POLITIKE

Certifikata pronësie për banorët e Himarës, OMONIA reagon ashpër ndaj Ramës: Tellalli shitës po përhap urrejtje dhe përçarje!

b.z Përditësimi i fundit 24 Maj 2024, 16:48
Certifikata pronësie për banorët e Himarës, OMONIA reagon
Edi Rama

TIRANË - Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek (OMONIA) ka reaguar pas takimit që zhvilloi kryeministri i vendit Edi Rama paraditen e kësaj të premte me banorët e Himarës, ku edhe ndau 437 tituj pronësie.

Në një komunikatë për shtyp OMONIA shkruan se me deklaratat dhe takimet e tij kryeministri Rama po përçan komunitetin dhe po përhap urrejtje nacionale. Teksa e ka cilësuar Ramën si një "tellall shitës", OMONIA shkruan se kryeministri shpërndau çërtifikatat për banesat e himariotëvë dhe jo për pronat në bregdet, të cilat sipas tyre i ka rezervuar për oborrtarët e tij, "strategjikë".

OMONIA ka rikujtuar edhe njëherë çështjen "Beleri", ndërsa shkruan se Rama u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Më tej OMONIA e ka cilësuar takimin e sotëm të Ramës në Himarë si një show politik, ndërsa shton se në këtë mënyrë Rama po përgatit terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Reagimi i plotë:

BASHKIMI DEMOKRATIK I MINORITETIT ETNIK GREK

Lënda: Në rrëshqitje të rrezikshme praktikash spekullimi mikropolitik, përçarjeje të komunitetit dhe përhapje të urrejtjes nacionale Kryeministri z. Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga show të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himariotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në gregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit. Me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake. Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër. Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek. Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë. Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre. 

Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për tia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës.

Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë.

edi rama omo

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë