POLITIKE

Dosja ish-kompleksi Partizani/ Malltezi: Në asnjë faqe të dosjes nuk ka një dëshmi që thotë se unë apo Berisha kemi bërë presion për çfarëdolloj gjëje

M.B. Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 14:58

Dosja ish-kompleksi Partizani/ Malltezi: Në asnjë faqe të dosjes

TIRANA- Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, i cili është vënë nën akuzë nga SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, ka dalë në një deklaratë për media ku tha se është i burgosur politik. Malltezi tha se në asnjë faqe të akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Ai u ndal dhe te procesi i kthimit të pronës, ku deklaron se nuk është bërë me shpejtësi siç pretendohet, por ka zgjatur 12 vite. 

DEKLARATA:

Le të shohim një nga thagmat e radhës të shprehjeve të prokurorëve politikë, shërbyes të Edi Ramës në aktakuzën e tyre. Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi.

Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Më pas për të mbështetur argumentin e tyre, komentin politik të Edi Ramës, thonë: veprimet janë kryer me shpejtësi. Ky është një mashtrim tjetër sipas urdhrit politik. Le të shohim procesin e kthimit të pronës.

Ky është dokumenti i njohjes dhe kthimit të pronës së familjes Begeja qysh në vitin 1996. Ka patur edhe kthim pjesor, edhe njohje. Dhe ky është vendimi final i 2007. Pra, 12 vjet për një person të pushtetshëm për t’i kthyer pronën. Ndërkohë që ligji ka patur afate 2 dhe 3 mujore për përgjigjen e këtyre. Të merremi me privatizimin e këtyre objekteve. Privatizimi i këtyre objekteve ka filluar nga shkresat e ministrit Anastas Angjeli për fillimin e procedurave të privatizimit dhe përgjigjen e ministrit Blendi Klosi, që bien dakord qysh në korrik të vitit 2005. Thotë: shprehemi dakord për fillimin e procedurave.

Por kur ka përfunduar kjo? Pra, nga korrik 2005. Njëri klub ka përfunduar në nëntor 2008 dhe tjetri në nëntor 2009. Pra, për mbi 3 dhe për mbi 4 vjet. Janë bërë procedurat shpejt, sipas prokurorëve politikë të nënshtruar nga SPAK. Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm 410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi. Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?

jamarber malltezi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë