POLITIKE

"Çdo tango me Kujtim Gjuzin na krijon lëkundje të përgjithshme", Rama: Na duhet BE sot për të marrë fuqi të re financiare, ja çfarë na siguron integrimi

r.ll Përditësimi i fundit 6 Mars 2025, 18:05
"Çdo tango me Kujtim Gjuzin na krijon lëkundje të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim me të rinjtë e Partisë Socialiste. Rama ka folur lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe benefitet që sjell anëtarësimi për Shqipërinë. 

Ai u shpreh se akoma nuk ka ardhur koha që raporti me BE të jetë i pavarur nga kush e qeveris Shqipërinë, ndërsa shtoi se kjo vjen kur vendi të bëhet anëtare e unionit. Në fjalën e tij nuk kanë munguar ironitë për koalicionin opozitar, ku tha se "çdo tango me Kujtim Gjuzin na krijon lëkundje të përgjithshme". 

Më tej, Rama tha se Shqipërisë i duhet sot Bashkimi Europian për të marrë fuqi të re financiare, përveç të gjithë të mirave të tjera që do të përfitohen. Ai shtoi se ajo që na garanton BE është se liria individuale dhe barazia para ligjit do të jetë e njëjtë me çdo qytetar evropian.

"Gjithë përpjekja që po bën sot BE dhe që unë jam i bindur më herët se vonë do jetë përpjekje e gjithë kontinentit tonë, flas për vendet demokratike që do mblidhen në Tiranë më 16 maj është një qasje komplet e re ndaj sigurisë, ndaj mbrojtjes dhe ndaj sensit të përbashkët të sigurisë. Kjo është diçka e re, është diçka urgjente e kohës dhe këtu na duhet lidership, na duhet qëndrueshmëri, stabilitet i plotë në këtë marrëdhënie. Nuk ka ardhur akoma kohë që raporti ynë me BE të jetë i pavarur nga kush qeverisë në Shqipëri. Ajo kohë vjen në momentin kur ne bëhemi anëtar. Për aq kohë sa nuk jemi anëtarë është e rëndësishme se kush qeveris në Shqipëri. Është bërë një investim i madh në këto vite që ne të kemi këtë partneritet, këtë respekt reciprok dhe të kemi këtë besim tek Shqipëria.

Cdo lloj lëkundje dhe cdo tango me Kujtim Gjuzin do krijonte një lëkundje të përgjithshme. Kujtim Gjuzi është lulja më e bukur në atë buqetë. Më besoni. Është ku ma gjen. Tjetra që ka shumë rëndësi është se na duhet BE sot për të marrë fuqi të re financiare, përveç të gjithë të mirave tjera. Kur të hyjmë në BE ne bëhemi vend përfitues, dhe kemi një buxhet ekstra për çfarë na duhet. BE ndryshon komplet lojën. Është ngritje morale jo vetëm në aspektin të qenët të barabartë me vulë njësoj. Pasaporta me vulen BE do t'ju japë të njëjtat vlera dhe të drejta me qytetarët gjermane dhe italiane. Në BE Shqipëria bëhet si Pogradeci dhe Kroacia si Korça, Sllovenia si Vlora, Austria si Tirana.

Prapë jemi një vend me të njëjtat rregulla dhe aksese por me institucione të veçanta të vetqeverisjes së brendshme. Kjo garanton dhe pakthyeshmërinë mbrapa, aty ku ishim. Ne në Europë ishim dhe kur kishim diktaturën. Dhe kur ne dhe Europa ishim në tjera ujëra. Ajo që na garanton BE është se liria individuale dhe barazia para ligjit, nuk mund tju cënohet. E drejta për punë është e garantuar. BE është projekti më i jashtëzakonshëm i njerëzimit. Në një botë ku Europa nuk është më fuqia që ishte në peshën në ekonominë botërore, BE është përgjigja. 11 maj është vazhdimësia e të gjithë gjerave tjera.", tha Rama.

edi rama kujtim gjuzi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë