VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, është njëra nga kandidatet e primareve për qarkun Durrës. Në një postim në rrjete sociale mbi zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më 11 Maj, Ulliri ka shkruar mes rreshtash edhe një mesazh thumbues për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn.
Ulliri shkruan se keqkuptimi i vetëquajtur “Euro-Atlantik” nuk mund të justifikohet, as ata që e kanë mbështetur apo kanë krijuar vija paralele e “mundësira” të reja nuk mund të fshihen pas orientimit Perëndimor, ndërkohë që veprojnë për të na përçarë.
Ajo thotë se sot, SHBA dhe BE janë më të interesuara se kurrë për një PD të bashkuar, dhe administrata amerikane ka theksuar hapur domosdoshmërinë e ardhjes së saj në pushtet.
Ulliri shprehet gjithashtu se se Shqipëria sot ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë, që duhet t'i fitojë këto zgjedhje dhe t’i japë fund një regjimi që sipas saj ka kapur çdo institucion dhe po e mban vendin peng.
Postimi i Andia Ullirit
Gjatë këtyre katër viteve kam përballuar sfida dhe vendime të vështira, shpesh në kundërshti me lidershipin e Partisë Demokratike.
Sot është koha për reflektim dhe për të parë përpara. Shqipëria ka nevojë për një opozitë të bashkuar dhe të fortë për të larguar këtë qeveri të korruptuar që ka rrënuar ekonominë dhe ka shkatërruar shpresën e mijëra shqiptarëve.
Sali Berisha mbetet lideri historik i Partisë Demokratike, një figurë kyçe në betejat për liri, demokraci dhe sovranitet. Sot, në një moment kritik për vendin, e ndjej për detyrë të jem në krah të demokratëve, aty ku opozita ka më shumë nevojë për forcë dhe vendosmëri.
Shumë gjëra kanë ndryshuar. Tre-katër vjet më parë, Partia Demokratike u bë shënjestër e Edi Ramës, i cili, me ndihmën e disa përfaqësuesve ndërkombëtarë, arriti të na përçajë.
Sot Partia Demokratike është sërish e bashkuar, me më shumë demokraci dhe liri mendimi. Përballë një regjimi të korruptuar, ajo ka tani edhe më shumë mbështetje ndërkombëtare.
Keqkuptimi i vetëquajtur “Euro-Atlantik” nuk mund të justifikohet, as ata që e kanë mbështetur apo kanë krijuar vija paralele e “mundësira” të reja nuk mund të fshihen pas orientimit Perëndimor, ndërkohë që veprojnë për të na përçarë.
Sot, SHBA dhe BE janë më të interesuara se kurrë për një PD të bashkuar, dhe administrata amerikane ka theksuar hapur domosdoshmërinë e ardhjes së saj në pushtet.
Prandaj, si një demokrate e vjetër dhe deputete e re, u bëj thirrje të gjithëve të mos kontribuojnë në përçarjen e opozitës. Të heqin dorë nga planet për shkatërrimin e PD dhe të punojnë për demokratët e thjeshtë, ata që vuajnë më shumë pasojat e kësaj lufte absurde.
Të pranojnë ftesën e lidershipit të Partisë Demokratike për bashkim, që së bashku të rrëzojmë qeverinë më të keqe që ka njohur vendi.
Nuk ka më kohë për ndarje apo përçarje! Detyra jonë është të fitojmë këto zgjedhje dhe t’i japim fund një regjimi që ka kapur çdo institucion dhe po e mban vendin peng. Shqipëria meriton një qeveri që punon për qytetarët, respekton demokracinë dhe ndërton të ardhmen, jo një që favorizon oligarkët, manipulon zgjedhjet dhe shkatërron shpresën e çdo brezi!
Unë kam reflektuar dhe besoj se çdo demokrat që e do këtë parti dhe vend duhet të bëjë të njëjtën gjë. Të bashkohemi për të fituar, të fitojmë për të ndryshuar! Është radha jonë të ngrihemi. Është radha jonë të fitojmë. Është radha jonë ta rikthejmë shpresën për Shqipërinë!
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë socialiste të disa nj&eu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë e PS në Tiranë, teksa po flist...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të idsa njësive në Tiranë, është...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj zyrt...
VLORA- Mbledhja e sotme e Këshillit Bashkiak Vlorë është zhvilluar mes tensionesh. Një grup qytetarësh nga zona e Orikumit kan&e...
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar Reformën në Drejtësi, duke thënë se duhet të...
Edi Rama TIRANË - Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi të martën 24 masa sigurie ...
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka për&...
MAMURRAS-Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri në zonën e Mamurrasit kanë arritur në 45% të volumit t&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të martë punimet në lagjen e rindërtuar “5 Maji”,...