Ahmetaj: Rama, qeliza alfa kancerogjene në trupin e Shqipërisë dhe të PS
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Edhe mediat më të mëdha ndërkombëtare e kanë kuptuar se shpikja e Edi Ramës për një ministre virtuale është thjesht një strategji për PRk. Gazeta e rëndësishme zvicerane, Neue Zuercher Zeitung shkruan se projektit i mungon gjëja më e rëndësishme, transparenca
Nga Samuel Meier, Neue Zuercher Zeitung
Në shikim të parë, vetëm rrobat e saj tradicionale tregojnë se Diella nuk është një ministre e zakonshme.
Diella u prezantua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Facebook si “ministër i inteligjencës artificiale” – si një nga shtatëmbëdhjetë anëtarët e kabinetit.
Emri Diella në shqip do të thotë “diell”. Ministrja e inteligjencës artificiale pritet të sjellë dritë në sistemin e errët të prokurimeve në Shqipëri. Rama e prezantoi atë para një jave dhe premtoi: Diella do të bëjë që dhënia e kontratave publike të jetë “100 për qind e lirë nga korrupsioni”.
Sipas Ramës, Diella është “promovuar në qeveri për shkak të punës së saj të palodhur” si chatbot në platformën E-Albania. Në këtë platformë, shqiptarët mund të aplikojnë për dokumente zyrtare – si një dëshmi penaliteti apo një certifikatë patente. Që nga fillimi i vitit, Diella ndihmon si chatbot për të lundruar në platformë, por nuk lëshon dokumente. Si ministre, ajo pritet të garantojë “shpejtësi, cilësi dhe transparencë të plotë”.
Politika e imazhit e Ramës
Që nga njoftimi i Ramës javën e kaluar, mediat nga Londra deri në Lagos raportuan: BBC, Al-Jazeera, NBC News, SRF dhe shumë të tjera prezantuan Diellën dhe pyetën nëse së shpejti inteligjenca artificiale do të qeverisë njerëzit. Ditën pasuese, Rama festoi në Facebook: “Diella ka pushtuar shtypin botëror”.
Që mediat botërore iu hodhën menjëherë lajmit, nuk është rastësi. Qëkur ChatGPT e të ngjashmet u bënë masive, e ardhmja duket sikur është e paracaktuar nga inteligjenca artificiale. Kompanitë teknologjike i reklamojnë produktet e tyre të ardhshme me AI si shpëtimtarë dhe kështu gjenerojnë vëmendje. Rama tregon se kjo narrativë funksionon edhe për qeveritë.
Ish-profesori i artit dhe mjeshtri i vetëinskenimit, Edi Rama, e kupton fuqinë e simbolikës – dhe e di si të bëhet viral. Që para 25 vjetësh, si kryetar bashkie i Tiranës, Rama përdori fort një politikë të imazheve. Ai bëri që pallatet e zymta të kohës së diktaturës së Hoxhës të lyheshin me ngjyra. Nga jashtë, qyteti dukej papritur më i ndritshëm e modern, por substanca e ndërtesave mbeti e pandryshuar.
Para disa javësh, Rama shpërndau vizionin e një vendi pothuajse pa para në dorë, ndaloi TikTok-un për një vit dhe u ul në gjunjë publikisht para kryeministres italiane Giorgia Meloni. Gjestet e mëdha ndryshojnë pak. Por Rama po fiton gjithnjë e më shumë pushtet, ndërsa problemet strukturore mbeten të pazgjidhura.
Është e paqartë se si funksionon algoritmi
Sipas organizatës Transparency International, Shqipëria është një nga vendet më të korruptuara në Evropë – një pengesë qendrore për anëtarësimin në BE, të cilin qeveria synon ta arrijë deri në vitin 2030.
Një pikë e dobët është dhënia e tokave publike. Një “Ligj për investimet strategjike”, i diskutueshëm, i jep qeverisë mundësinë të transferojë tokë publike te investitorët, nëse investimet konsiderohen me përfitim strategjik. Kritikët thonë se ky ligj u shërben para së gjithash aleatëve politikë të partisë në pushtet dhe nxit korrupsionin në vend.
Prandaj do të ishte me rëndësi që korrupsioni të frenohej përmes një shpërndarjeje më transparente dhe neutrale. Por si mund të ndihmojë në këtë drejtim inteligjenca artificiale Diella, deri tani mbetet e paqartë. As qeveria dhe as kompania Microsoft, e cila ka marrë pjesë në zhvillim, nuk zbulojnë se çfarë teknologjie fshihet pas saj.
Daniel Prroni nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në Tiranë thotë: “Deri tani nuk dimë asgjë për algoritmin e ri. Nuk dimë si është ndërtuar, me cilat të dhëna është trajnuar, kush e mbikëqyr. Nuk dimë as nëse është më shumë se një chatbot i zakonshëm”. Prroni ka frikë se për shoqërinë civile dhe autoritetet mbikëqyrëse do të bëhet edhe më e vështirë që në të ardhmen të kontrollojnë dhënien e kontratave publike.
Kush e kontrollon inteligjencën artificiale?
Publiku e njeh Diellën deri tani vetëm nga faqja E-Albania. Një chatbot, që ndihmon në navigimin e formularëve, nuk është ndonjë gjë revolucionare. Shumë kompani përdorin sisteme të ngjashme – vetëm se nuk e shpallin botin menjëherë si “Chief Technology Officer”.
Për një mbikëqyrje sistematike të kontratave publike nevojiten sisteme shumë më komplekse sesa një chatbot i thjeshtë. Fakti që Edi Rama njofton tani se Diella do të veprojë si “ministre e inteligjencës artificiale” si në E-Albania, ashtu edhe në kontrollin e tenderëve publikë, e largon vëmendjen nga realiteti. Sepse këtu duhen algoritme të ndryshme. Një AI në fushën e prokurimeve publike – ku bëhet fjalë për miliona euro nga taksat – ka nevojë për një monitorim shumë më të rreptë.
E paqartë mbetet se kush do ta kontrollojë këtë inteligjencë artificiale në të ardhmen. Diella është e vendosur pranë autoritetit të IT-së, AKSHI, i cili i nënshtrohet direkt kryeministrit. Ky institucion është shpesh i kritikuar për mungesë transparence. “Autoriteti AKSHI punon në mënyrë jotransparente dhe ka shpërfillur shpesh kërkesat e publikut për informacion mbi softuerët e përdorur dhe projektet në zhvillim”, thotë studiuesi Daniel Prroni.
Edhe një herë, Edi Rama organizon një shfaqje të madhe, ku askush nuk di çfarë fshihet realisht pas saj. Nga “transparenca e plotë” që Rama premton, deri tani shihet shumë pak.
Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës, në selinë ...
Prokuroria e Posaçme SPAK, ka refuzuar të hetojë Arbian Maznikun për një tender me vlerë 471 milion lekë të vjetra q...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e parakoshme që do të mbahen për Bashkinë Tiranë pas arrestimit t&eum...
Opozita do të jetë me tre grupe parlamentare në gjatë këtij sesioni parlamentar në Kuvend. Ditën e sotme janë zba...
Me rastin e hapjes së aplikimeve për pasardhësin e kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ambasadori Gjerman në Tir...
Në programin e ri qe do te shpalose neser ne kuvend qeveria ka njoftuar rritjen e pagave për administratën publike, pensionistet, rishikim te t...
Deputeti Klevis Balliu përmes një postimi në Facebook shprehet se qeveria Rama 4 po kërkon të mbyllë dyert për gazetarë...
Në një seancë të veçantë plenare të mbajtur në Parlamentin Europian, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ...
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka folur lidhur me procesin e antarësimit e vendit tonë në BE. Rama shprehet se vendi ynë meriton t&eum...
Janë bërë publike disa nga emrat potencialë që lakohen nga kolegët e tyre, të cilët mund të hyjnë në ga...