POLITIKE

VOA: Nis punën komisioni kundër disinformimit, por opozita mungoi, duke e quajtur “nismë të njëanshme”

n.f Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 16:06
VOA: Nis punën komisioni kundër disinformimit, por opozita mungoi,
Komisioni

TIRANË- Komisioni i posaçëm parlamentar kundër disinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demoraktike të vendit nisi sot nga puna. Anëtarët e opozitës nuk morën pjesë në këtë mbledhje të parë, duke e cilësuar si një nismë të njëanshme të shumicës socialiste.

Ndërsa drejtuesi i komisionit ftoi opozitën, ekspertë amerikanë, europianë, shoqërinë civile, institucionet dhe mediat vendase, që të japin ndihmesën e tyre. Komisioni i posaçëm parlamentar synon të koordinojë dhe të mbikëqyrë gjithë veprimet institucionale për të luftuar disinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të Shqipërisë.

Në mbledhjen e parë morën pjesë deputetët socialistë, ndërsa karriget e opozitës përballë ishin bosh.

Komisioni ftoi ekspertë nga gjithë institucionet kryesore të vendit, nga SHBA-të, BE-ja dhe NATO-ja, ftoi opozitën, shoqërinë civile, akademikët dhe mediat, në mënyrë që bazuar në përvojat më të mira amerikane dhe europiane.

Kryetari i këtij komisioni, Erjon Braçe, kujtoi se tetorin e kaluar SHBA-të dhe Shqipëria arritën një marrëveshje mbi përgjigjen kundër manipulimeve të informacionit ndaj shteteve të huaja, e ndërkohë Parlamenti Europian miratoi shkurtin e kaluar një rezolutë mbi akuzat për ndërhyrjet në proceset demokratike të BE-së.

“Ky komision nuk ka për qëllim të përndjekë as individë as organizata. Ky komision ka për qëllim të njohë, të mbledhë të dhëna, të analizojë gjetjet mbi to, të organizojë një masë kritike shoqërore dhe institucionesh publike dhe private, për t’iu përgjigjur në mënyrë të organizuar një lufte të organizuar të shteteve jomike dhe qëllimeve të tyre malinje të shtuara, veçanërisht prej luftës në Ukrainë, edhe ndaj Shqipërisë”, tha zoti Braçe.

Por opozita nuk duket e interesuar për këtë komision, të cilin e cilëson si nismë e njëanshme e socialistëve.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha për mediat që nëse shumica socialiste ka vërtet vullnet për të bashkëpunuar me opzitën, atëherë duhet ta nisë nga reforma zgjedhore.

“Ne nuk kemi ndonjë kontakt as me zotin Braçe as me ndonjë tjetër nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në raport me këtë çështje. Kjo është një iniciativ e njënashme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, dhe si çdo iniciativë e njëanshme, pa rakorduar, pa diskutuar me grupin parlamentar të Partisë Demokratike, do të duhet të çohet përpara po si iniciativë e njëanshme. Nëse kanë vullnet për të luftuar dukuritë negative, le ta nisim nga dukuria e korruptimit të zgjedhjeve. Nëse sot një përparësi Kuvendi, ajo është reforma zgjedhore”, tha zoti Bardhi.

Debatet në qarqet politike të Tiranës për një komision kundër disinformimit nisën tre muaj më parë, kur socialistët paraqitën kërkesën në Kuvend me synimin për të identifikuar ndërhyrjen e huaj, për transparencë në proceset demokratike, në financimet e fushatave zgjedhore dhe platformave të informimit publik, për të bërë ndryshime ligjore dhe masa administrative.

Por opozita atëherë si edhe sot kishte shprehur dyshime se socialistët e kishin ndërmarrë këtë hap me komisionin për interesa ditore të politikës, apo se përmes tij mund të bëhej trysni ndaj mediave./VOA

komisioni kundër disinformimit opozita

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë