Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Bashkë-Presidenti i organizatës "Diaspora për Shqipërinë e Lirë", Florian Haçkaj, doli publikisht në mbështetje të aktorit dhe moderatorit të mirënjohur, Florjan Binaj, në garën për zgjedhjet e kryebashkiakut të Tiranës.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haçkaj shprehet se është i lumtur të mbështesë Binajn në këto zgjedhje, pasi siç e quan ai aktorin, është një “zë i palodhur qytetar në shumë beteja publike”.
“Vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e Florjan Binaj, mik i imi, mbështetës i kahershëm i Diaspora për Shqipërinë e Lirë në betejën për votën e diasporës, por edhe një zë i palodhur qytetar në shumë beteja publike, është marrë tashmë e unë i uroj suksese adashit në këtë garë sfiduese për Tiranën, duke i shprehur mbështetjen time të plotë”-shprehet Florian Haçkaj.
Postimi i plotë:
“Falenderoj me mirënjohje të gjithë ata që më propozuan, si dhe qytetarët që shprehën besimin dhe gatishmërinë për të më mbështetur si kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Ky besim është pasuria më e madhe në jetëshkrimin e një njeriu që lufton për vlerat dhe synon të çmohet vetëm përmes mbrojtjes së tyre.
Procesi i nominimit të kandidaturave jopolitike, pavarësisht profileve të nderuara, ka treguar mungesë të një debati të hapur dhe gjithëpërfshirës, jo vetëm brenda forcave opozitare, por në kulturën politike në tërësi. Një proces i hapur, me konsultim të gjerë dhe dialog mbi idetë e vizionin për qytetin, do të kishte qenë një hap i domosdoshëm për të ndërtuar besim dhe për të forcuar alternativën qytetare.
Mbështetja e gjerë që kandidaturat jo-partiake të propozuara morën në publik tregon qartë nevojën për hapje më të madhe të partive ndaj qytetarëve.
Vendimi për të përfaqësuar opozitën me kandidaturën e Florjan Binaj, mik i imi, mbështetës i kahershëm i Diaspora për Shqipërinë e Lirë në betejën për votën e diasporës, por edhe një zë i palodhur qytetar në shumë beteja publike, është marrë tashmë e unë i uroj suksese adashit në këtë garë sfiduese për Tiranën, duke i shprehur mbështetjen time të plotë.
Angazhimi im për Tiranën dhe për Shqipërinë nuk lidhet me funksione apo pozicione, por me bindjen se secili prej nesh ka detyrimin të kontribuojë për të mirën e përbashkët.
Shqipëria sot ka nevojë për më shumë përfshirje, bashkëpunim dhe dialog të vërtetë, përtej ndasive politike e militantizmit, në shërbim të qytetarëve.”

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambient...
Analisti Mentor Nazarko, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deklaroi se Florian Binaj si kandidat për kryebashkiak të T...
Pavarësisht se zgjedhjet e 11 majit cilësohet prej saj si “farsë elektorale” dhe nuk e pranon rezultatin e saj, Partia Demokratike ...
Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se kandidatura e Florjan Binajt për kryetar Bashkie të Tiranës plotëson kushtet e Partisë s&...
Gazetari Ermal Mulosmani ka reaguar në lidhje me shpalljen e figurës së Florian Binajt si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë...
Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka patur një reagim edhe nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili e ka konsideruar “një akt terrorist...
Aktori i njohur dhe aktivisti Florjan Binaj ka reaguar publikisht pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila bëri të ditur se do t&e...
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos tha se skanda...
George Papadopoulos, ish-ndihmës i presidentit Donald Trump dhe një ekspert i njohur i politikës në SHBA, zbuloi në intervistën e ...
Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, George Papadopulos, ishte i ftuari i mbrëmjes në SYRI TV. Ai komentoi videon skandaloze, ku Edi Rama ...