POLITIKE

Dekretimi i zgjedhjeve të reja në Himarë/ Federata e Partive Opozitare: Po kërcënohet rendi kushtetues

I.A Përditësimi i fundit 6 Korrik 2024, 15:07
Dekretimi i zgjedhjeve të reja në Himarë/ Federata e Partive
Federata e Partive Opozitare

TIRANË- Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me aktin e djeshëm të KQZ-së dhe Presidenti të Republikës, që në çdo shkelje ligji kanë vendosur që të dekretojnë datën e zgjedhjeve të pjeshme në Himarë, në 4 gusht.

‘Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, në një seancë të mbledhur me urgjencë, e shkarkoi Belerin. Kjo i hapi rrugë Presidentit të Republikës, me të njëjtën urgjencë, të dekretonte zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Edi Rama është tashmë i papenguar në planin e tij që kryetari i Himarës të emërohet, jo të zgjidhet’, thuhet në deklaratën e Federatës së Partive Opozitare.

Federata e Partive Opozitare, shprehet se, kjo dalje e qeverisë mbi ligjin, dhe shumë të tjera të tilla, duhet ndëshkuar, prandaj qytetarët shqiptarë të bëhen bashkë në protestën e 11 korrikut.

Deklarata Federatës së Partive Opozitare:

Partia në pushtet i dha fund dje çdo iluzoni se Kushtetuta e Shqipërisë është dokumenti themeltar i shtetit. Kryeministri Rama, pasi e mori peng, nëpërmjet një procesi të stisur dhe antiligjor 14 muaj më parë, pasi e parakaloi nëpër salla gjyqesh, dje, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, dhe shpalli zgjedhjet për zëvendësimin e tij.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve, në një seancë të mbledhur me urgjencë, e shkarkoi Belerin. Kjo i hapi rrugë Presidentit të Republikës, me të njëjtën urgjencë, të dekretonte zgjedhjet në Himarë më 4 gusht. Edi Rama është tashmë i papenguar në planin e tij që kryetari i Himarës të emërohet, jo të zgjidhet. Vetëm një i emëruar i tij i lë dorë të lirë për t’i shtrirë “investitorët strategjikë” të qeverisë edhe në bregdetin ende të papushtuar të Himarës.

Shpejtësia me të cilën lëvizën, nën komandë, institucionet e Republikës vetëm sa dëshmon atë që partitë e opozitës theksojnë prej kohësh. Në Shqipëri nuk ka ndarje apo balancë pushtetesh, por vetëm mbipushtet të Edi Ramës. Fredi Beleri u parakalua edhe njëherë dje, nga burgu në KQZ, për t’i hequr mandatin, edhe pse prej 13 muajsh ai kërkonte leje që ta merrte po atë mandate, që ia kishin dhënë qytetarët e Himarës. Ligji nuk e lejonte ta merrte, por ta linte po, thonë juristët antiligjorë të Edi Ramës.

Pengmarrja e Fredi Belerit është sot e dyfishtë: si i zgjedhur i qytetarëve të Himarës dhe të qytetarëve të BE, të cilët i dhanë ati statusin e eurodeputetit. Vendimet e djeshme zinxhir janë shkelje ligjore dhe precedent i rrezikshëm legal dhe politik. Vendimi i Komisionerit nuk është as i ekzekutueshëm. Neni 133 i ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” parashikon që efektet e aktit administrativ pezullohen deri në shqyrtimin e ankimit.

Dekreti i Presidentit Begaj është gjithashtu i pambështetur në ligj. Sipas nenit 10/3 të Kodit Zgjedhor Presidenti shpall zgjedhjet e parakohshme pasi ka kaluar afati i ankimit të subjektit të shkarkuar. As shansin e ankimimit, pasi i hoqën atë të betimit dhe lirinë, nuk ia dhanë kryebashkiakut dhe eurodeputetit Beleri. Federata e Partive Opozitare e konsideron të kërcënuar rendin kushtetues me akte të tilla. Ne u bëjmë thirrje institucioneve që të ruajnë, jo vetëm ligjin dhe Kushtetutën por edhe reputacionin e tyre. Kjo dalje e qeverisë mbi ligjin, dhe shumë të tjera të tilla, duhet ndëshkuar. Federata e partive opozitare ju bën thirrje mbështetësve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë të bëhen bashkë në protestën e 11 korrikut ora 20.00.

federata e partive opozitare

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë