
Pas disa imazheve që dolën në media duke e nxjerrë në mes të lojës së shahut në seancën e kuvendit, Redi Muçi reagoi në rrjetet sociale duke thënë se i premton solemnisht elektoratit se do të vazhdojë të luajë shah, sa herë seancat të bëhen të mërzitshme.
Është e vërtetë që seancat në Kuvendin e Shqipërisë ndonjëherë bëhen të gjata dhe të lodhshme por tek e fundit kjo është puna e deputetit, të dëgjojë edhe kur nuk i pëlqen kolegu që flet, të ndjekë seancën plenare apo punimet e komisioneve edhe kur ato shkojnë përtej orareve të zgjatura.
Deputeti për këtë paguhet.
Nëse Redi Muçi mendon se është intelektualisht superior ndaj kolegëve të tij dhe duke nxjerrë një mace në një video shtëpie ka për të treguar spontantitet dhe shpërfillje, gabohet në interpretimin e punës së tij.
Edhe rrëshqitjet e dherave, edhe prona e Rrjollit apo e Durrësit, edhe problematikat në spitale apo politika e jashtme, marrin zanafillë në parlament.
Ky parlament si organi më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës mund t’i japë platformën Redi Muçit të mbajë fjalime epike ashtu si mund t’u mundësojë deputetëve të tjerë të shprehen sipas botëkuptimit apo linjës politike.
Snobizmi nuk mund të jetë kurrë qasja në Kuvendin e Shqipërisë, aq më pak nga një parti që pretendon të përfaqësojë të majtën e vërtetë, njerëzit e thjeshtë e të punës.
Për ta mbyllur me seriozitetin e duhur, i propozojmë deputetit Muçi që të organizojë një ndeshje shahu live në Kuvend me kolegun Eduard Shalsi.
Nëse arrin të fitojë ndaj tij pse jo edhe një simultane me të gjithë ministrat, përfshirë Kryeministrin.
Ndoshta ky do ishte shah mati përfundimtar për të bërë revolucionin e madh.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
4 Mars19:18
Ambasadori Gonzato mesazh Ramës: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar minon integritetin ekonomik, administratën publike dhe besimin e qytetar&e...
POLITIKE
4 Mars19:05
Gjokutaj: Rama se mban dot më imunitetin e Ballukut
I ftuar në emisionin 'Task Force', avokati Genc Gjokutaj foli mbi çështjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe ministres s...
POLITIKE
4 Mars18:14
Rama-Vuçiç/ Pollo: U intereson të ruajnë regjimet autoritare dhe kleptokratike
Propozimi i përbashkët i kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një formë të re integrimi ...
POLITIKE
4 Mars17:40
Këlliçi: Shqiptarët po paguajnë 110 milionë euro për tekat e Ramës dhe Veliajt
Shqiptarët vazhdojnë paguajnë miliona për humorin e simpatitë personale të Edi Ramës e Erion Veliajt.
70 milionë ...
POLITIKE
4 Mars16:15
“Abuzime me naftën”/ Gazetari: Albpetrol nën varësinë e Ballukut ka shkaktuar 30 mln € dëm
Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë në vend, duke u ndalur...
POLITIKE
4 Mars16:10
Biznesmeni tregon në gjykatë konfliktet me Çajup Selimin: Më ngacmonte gruan, i telefononte në çdo orë
TEPELENË- Biznesmeni lokal nga Tepelena, Ahmet Abedini, babai i Erisjano Abedinit dhe vëllai i Bujar Abedinit, të dy të akuzuar si të d...
POLITIKE
4 Mars15:34
Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në PS, zbulohet tema e diskutimeve brenda takimit
Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e PS ka përfunduar pak momente më parë
Ra...
POLITIKE
4 Mars14:30
“Jemi në kohë kritike”, Berisha: Rama po devijon orientimin 33-vjeçar evropian të shqiptarëve!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për editorialin e përbashkët e Aleksandër Vuçi&cced...
POLITIKE
4 Mars13:40
Berisha zbulon datën e protestës së radhës: Të bashkohemi në kryengritje!
Kreu i PD Sali Berisha zbuloi në fjalimin e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar se protesta e radhës nga opozita do të mbahet më 12...
POLITIKE
4 Mars13:01
Drafti i PS për rregulloren e Kuvendit, Bardhi: Propozimi i ri i njëanshëm, provokim i ulët! S’është statut i partisë që të ndryshohet çdo muaj
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të draftit të ri të Rregullores së Kuvendit nga PS,...