POLITIKE

DETAJE nga vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Veliaj i rrezikshëm, ka pushtetin të zhdukë provat dhe para të arratiset! Vilën që e mohoi përgjimet e nxorën zbuluar

E.D Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 22:30

DETAJE nga vendimi i Apelit të GJKKO-së/ Veliaj i rrezikshëm, ka

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u la në qeli nga Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e 13 marsit. Vendimi i arsyetuar i gjyqatarit të Apelit të GJKKO-së Engert Pellumbi që la në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Veliajn mbështetet edhe në përgjimet e fundit të kreybashkiakut brenda IEVP Durrës ku provohet se Veliaj sillet si të ishte një shtet mbi shtetin dhe përdor median për të intimiduar prokurorët e gjyqtarët.

Në vendimin e siguruar nga Dosja.al thuhet se së pari, Veliaj ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit, deformuar dhe zhdukur provat. Gjithashtu së dyti frika se mund të arratiset ishte rrezik eminent dhe në nivele të larta e nuk relativizohet as nga fakti se ai është baba i një fëmije të mitur. Po ashtu gjykata thotë se Veliaj nëse do të lirohej do të vijonte të kryente veprime për të fshehur pasurinë që dyshohet se është e ardhur nga korrupsioni. Ndërkohë sa i përket vilës në Qerret për të cilën gjithmonë e mohoi pronësinë, Veliaj ka dalë zbuluar në përgjimet e bëra në qelinë e Durrësit.

Pjesë nga vendimi i Apelit të GJKKO-së

Rreziku i helmimit të provave në rastin konkret përforcohet edhe fakti se personi nën hetim Erion Veliaj është ende në detyrën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve, sikurse edhe rezultoi nga parashtrimi i mësipërm”

Gjykata çmon se një rrezik i tillë për dëmtimin e provave nuk është një gjendje e cila mund të neutralizohet nëpërmjet izolimit të përkohshëm të personit nën hetim, për sa kohë ende nuk është i qartë plotësisht rrethi i provave që do të shërbejnë për hedhur dritë mbi faktin penal si dhe rreziku i helmimit të provave të gjalla do të jetë gjithnjë i pranishëm referuar sjelljes së treguar nga personi nën hetim,

Vetëm rreziku i helmimit të provave do të mjaftonte që gjykata të caktonte masën e sigurimit "Arresti në burg", e parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Erion Veliaj. Megjithatë, gjykata vëren se në këtë rast ekziston edhe rreziku i ikjes dhe ai i kryerjes së veprave të tjera penale të të njëjtit lloj me ato për të cilat po procedohet.

Lidhur me rrezikun e ikjes, sikurse me të drejtë ka arsyetuar gjykata e shkallës së parë, mundësitë financiare të personit nën hetim Erion Veliaj, të vlerësuara në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, referuar të dhënave të sistemit TIMS si dhe të përforcuara nga sanksioni tepër i lartë i veprave penale që dyshohet të ketë kryer ky shtetas dhe që rrezikon të vuajë, e çon gjykatën në përfundimin se ky rrezik është eminent dhe në nivele të larta. Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti se personi nën hetim është kryefamiljar dhe baba i një fëmije të mitur.

Gjykata vlerëson se për personin nën hetim Erion Veliaj ekziston edhe rreziku i recidivizmit në kryerjen e veprës penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në arritjen e këtij përfundimi gjykata mban në konsideratë faktin se, referuar rrethanave të çështjes, ekzistojnë të dhëna që çojnë në konkluzionin se veprimtaria e pastrimit të produkteve të veprës penale të korrupsionit në rastin konkret është kryer për një kohë të gjatë dhe në shuma të konsiderueshme, sikurse u arsyetua më lart. Për këtë shkak, me qëllim shmangien e përgjegjësisë për veprën penale "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore", në bashkëpunim (nëntë herë), e parashikuar nga nenet 260-25 të Kodit Penal, është evidente që personi nën hetim do të përpiqet të fshehë origjinën e vërtetë të shumave të parave ose sendeve të luajtshme apo të paluajtshme…

Një masë e tillë jo vetëm që, sikurse u theksua, nuk kënaq shkallën e nevojave të sigurimit, por në të njëjtën kohë nuk përputhet me natyrën e veprave që dyshohet të ketë kryer ky person nën hetim, të cilat lidhen pikërisht me përfitimin e parregullt gjatë ushtrimit të detyrës të shumave monetare e pasurive të tjera si dhe me fshehjen e burimit të këtyre përfitimeve. Pra, vendosja e një shume parash si garanci për lirinë e një zyrtari të lartë konsiderohet krejtësisht në kundërshtim me natyrën e veprave penale që synojnë pikërisht mbrojtjen e marrëdhënieve juridike të vendosura për të parandaluar marrjen prej zyrtarëve në fjalë të përfitimeve të parregullta dhe fshehjen më pas të origjinës së këtyre përfitimeve” argumenton në vendim gjyqtari Pëllumbi.

Në datën 7 mars, në orën 23:22, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. Gjatë bisedës kryebashkiaku i thotë Ajolës se te shtëpia në Qerret nuk e ndalon njeri të shkojë. Më konkretisht kryebashkiaku i arrestuar shprehet: “Po pse ça do të të ndalojë njeri të shkosh te shpia në Qerret, do të të ndalojë ajo Risena aman”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë