POLITIKE

"Do ringremë arsimin!" Berisha nga Elbasani: Rrogat e mësuesve në krye të mandatit do të jenë 1500 euro

M.B. Përditësimi i fundit 6 Prill 2025, 12:03

"Do ringremë arsimin!" Berisha nga Elbasani: Rrogat e

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Elbasanit. Berisha tha se nëse PD vjen në pushtet, rrogat e mësuesve në krye të mandatit do të jenë 1500 euro ndërsa premtoi ringritje të sistemit arsimor.

"Klasat do zbresin në 20-25 nxënës dhe ata do mbajnë vendin e punës. Jam këtu për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se tabelat dixhitale do vendosen në shkollat e vendit. Dixhitalizimi i thellë i sistemit arsimor. Jam këtu për t’u premtuar se shkolla e partisë për drejtorë dhe portali i partisë për mësuesit, marrin fund me datën 12 maj", tha ai.

Kryedemokrati tha se PD do të vendosë minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar. Ai tha se rrogat minimale do të rriten në 500 euro ndërsa sipërmarrësve u kërkoi mirëkuptimin duke shktuar se kjo është ngarkesë, por u dha fjalën që PD do të ulë taksat në atë shkallë, sa atyre do u mbeten para më shumë në llogaritë e tyre.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Elbasani madhështor fillon me virtytin më të arrirë të shpirtit të mirë shqiptar. Nuk mund të pranojmë ne këtë hendek të tmerrshëm që është krijuar në shoqërinë tonë. Nuk mund të pranojmë ne, që ata të cilët sollën mbi supet e tyre Shqipërinë, shkrinë djersët, shkrinë vitet, shkrinë jetën, të trajtohen tani më keq se një qen shtëpie në Gjermani. Të marrë një pension më të ulët se sa paguan ai vend për kafshët shtëpiake. Merr fund kjo. Nuk është ky shpirti i Elbasanit, përkundrazi virtyti më kryesor i yni ka qenë bamirësia dhe shteti që nuk frymëzohet nga ky virtyt, nuk e meriton të ekzistojë. Ndaj dhe ne do e nisim hapin e parë drejt Elbasanit madhështor dhe Shqipërisë madhështore duke vendosur minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist, për çdo student, për çdo shtëpiak, për çdo qytetar që firmos në borderotë e shtetit shqiptar. Nga kjo përfitojnë mbi 560 mijë pensionistë, përfitojnë të gjithë studentët që meritojnë bursën, përfitojnë të gjithë ata që janë në ndihmë ekonomike.

200 euro nuk janë shumë, por ka një kriter, me 6.3 euro në ditë, përjashtohet varfëria ekstreme. Çdo vend i lirë nuk pranon varfërinë ekstreme dhe ne, 100 ditët e para të qeverisjes sonë, do e zhdukim nga Shqipëria. Do e zhdukim nga Shqipëria dhe ndaj tyre, ndaj kësaj shtrese, të cilët marrin sot 40-50 herë më pak se rrogëtari më i lartë. Absurde, nuk ka në botë një gjë të tillë. Ndaj kësaj shtrese ne do përdorim kartën e konsumatorit. Ata do i blejnë ushqimet, duke marrë mbrapsht TVSH-në. Ajo në një vit është 450 euro minimumi. Rrogat minimale do të rriten në 500 euro. Sipërmarrësve u kërkoj mirëkuptimin. Unë e kuptoj që kjo është ngarkesë, por u jap fjalën e nderit që do ulim taksat në atë shkallë, sa atyre do u mbeten para më shumë në llogaritë e tyre se më parë. Miqtë e mi, vendi, shoqëria, kombi nuk mund të jetë kurrë madhështor në qoftë se nuk u jep ndihmën e duhur atyre që jetojnë në kushte më të vështira. Në qoftë se thellon hendekun mes të pasurve dhe të varfërve siç ndodh sot.

Ndaj dhe kjo merr fund. Por unë jam këtu në qytetin djep i arsimit të Shqipërisë. Rikujtoj sot një ditë në jetën time të veçantë, në vitin 2005, unë u kam premtuar në këtë qytet mësuesve të Shqipërisë dyfishimin e rrogave. Jam sot këtu po në Elbasan për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se në krye të një mandati, rrogat e tyre do jenë 1500 euro. Jam sot këtu për t’u premtuar nga ky qytet, djep i arsimit, mësuesve shqiptarë, se ata nuk do largohen për mungesë orësh nga sistemi arsimor. Jo, klasat do zbresin në 20-25 nxënës dhe ata do mbajnë vendin e punës. Jam këtu për t’u premtuar mësuesve të Shqipërisë se tabelat dixhitale do vendosen në shkollat e vendit. Dixhitalizimi i thellë i sistemit arsimor. Jam këtu për t’u premtuar se shkolla e partisë për drejtorë dhe portali i partisë për mësuesit, marrin fund me datën 12 maj.

U përdorën si kurthe për të krijuar patronazhistë dhe militantë në arsim. Jo, mësuesit tanë do të respektohen në të gjithë dinjitetin e tyre dhe unë u them një gjë, atyre dhe shqiptarëve, po nuk vendosim mësuesin në piedestal, shkolla jonë nuk do ngrejë kokë kurrë. Patëm disa rezultate në këto përpjekje të para që bëmë para disa vitesh. Arritëm një ngjitje vertikale në testin e PISA-s. Por çfarë ndodhi mbrapa? Çfarë ndodhi pasi u vendos portali i partisë? Çfarë ndodhi pasi u mbushën shkollat me patronazhistë? Rënie në pikiatë e cilësisë së arsimit. Të fundit në botë nxënësit shqiptarë për mendimin kreativ. Por ka një ligj, sado poshtë që të biesh, kurrë nuk duhet të ngurrosh të ngrihesh përsëri. Dhe ne do ngrihemi përsëri. Ne do rikthejmë arsimin aty ky ishte.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë