore dhe pas tij…’. [f. 119]. Pra, ata që pranojnë me gojën e tyre cenimin e mundshëm të Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit janë vetë arkitektët e tjetërsimit të Butrintit, autorët dhe sponsorët e Planit të Menaxhimit të Integruar.

Z. Gonxhja duhet ta ketë parë vetë Projekt Vendimin për Butrintin, që pritet të miratohet në korrik në Neë Dehli. Në pikën 8 Projekt Vendimi godet në thelb modelin hibrid të menaxhimit indirekt të AADF-së, të cilin 5 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese nuk patën guximin profesional ta deklaronin antikushtetues. Pika 8 ‘thekson se me qëllim që të arrihet menaxhim efektiv dhe llogaridhënie’ Butrinti ‘dhe zona buferike duhet të menaxhohen në mënyrë të koordinuar dhe si një e tërë (as a ëhole)’. Pra jo në mënyrë të fragmentarizuar dhe si ‘shtet brenda shtetit’, siç parashikon modeli i tanishëm.

Kurse në pikën 10 të projekt Vendimit – ku flitet për Qendrën e Vizitorëve – UNESCO-ja i kërkon qeverisë shqiptare ‘të zbatojë tërësisht’ rekomandimet e ICOMOS-it, përfshirë kryerjen e një Vlerësimi të Impaktit në Trashëgimi të plotë, që duhet të vlerësojë impaktin e Qendrës së Vizitorëve ndaj Vlerave të Jashtëzakonshme Universale të Butrintit, bazuar në hulumtime arkeologjike të larmishme dhe të thelluara, përfshirë dimensonin peizazhistik, si dhe të lejojë më shumë kohë për përfundimin e vlerësimit.

Por ku qenka kjo ‘sintonia e plotë’ e qeverisë me këto kërkesa konkrete, që në fakt përbëjnë kritikë të rreptë edhe ndaj AADF-së? Duke i injoruar ato- je në sintoni me UNESCO sipas ministrit. Në vend që të reflektojnë, dhe të zbatojnë kërkesat e qarta dhe të detajuara të UNESCO-s, këta duan t’i anashkalojnë ato me metoda që të kujtojnë revolucionet kulturore apo tribunalet popullore të periudhës komuniste, ku pas faktit të kryer do bëjnë medemek dëgjesa për Qëndren e Vizitorëve, ku i pari dhe i vetmi që duhet pyetur është pikërisht UNESCO.

Prandaj rruga e vetme para qeverisë për Butrintin do të ishte heqja dorë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok nga qasja fragmentarizuese dhe tjetërsuese e ideuar nga Riçard Hoxhesi dhe mbështur qorrazi nga AADF-ja; heqja dorë nga modelet koncesionare ‘jap gishtin të të rrëmbej dorën’.

Tërheqja e qeverisë sa më parë nga koncesioni i Butrintit kaluar me Ligjin 50/2022, risjellja e ligjit në Komisonin përgjegjës, si dhe në seancë plenare në Kuvend, ku t’i nënshtrohet një shqyrtimi përmes një debati gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ta sjellë Butrintin në pajtueshmëri të plotë me Konventat e UNESCO-s dhe të Ramsarit. Kjo është e vetmja rrugë që duhet të ndjekë z. Gonxhja nëse vërtet synon të jetë në sintoni të plotë me UNESCO-n dhe në pajtueshmërinë me rekomandimet e saj. Rrugë të mesme s’ka.

ina zhupa butrinti trashegimi boterore

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë