POLITIKE

"Gara për tenderat zona më e prekur nga korrupsioni"/ Rama: Në prokurimet publike dikur kemi qënë 'ibret' sot jemi të parët...

b.z Përditësimi i fundit 25 Shkurt 2025, 19:21
"Gara për tenderat zona më e prekur nga korrupsioni"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me  asambletë socialiste të disa njësive në Tiranë u ndal edhe te çështja e shumëpërfolur e korrupsionit. Kreu i qeverisë deklaroi se zona më e prekur e korrupsionit në vend është gara për fondet dhe tenderat pasi bëhet fjalë për shpërndarjen e parasë.

Rama deklaroi më tej, se sipas raportit të publikuar nga Bashkimi Evropian Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurorimeve publike në rajon. Rama thotë se në krahasim nga dikur që sipas tij kemi qënë "ibret" në prokurimet publike, sot jemi të parët.

Rama: Tani, nëse ka korrupsion, ku ka korrupsion? Korrupsion ka në garat për fondet, tenderat apo jo? Ajo është një nga zonat më të prekura nga korrupsioni, sepse bëhet fjalë për shpërndarjen e parave.

Sot - nuk e themi ne këtë, po e thotë Bashkimi Europian, përmes strukturës së vet, që merret me analizën faktike, jo me gazetat dhe me portalet dhe me kanalet, - Shqipëria është e para në klasifikimin e integritetit të prokurimeve publike në rajon dhe është me diferencë. Ne jemi 80 pikë, vendi i dytë është 71 pikë, 71 pikë, që është Mali i Zi, që është bashkë me ne, më afër derës së anëtarësimit. Pastaj vijnë të tjerë. Ne jemi të parë në prokurimet publike. Nuk kemi qenë në këtë pozicion, kemi qenë ibret. Sot jemi të parët. Ku është tjetër? Është tek të gjitha ato radha e histori që për një certifikatë paguheshin lekë përpara se shkohej aty tek kopshti, te njësia pesë. Një tmerr i madh, “jo kam letër, jo s'kam letër”. Hajde, nesër”, “jo s’punon printeri, s'kam bojën e printerit” radhë e gjatë, për të marrë një dokument që ti ekziston. Të gjitha këto nuk ekzistojnë më. E dini se janë 47 milionë të llogaritura, 47 milionë kontakte për të marrë një dokument me e-Albania, që tani merret edhe nga brenda dhe nga jashtë. Tani ata që janë jashtë në diasporë, nuk ka nevojë fare të vijnë në Shqipëri për të bërë letra të caktuara. I bëjnë me telefon edhe nga Australia. 47 milionë kontakte që më parë ishin, “jo më jep ndonjë gjë, jo të jap ndonjë gjë, jo prit, jo hajde, jo fut mik”, por natyrisht që unë nuk e kam se si ta mohoj që të kemi akoma një problem jo të vogël me hipotekën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë