POLITIKE

Dështimi me zjarret/ Balliu: PD kërkon hetim të menjëhershëm të gjendjes së Forcave të Armatosura! Fshehja e kësaj situate përbën cënim të sigurisë kombëtare

S.B Përditësimi i fundit 31 Korrik 2024, 14:27
Dështimi me zjarret/ Balliu: PD kërkon hetim të
Klevis Balliu

TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën i PD, Klevis Balliu ka dalë me një deklaratë lidhur me situatën e zjarreve në vend. Sipas Balliut, hallkat e sigurisë së vendit u kapën në befasi dhe doli se qeveria ishte e papërgatitur.

Balliu thotë se për mungesën e mjeteve, makinerive dhe specialiteteve të fushës nuk është marrë asnjë masë. Më tej Balliu bën me dije se PD kërkon hetimin e gjendjes së Forcave të Armatosura dhe mbledhjen e Këshillit te Sigurisë. Gjithashtu Balliu bën thirrje për protestë para bashkisë Tiranë ditën e nesërme.

Deklarata e plotë:

Prej tri ditësh zjarret kanë pushtuar Shqipërinë dhe Emergjencat Civile, Ushtria dhe të gjithë hallkat e sigurisë, janë kapur në befasi. Kur sheh skenat me zjarrfikëse që nuk kanë ujë, dhe ushtarë që përdorin degë pishe për të luftuar flakët, të kujtohet tuneli i Llogarasë, luksi i të cilit u kushtoi shqiptarëve 180 milion euro, e kupton talljen e madhe publike të propagandës së Rilindjes.

Zjarret janë një ngjarje e rëndë, fatkeqësisht e përsëritur. Qeveria si gjithmonë, fatkeqësisht e papërgatitur. Jo vetëm pyjet, shtëpitë, banorët dhe pasuritë e tyre janë në rrezik, por edhe jeta e ushtarëve, zjarrfikësve dhe policëve, të pamundur për tu përballur me situata të tilla, si pasojë e mungesës së theksuar të pajisjeve. Prej kohësh është denoncuar mungesa e mjeteve, makinerive dhe specialistëve të fushës, por nuk është marrë asnjë masë. 

Zjarret nuk kërcënojnë vetëm territorin dhe jetën, por nxjerrin në pah se sa të papërgatitura janë Forcat e Armatosura. E gjitha si rrjedhojë e abuzimeve dhe korrupsionit, emërimeve nepotike që kanë degraduar standardin e Forcave të Armatosura. Pasojat e drejtpërdrejta i vuajnë qytetarët, të cilët i paguajnë taksat një më një, por pa marrë shërbimet mbrapsht. Prej tri ditësh u digjen kullota, pyje dhe prona dhe po shohin forcat e emergjencës, pa forcën e duhur për të luftuar me zjarret.

Qeveria është e avashtë kur bëhet fjalë për t’u ardhur në ndihmë të qytetarëve, por tenderat korruptivë dhe koncesionet milionëshe i mbyllin me firma fap e fap. 

Nuk është hera e parë që përballemi me situata të tilla. Tërmeti nxori në pah paaftësinë e qeverisë për të menaxhuar emergjencat; përmbytjet në Shkodër, po ashtu. 

Institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë çfare është bërë me fondet per Forcat e Armatosura, si është gjendja e tyre; a kemi specialistë; a i plotësojmë ne standardet dhe kriteret e NATO-s? Ku janë institucionet e drejtësisë së re kur Shqipëria digjet si rrjedhojë e abuzimeve te pushtetit?

Fshehja e kësaj situate përben cenim te sigurisë kombëtare. 

Partia Demokratike kërkon hetim të menjëhershëm të gjendjes së Forcave të Armatosura, mbledhjen e Këshillit te Sigurisë dhe vënien ne funksion, në bashkëpunim me aleatët tanë, të strategjisë për një plan mbrojtjeje, me qëllim rikthimin e normalitetit në Shqipëri.

U bëjmë thirrje qytetarëve të kenë kujdes. Ndërkohë që u ruhemi zjarreve në Shëngjin, Mirditë e Vlorë, mos harroni zjarrin e vjedhjeve me 5D në Tiranë. Bëhuni bashkë nesër, të mos e lëmë Rilindjen t’i vërë zjarrin Shqipërisë.

Nesër ora 11.00 para Bashkisë.

klevis balliu pd zjarre ne shqiperi

klevis balliu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë