POLITIKE

"Dërgesa do të ndryshojë dhe jetën tënde!" Salianji: Vota e diasporës më 11 maj 2025, zarfi më i rëndësishëm i 30 viteve

M.B. Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2024, 11:53

"Dërgesa do të ndryshojë dhe jetën tënde!"

FIERI- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, me anë të një letre nga burgu ku po vuan dënimin, ka shkruar lidhur me votën e diasporës. Salianji thotë se 930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit të llogaritura nga Banka e Shqipërisë.

Ai thotë se ato janë para të pastra, mundi e djerse e qindra-mijëra burrave e grave që pavarësisht veshtirësive e sfidave që kanë atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prindërit me pensionin më të ulët në Europë.

Salianji shton se ndihet krenar që në fund të korrikut i tha "po" në Parlament ndryshimit në Kodin Zgjedhor lidhur me votën e diasporës. Ai u bën thirrje emigrantëve që më 11 maj 2025 të votojnë kundër qeverisë.

Ish-deputeti thotë se dërgesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jetën e emigrantëve sepse, sipas tij, nëse ndalet e keqja dhe vjen një qeverisje e mirë, për njerëzit, që e ndan buxhetin si duhet e jo me klientët, që lufton varfërinë e rrit pensionet e mbështetjen për më të pamundurit, kjo do të përmirësojë dhe ditën e vetë emigrantëve.

LETRA:

Letër nga qelia nr.6 një emigranti, për zarfin më të rëndësishëm të 30 viteve!

930 milionë euro ishin remitancat e vitit 2023, të fundit tê llogaritura nga Banka e Shqipërisë. 930 milionë euro që emigrantêt, bashkëatdhetarët i kanë derguar për të afermit, familjet e tyre. Njē shifër rekord kjo. Jam i bindur se nuk është vetëm shuma që ben diferencen, por sidomos efiçensa me të cilen ato hyjnë në ekonomi, e ben këtë një nga fondet më të vyera, një prej kontributeve më te rendesishme per vendin.

Sepse ato para shkojnē direkt tek njerëzit, pa ndermjetës, pa zyrtarë që fusin duart. Janë para qē luftojnē drejtpërdrejt varfërinë dhe futen në ciklin jetik përmes konsumit. Janë para të pastra, mundi e djerse e qindra mijē burrave e grave që megjithë veshtirësitë e sfidat që kanē atje ku jetojnë, nuk i harrojnë prinderit me pensionin më të ulët në Europë. Nuk e harrojnë një të aferm në hall, në ditë të veshtirë.

Eshte pra pak më shumē se 10 perqind e buxhetit të shtetit, fondi që ata sjellin e që shperndahet në menyrë të atillë që korigjon harresat, arrogancen e mungesen e vemendjes së autoriteteve. Një fond që është si melhem për plagët që krijon qeverisja e keqe dhe korrupsioni. Më në fund, kjo pjesë vitale e kombit dhe e shoqërisē, do të votojë.

Me shumë vonesë ligjvënësi, beri detyrën dhe e jetësoi të drejtën kushtetuese që ata e kanë. Personalisht kam qënë pro gjithnje dhe avokues i votës së emigrantëve. Dhe jam krenar që në fund të korrikut thashë po, në Parlament, për atë ndryshim në Kodin Zgjedhor.

Janë mbi 1 milionē votues që jetojnë jashtë e mund të behen pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Njē shifër që flet vetë për potencialin që ka për të vendosur për fatin e vendit. Një numër që perkon me atë që kryeministri aktual, e valeviste si trofe në vitin 2013, duke i cilesuar si 1 milionë shuplaka. Duke lajmeruar keshtu dhunen që do të ishte stili i tij qeverisës.

Vota e emigrantëve është sfida e Opozitës në këtë garë. Me erdhi mirë kur pashë se PD kishte lançuar një portal ku nxiste e ndihmonte në identifikimin e certifikimin e tyre.

Me 11 janar nis zyrtarisht regjistrimi që do te zgjasë dy muaj. Me njē dokukent ID tē shtetit shqiptar dhe njē adresë ku ai jeton, çdo bashkëatdhetar behet pjesë dhe ushtron të drejten e tij kushtetuese. Buxheti i shtetit do të mbulojē shpenzimin e postës. Është detyrë e opozitës do insistojë në garancitë e procesit, pasi çdokush në çdo cep të botës e ka dyshimin se vota e tij mund të kapet nga dora e gjatē e rilindjes.

Eshtë e qartē se mē i shqetësuari për atë verdikt, është Edi Rama, kjo dhe nga lajmet që raportohen. Ai e di koston e madhe që ka krijuar me qeverisjen e tij në 3 mandate, dhe kerkon të eksplorojë terrene të reja.

"Nemo profeta in patria", kanë thënë latinët. Nuk e njohin si profet këtu. I kanë dalë gjithë lekuret. Dhe shpresen e ka se do ta ripaketojē veten për të mashtruar ata qē kanë një distancë, duke deshiruar që tē mos kenë një panoramë tē plotē të korrupsionit e lidhjeve tē tij me krimin. Unë besoj se do të deshtojë. Vota e emigratëve do tē sjellë ndryshimin, për shkak se është e lirë nga kthetrat e qeverisë, nuk e kap dot në listat e ndihmes ekonomike, në borderonë e administratës, në rrjetin e trafikut të interesave, në getot e të fortëve.

Ti që ngrihesh çdo mengjes ende pa zbardhur, që punon pa ndalim, e kthehesh në shtëpi pa e parë diellin, ti që nuk ke fundjavë se puna me orë tē gjata nē fabrikē, kantier ndertimi apo sherbim ta do që të pushosh, ti që nuk të del koha për kafe, raki, për llafe, ti që robtohesh në Europë, Amerikë e kudo në perendim për tē siguruar atë jetesë e shkollim për femijet, ti që në fund të muajit pasi ke paguar me paratē e kesaj sakrifice faturat e renda, megjjthatë ndan diçka për babain, nenen, vellain a motren, ose një kushëri që është në pamundesi nē Shqipëri, ti ke në dorë kesaj radhe të besh dergesën më të vyer.

Dergesa e 11 majit do të ndryshojë dhe jeten tende atje. Sepse nëse ndalet e keqja dhe vjen njē qeverisje e mirë, për njerëzit, që e ndan buxhetin si duhet e jo me klientêt, që lufton varfërinë e rrit pensionet e mbështetjen për më të pamundurit, kjo do të permirësojë dhe ditën tende. Eshte pikerisht qeverisja e keqe qê të ben ty të jesh i shqetêsuar për te afermin tend. Që të ben të kursesh, të punosh më shumë per të sjellë para këtu. Të privon nga një kenaqësi, sepse ke dikë që po vuan e nuk mbyll dot muajin në Shqipëri.

Eshte krejt e qartë, se me voten për ndryshimin këtu, ke ndryshuar jo pak dhe jetën tende kudo ku ndodhesh, në Itali, Greqi, Gjermani, Angli. Ndaj i dashur emigrant, mos e humb këtē rast. Nidhmo familjen, po sidomos ndihmo vendin tend të dalë nga kriza, të shpetojë nga gremina e njē sundimi që nuk ka asgjë për të dhene më, përveçse të përsërisë veten në një version edhe më të zi.

ervin salianji

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë