POLITIKE

“Do të kenë rroga të mira”/ Ambasadori Bucci zbulon sa shqiptarë do punësohen në kampin e Gjadrit

E.D Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 22:40

“Do të kenë rroga të mira”/ Ambasadori Bucci zbulon

LEZHË- Ambasadori italian Fabrizio Bucci thotë se kampi i Gjadrit do të sjellë shumë përfitime për banorët vendas pasi do të hapen vende pune brenda kësaj strukture. Bucci në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, shprehet se punonjësit pranë këtij kampi do të kenë rroga të mira dhe do të jetë njëlloj zinxhiri ku do të përfitojë e gjithë zona.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: Duke qëndruar tek ky diskutim para se të shkojmë më tej. Sigurisht kjo qendër do të funksionojë për 5 vjet.

Fevziu: Sa italianë do të jenë këtu, e kam fjalën do të marrin shtëpi me qira, njerëzit që do të punojnë këtu, trajtimi ekonomik i tyre?

Bucci: Janë disa qindra sepse i gjithë personeli që do të menaxhojë kampin, pra policia, karabinierët, funksionarët drejtues të administratës, avokatë, gjykatës, mjekë, infermierë, personeli që do të menaxhojë burgun e vogël, kështu do të jenë disa qindra persona. Aktualisht, janë rreth 250 persona që janë personel fiks.

Fevziu: Që në fillim janë 250 vetë personel që janë personel fiks.

Bucci: Po, sepse kjo është një qendër që tashmë funksionon, ka filluar të punojë rreth 10 ditë më parë dhe është gati të mirëpresë emigrantët e ardhshëm.

Fevziu: Sa shqiptarë të themi do të punojnë këtu? Përsa do të keni nevojë?

Fevziu: Me qindra që do të jenë vendas ?

Bucci: Do të jenë mbi të gjitha vendas të zonës, sepse e gjithë përgatitja e vakteve, flasim për mijëra vakte ushqimi çdo ditë dhe këto do të kryhen nga firma vendase që do të përgatisin vaktet. P.sh. edhe përsa i përket pastrimit të qendrës, transporti, ndërmjetësit, përkthyesit…do të jenë personel vendas.

Fevziu: Që do të thotë që kjo zonë këtu do të marr një zhvillim që nuk e priste.

Bucci: Do të ketë zhvillim të madh, sepse flasim për një periudhë 5-vjeçare dhe me dhjetëra miliona euro të shpenzuara nga Italia, pa marrë pastaj parasysh të gjitha aktivitetet e ndërlidhura, sepse kemi këtu për shembull një firmë nga Lezha prodhon vaktet ushqimore. Firma nga Lezha duhet të blejë mishin, peshkun, frutat, perimet… Pra, është firma vendase dhe të gjithë furnitorët të firmës vendase, pra vihet në lëvizje ….

Fevziu: Po, do të jetë njëlloj zinxhiri…

Bucci: Po një zinxhir shumë i gjerë që do të përfshijë të gjithë zonën.

Fevziu: Po njerëzit që do të punojnë këtu, a do të paguhen mirë?

Bucci: Po, do të kenë rroga të mira.

Fevziu: Dhe kjo është shumë e rëndësishme. T’i kthehemi sërish kampit tani sepse kjo është e sigurtë për njerëzit e zonës. Pashë xhenierët tuaj që punonin këtu me vendasit.  

Bucci: Sigurisht, i ndihmojnë, sepse natyrisht këtu kemi shumë fqinj. Shumë banorë të Lezhës apo të zonës së Gjadrit dhe për ne është e rëndësishme të kemi edhe marrëdhënie të mira fqinjësie dhe u kemi dhënë një dorë këto muaj. Kush kishte nevojë për shembull për të gërrmuar një pus, kush kishte nevojë për një ndihmë të vogël, ne u jemi ofruar, pa u kursyer.

Fevziu: Është shumë interesante, sepse kur kam ardhur këtu, në Nëntor më duket, në fillim të Nëntorit, thuajse një vit më parë, njerëzit përreth bazës ushtarake të Gjadrit ishin disi të frikësuar nga ajo që po ndodhte, ndërsa tani i kam pyetur dhe janë mëse të kënaqur nga përfitimet ekonomike që do të kenë mbi të gjitha.

Bucci: Këtu është bërë një punë e jashtëzakonshme, sepse këtu kemi gërrmuar dy puse për furnizimin me ujë. Uji që përdoret këtu, është ai që marrim nga nëntoka, pra nuk është nga jashtë. Kemi realizuar një lidhje të re të energjisë elektike, pasi kjo është një qendër që konsumon shumë energji, kështu që kemi bërë një investim të konsiderueshëm prej miliona eurosh për të fuqizuar rrjetin elektrik. Kemi realizuar sistemin e ujërave dhe kanalizimeve, duke zbatuar sigurisht legjislacionin italian. Ne nuk mund të ndërtojmë asgjë nëse nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë