
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Shoqatës e Gjyqtarëve në lidhje me çështjen ‘Balluku’, e cila tashmë ndodhet në Gjykatën Kushtetuese. Në një reagim në rrjetet sociale.
Rama jo vetëm që nuk tërhiqet, por thekson se nuk do të mbyllë gojën, ndërsa si kursen ironitë drejtuar sistemit gjyqësor. “Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.”, thuhet në reagimin e Ramës. Kujtojmë se Shoqata e Gjyqtarëve pohoi se deklaratat për sistemin e drejtësisë, ishin presion politik.
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, po hetohet nga SPAK për ‘shkelje të barazisë në tendera’ për Unazën e Madhe dhe për tunelin e Llogarasë, ndërkohë që GJKKO e pezulloi atë nga detyra. Pas këtij vendimi, kryeministri veproi duke kundërshtuar vendimin, ndërsa e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i plotë
Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu:
Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta – madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti.
Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore.
Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit.
Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh – po po, 1600 Euro plus pagës aktuale – të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre.
Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.

Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
9 Dhjetor10:27
Teliti: Qeveria i ka paguar Beketit miliona euro nga taksat e qytetarëve
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” ...
POLITIKE
9 Dhjetor10:25
Kepi: Shteti shqiptar garant për korrupsionin, rasti i Ballukut dhe Veliajt tregon mungesë serioziteti
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, gazetarja Alba Kepi komentoi zhvillimet e fundit në...
POLITIKE
9 Dhjetor08:59
Çim Peka ngre pikëpyetje për Nokën, përgjigjet Berisha: Nuk është numri 2 i PD
Gjatë intervistës së zhvilluar në Syri TV, gazetari Çim Peka i është drejtuar kreut të PD Sali Berisha, me një ...
POLITIKE
8 Dhjetor22:44
Berisha: Me Ramën nisi shpopullimi 1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi
Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i PD-së Sali Berisha tregoi statistikat të cilat vërtetojnë s...
POLITIKE
8 Dhjetor22:08
Berisha tregon si u themelua PD: Vendosëm krijimin sepse Ramiz Aliaj kërkonte që të legjitimitonte sistemin jugosllav në Shqipëri
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar momentet se kur është vendosur të krijohet Partia Demokratike e Shqipëris&eu...
POLITIKE
8 Dhjetor21:27
Berisha tregon si i’u bashkua studentëve mëngjesin e datës 9 dhjetor
35 vite pas Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990, një prej figurave qendrore të asaj periudhe, kryetari i Partisë Demokratike Sali Ber...
POLITIKE
8 Dhjetor20:54
Chris Hill: Nuk do të zgjidhja ‘non grata-n’ për Sali Berishën
Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë në vitet ’90 Christopher Hill, i cili po qëndron në Tiranë këto ditë ësht&e...
POLITIKE
8 Dhjetor20:53
‘The Art Newspaper’: Rama artist për të pastruar imazhin nga korrupsioni
Nga James Imam - The Art Newspaper
Në panairet e këtij viti të ‘Frieze London’ dhe ‘Art Basel Paris’, shumë vi...
POLITIKE
8 Dhjetor19:52
Berisha: Çdo demokrat, çdo opozitar, çdo shqiptar duhet të ngrihet në lartësinë e idealeve të dhjetorit
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë çdo demokrat, çdo opozitar dhe çdo shqiptar duhet të ngrihet n&eu...
POLITIKE
8 Dhjetor19:32
Berisha: Të përgatitemi që të nisim protestat e fuqishme. Rama e ka mbushur kupën
Nga foltorja e katërt para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha kërkoi nga demokratët që të bëhet gati për protesta t...