POLITIKE

Përgjimet në qeli/ "U pastrua", ja si u manipulua audioja e përballjes Veliaj-Dado në gjyq

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 23:02

Përgjimet në qeli/ "U pastrua", ja si u manipulua audioja e

TIRANË-  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një seance gjyqsore pas arrrestimit të tij hodhi akuza dhe pretendime që prokurori Ols Dado iu drejtua atij me fjalën “ndyrësirë”. Veliaj u shpreh se gjatë seancës së 24 shkurtit prokurori e ka fyer, sulmuar e kërcënuar me fjalë të ndryshme si “gënjeshtar”, “je patologjik” dhe “ndyrësirë”. Pas reagimit të Veliajt u publikuan audio nga seanca. Po si qëndron e vërteta e asaj audioje të pretenduar nga Veliaj, që në fakt rezulton se është manipuluar dhe kjo tregohet shprehimisht nga vetë çifti Veliaj-Xoxa.

Veliaj kërkon që Mero Baze, Maks Haxhia dhe të gjithë të tjerët të ngrihen dhe të kenë një reagim masiv në lidhje me deklaratën e tij për fjalën që pretendonte Veliaj se kishte thënë në seancë gjyqësore.

Më tej, në një bisedë të Veliajt me Ajola Xoxën, kjo e fundit tregon qartazi se po ndërhyhet në audio duke manipuluar të vërtetën. Ajo thotë se po punohet me transkriptin dhe po me audion për t’i pastruar zërin, ndërsa ky i fundit në telefonatën e radhës e pyet sërish nëse është pastruar audioja. Pra, qartazi tregohet dhe manipulimi që pretendohej të bëhej me videon.

“Në orën 15:20, gjatë bisedimit ndërmjet Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës, ndër të tjera, Erioni i tregon se po shikonte lajmet në lidhje me postimin për fjalorin e ndyrë të përdorur nga ai (nënkupton prokurorin) dhe përgjigjen e atyre që e mohojnë (nënkupton Gjykatën e Posaçme) dhe e pyetën nëse do të nxjerrin audion që të provohet 100%.

Ajola i përgjigjet që do të pyesë çunat që e kanë nxjerrë audion. Për këtë gjë, Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim. Ajola i shprehet se e di këtë gjë. Erioni kërkon të dijë nëse do të publikohet audioja, dhe Ajola i thotë që do të flasë me avokatin se ai duhet të ketë transkriptimin. Erion Veliaj i thotë se do ta marrë sërish për pesë minuta, që të dijë në lidhje me veprimin e publikimit të audios, pasi është i shqetësuar që gjyqtari ka mbrojtur prokurorin, dhe i thotë Ajolës se duket qartazi që ata janë bashkë.

Në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin, me qëllim që të dëgjohet mirë sepse është pak si nën zë, që të jetë e dëgjueshme. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t'i thotë që po merret me këtë gjë.

Në orën 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore, dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje. Erion Veliaj e pyet nëse e kane bërë transkriptimin e materialit, që t’ia çojnë redaktorit që ta shohë dhe i kërkon të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t'ia bëjë gati dhe t'ia japë redaktorit, i cili sipas bisedës, ka pasur takim me grupin”, thuhet në përgjime.

Kujtojmë se pati një reagim dhe nga SPAK-u dhe GJKKO-ja, ku hodhën poshtë deklaratat e Veliajt duke thënë se nuk është e vërtetë se prokurori Ols Dado i është drejtuar me fjalën “ndyrësirë”.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë