POLITIKE

Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së kërkojnë shkarkimin e Flutura Açkës si kryetare të Komisionit të Arsimit, Bardhi refuzon: Na duhet bashkim!

n.f Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 19:33
Deputetët e Grupit Parlamentar të PD-së kërkojnë
Foto ilustruese

TIRANË- Gjatë mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të PD-së mësohet se disa deputetë i kanë kërkuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, të kërkojë shkarkimin e Kryetares së Komisionit të Arsimit dhe Medias Flutura Açka. Kjo kërkesë e tyre ka ardhur me arsyetimin se ajo nuk përfaqëson grupin parlamentar të kësaj partie dhe po pengon punën e deputetëve të opozitës.

E njëjta kërkesë mësohet se është bërë edhe për stafin administrativ ndihmës të grupit, ku është kërkuar shkarkimin i disa këshilltarëve të grupit. Burime për gazetarin Osman Stafa, bëjnë me dije se disa deputetë kanë ngritur shqetësimin se Flutura Açka ndërmerr më shumë aksione kundër opozitës sesa kundër Edi Ramës apo ministrave të tij të korruptuar.

 “Nuk po përmbush rolin e opozitës. Ai është pozicion i dedikuar për Grupin Parlamentar të PD. Kryetarja e Komisionit nuk vepron në përputhje me vendimet e grupit parlamentar. Pengon çdo nismë opozitare në Komision. Nuk reagon për sulmet e Edi Ramës ndaj medias, nuk ka pranuar asnjë kërkesë për të thirrur në dëgjesë Ministrinë e Arsmit për gjendjen skandaloze në arsim, nuk bashkëpunon për të mbajtur përgjegjëse ministrinë e kulturës për gjendjen e kulturës dhe shkatërrimin e institucioneve të trashëgimisë kulturore.

Pengoi votimin e kërkesës së opozitës për trajtimin në Komision të sjelljes intimiduese të Edi Ramës ndaj drejtuesve të emisionit Rai 3 dhe s’ka asnjë qëndrim për atë çështje. Është aty me votat tona, por punon kundër nesh dhe kundër opozitës. 80 % të mbledhjeve nuk është në Komision, nuk vjen, duke ia lënë drejtimin Evis Kushit. Asnjë denoncim dhe asnjë reagim për fushat që mbulon”, janë shprehur në shumicë deputetet demokratë.

Por, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka dalë kundër propozimit për shkarkim. Burime bëjnë me dije se Bardhi është shprehur se “e mirëkupton shqetësimin që ngrihet, por, me veprimin që ju propozoni ne do të jepnim mesazhin e gabuar, sepse ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi”.


“Mirëkuptoj faktin e shqetësimit që ngritën kolegët këtu që Flutura është aty me besimin e grupit parlamentar, është propozim i grupit. Po ai është pozicion për grupin parlamentar të PD. Mirëpo përpara se ne të hedhim një hap, duhet të bëjmë gjithçka që çdo deputet i PD të angazhohet më shumë në aksionin opozitar në Parlament.

Nuk dua të them që i vë në dyshim vërtetësinë e tyre, por më duhet të vlerësoj më në detaje shkaqet që u ngritën këtu. Prandaj nuk mendoj se duhet të bëjmë ndonjë propozim për shkarkim në këtë moment. Kryetari i Partisë të hënën, por edhe kryesia e partisë, folën për dorën e shtrirë të bashkimit me këdo që deri me sot ka menduar ndryshe nga ne. Nuk mendoj që grupi ynë parlamentar duhet të ketë një qëndrim të kundërt me këtë.

Pra dorë e shtrirë, jo përjashtim, jo hatërmbetje, jo shkarkime. Më mirëkuptoni, por nuk mund ta pranoj propozimin tuaj. Mund ti kthehemi kësaj teme ndoshta në ndonjë mbledhje tjetër”, tha Bardhi.

pd bardhi flutura acka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë