POLITIKE

"Buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë", Xhixho: Shpërndarja e fondeve, prova më e qartë e barrës së korrupsionit që do ta mbajnë pensionistët dhe shtresat në nevojë

n.f Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 14:39
"Buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë",
Xhixho

TIRANË- Zëvëndës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat ku foli për buxhetin e vitit 2025. Gjatë fjalës së saj Xhixho u shpreh se buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë e shqiptarëve.

Sipas saj mënyra se si qeveria ka vendosur t’i shpërndajë fondet është prova më e qartë se barrën e korrupsionit të saj do ta mbajnë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Ajo theksoi se pjesa më e madhe e buxhetit 2025 shkon për punët publike.  Xhixho shtoi se qeveria ka planifikuar që për vitin e ardhshëm, plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP.

Ajo tha se qeveria sërish nuk e ka prioritet arsimin ndërsa theksoi se nuk e ka pasur kurrë prioritet. Sipas saj buxheti i vitit të ardhshëm është sërish më i ulëti në rajon dhe nuk mbështet investimet në asnjërin prej niveleve të tij. Ajo shtoi se është e turpshme, sesi një qeveri që i sheh t’i boshatisen përditë shkollat dhe universitetet, t’i ulet numri i mësuesve e nxënësit të renditen të fundit për nivelin e dijeve në testet PISA, të mos reflektojë duke buxhetuar arsimin.

Deklarata e Zv. Presidentes së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho:


Të nderuar qytetarë! Buxheti i vitit 2025 thellon më tej varfërinë e shqiptarëve. Mënyra si qeveria ka vendosur t’i shpërndajë fondet është prova më e qartë se barrën e korrupsionit të saj do ta mbajnë pensionistët dhe shtresat në nevojë. Pjesa më e madhe e buxhetit 2025 shkon për punët publike. Dhe jo rastësisht, pasi është zëri përmes së cilit mund të vidhen më lehtë paratë e shqiptarëve. Qeveria ka planifikuar që për vitin e ardhshëm, plot 777.2 miliard lekë të shkojnë për projektet korruptive PPP. Ndërkohë, nga ana tjetër, pensionistët u tallën me një indeksim 4.1%, që është jo më shumë se një panine në ditë.


Pensionistët, kjo kategori që e ka votuar Partinë Socialiste, sot janë më të zhgënjyer se asnjëherë. Sepse me këtë buxhet, qeveria po i zhyt akoma më thellë në varfëri. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro.
Indeksimi me vetëm 4.1% është tallës në krahasim me rritjen 20% që bëri qeveria e Kurtit ne Kosovës, me një buxhet sa gjysma e atij që ka qeveria e Edi Ramës. Shqiptarëve u merren paratë gjatë gjithë vitit, por ky buxhet nuk jep asgjë mbrapsht. Shqipëria është vendi me normën më të lartë të TVSH-së për ushqimet me 20%, në një kohë kur Kosova e ka 8%, Mali i Zi 7% e Serbia 10%. Para ka, por ato nuk shkojnë te pensionistët.


Sipas Eurostat, për një person të rritur mbi 65 vjeç ose në pension, niveli i varfërisë për Shqipërinë vlerësohet në 69%, për Serbinë në 48.9% dhe Malin e Zi 27.6%. Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2013, pensionistë marrin sot 30% më pak pasi çmimet janë rritur dhe pensionet nuk kanë ndryshuar fare. Kjo është e vërteta e hidhur që e ndien sot çdo pensionist që nuk i del të blejë ilaçet apo të paguajë energjinë. Është fakt që qeveria nuk i ka rritur pensionet. Bonuset që ka parashikuar qeveria për ta nuk janë gjë tjetër veçse lëmoshë elektorale. Qeveria po tallet sërish me një brez që i ka pasur familjarët dëshmorë të atdheut, që kanë dhënë gjak për pavarësinë dhe çlirimin e vendit. Asnjë shpresë nuk u jep qeveria as familjeve në nevojë. Për vitin e ardhshëm jo vetëm që nuk është parashikuar rritje, por fondet për familjet me ndihmë ekonomike do të ulen me -9.2% . Nga ana tjetër, qeveria nuk e kursen luksin për vete.

Plot 75.1 miliard lekë ose një rritje me 3.9% është parashikuar për shpenzimet operative të luksit.
Ky buxhet nuk ka parashikuar asnjë lek për të mbështetur të papunët, ndërsa fondet për shtresat në nevojë ulen me 7.3%. Buxheti i kujdesit social po ashtu ulet me 2.1 miliardë lekë, sepse qeverisë i duhen paratë për klientët e vet. Buxheti i shëndetësisë nuk premton shërbim më të mirë se ai që iu dha gjatë këtij viti qytetarëve shqiptarë. Fondi prej 2.5% e PBB, i parashikuar për shëndetësinë, do të mbajë të hapura vatrat e vjetra të korrupsionit e do të hapë të reja. Nuk ka asnjë reflektim për skandalet si ai i Onkologjikut, sepse shëndetësia nuk buxhetohet. Sipas OBSH, shqiptarët paguajnë nga xhepi të paktën 60% të shpenzimeve shëndetësore. As me buxhetin e ri, kjo nuk ka gjasa të ndryshojë.


Qeveria sërish nuk e ka prioritet arsimin. Dhe është e kuptueshme pse: nuk e ka pasur kurrë prioritet. Buxheti i vitit të ardhshëm është sërish më i ulëti në rajon dhe nuk mbështet investimet në asnjërin prej niveleve të tij. Për vitin e ardhshëm, investimet në arsim për vitin 2025 do të jenë: Arsimi bazë 0%; Arsimi i mesëm 0%; Arsimi i lartë -11.9%; Kërkimi shkencor -22.8%; Sporti 1.3%.  Është e turpshme, sesi një qeveri që i sheh t’i boshatisen përditë shkollat dhe universitetet, t’i ulet numri i mësuesve e nxënësit të renditen të fundit për nivelin e dijeve në testet PISA, të mos reflektojë duke buxhetuar arsimin.


Është akoma më e turpshme që siguria në shkolla është në nivele alarmante. Humbja e Martinit 14-vjeçar është këmbana më e fortë e alarmit se asnjë prej strukturave që garantojnë jetën dhe sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla nuk funksionon. Por nëse nuk mbështet qytetarët, pensionistët, familjet në nevojë dhe të papunët, arsimin apo shëndetësinë, çfarë mbështet ky buxhet? Përmes cilëve zëra do të nxitet rritja ekonomike dhe do të përmirësohet jeta e qytetarëve? Ky është buxheti që mbështet dhe u shërben oligarkëve, përfituesve të tenderave publikë e koncesioneve dhe investitorëve strategjikë.

Në pjesën më të madhe të tij, buxheti prej 8.2 miliardë eurosh shkon për projekte infrastrukturore, tendera ku kostot fryhen në mënyrë fiktive, dhe paratë shkojnë aty ku kanë shkuar gjithnjë: në xhepat e klientëve të qeverisë. Ky është buxheti që lë shqiptarët pa para, pa shërbime shëndetësore dhe pa arsim, duke i detyruar edhe ata që nuk e kanë menduar deri tani largimin, të bëjnë gati valixhet! Ne do të propozojmë amendimet tona si Parti e Lirisë, në mënyrë që nga buxhet në shërbim të oligarkëve, të kthehet në buxhet në shërbim të qytetarëve.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë