POLITIKE

Deklaratat e Ramës për arrestimin e Veliajt/ Reagon Gazment Bardhi: Të korruptuarit e kanë fundin të njëjtë…..në burg!

b.z Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 16:27
Deklaratat e Ramës për arrestimin e Veliajt/ Reagon Gazment Bardhi:
Gazmend Bardhi

TIRANË - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratëve të forta të kryeministrit Rama, lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi shkruan se Rama nuk është shqetësuar për arrestimin e Veliajt, por për faktin që prokurorët arrestojnë pa lejen e tij. Bardhi e cilëson Veliajn si simbol të korrupsionit në Shëipëri ndërsa shton se sipas tij Veliaj dhe Rama janë tensionuar për arsye të ndryshme.

Bardhir shprehet se Veliaj është tensionuar pasi i është prekur statusi i paprekshëm, ndërsa Rama është tensionuar pasi e ka të pamundur të pranojë faktin se në Shëipëri ka edhe prokurorë e gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

Bardhi shprehet më tej se sipas tij kryeministri Edi Rama, fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Erion Veliajn, pasi të dy janë të korruptuar shprehet Bardhi.

Lufta reale ndaj korrupsionit qeveritar është e vetmja mundësi që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit europian. Tërbimi i këtyre 48 orëve i Edi Ramës ndaj drejtësisë ka të bëjë vetëm me faktin se po kupton që fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Erion Veliajn! Sepse të korruptuarit e kanë fundin të njëjtë…..në burg!

Do të mjaftonin:
·100 mije euro cash të gjetura në zyrën e bashkëshortes së Erion Veliajt (aq sa është paga totale e kryebashkiakut në 4 vjet);
·850 mijë euro vetëm blerje online;
·1 milionë e 100 mijë euro përfitime në vetëm 9 episode gjatë ushtrimit të detyrës;
·850 mijë euro të sekuestruara në llogari bankare;
·një prokuror dhe një gjyqtar profesionist dhe i vendosur për të luftuar korrupsionin,
që shqiptarët të shihnin fytyrën e vërtetë të Edi Ramës në raport me drejtësinë.

Erion Veliaj ishte dhe mbetet simbol i korrupsionit në Shqipëri!

Me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës, u shndërrua shpejt në njeriun që braktisi interesin e qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht të qytetarëve të Tiranës, për t’u kujdesur vetëm për mirëqënien personale dhe të familjes së tij. Sipas të dhënave në dosje, ai rezulton deri më sot të jetë jo vetëm i korruptuar, por edhe i vetmi zyrtar publik në detyrë që ka guxuar me shkrim të intimidojë dëshmitar, hetues apo prokurorë, me qëllimin e vetëm që të vijonte të gëzonte statusin i paprekshëm.

Por, tërbimi i Edit dhe Erionit ndodh për motive të ndryshme. Ndërsa Erion Veliaj tërbohet se humbi statusin i paprekshëm, Edi Rama nuk shqetësohet nga arrestimi i Erion Veliajt apo humbja prej tij i statusit i paprekshëm.

Edi Rama po shqetësohet sepse po kupton atë që kam thënë gjithmonë, që nga dita e parë e ngritjes së strukturave të posaçme, se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e Edi Ramës, apo se ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

Edi Rama do të kishte nevojë për prokurorë e gjyqtarë që i shantazhon, i kërcënon dhe që i japin çertifikatë ndershmërie pa asnjë hetim Ols Ramës, që nuk luftojnë korrupsionin real që po i merr frymën Shqipërisë, apo që marrin urdhra nga zyrat e PS. Por, për shqiptarët është shumë herë më mirë që të shohin Edi Ramën që i merret fryma, ulëret, kërcet dhëmbët e plakuara, sesa të vijojmë me të korruptuarit që i kanë marrë frymën Shqipërisë në 12 vjet.

erion veliaj edi rama gazmend bardhi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë