POLITIKE

Dosja "Partizani"/ Përfundon seanca paraprake në GJKKO, Gjokutaj: SPAK të pushojë çështjen për mungesë faktesh penale! Të pyesë Edi Ramën për transformimin e pronës

n.f Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 14:47

Dosja "Partizani"/ Përfundon seanca paraprake në GJKKO,

TIRANË- Ka përfunduar seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen “Partizani”. Ditën e sotme ka përfunduar mbrojta e Jamarbër Malltezit, ndërkohë që seanca e radhës është caktuar më 5 shkurt në orën 09:00. Gjokutaj pas seancës u shpreh se ekspertët e angazhuar në proces nuk kishin licencë apo njohuritë e nevojshme, duke e bërë pavlefshmërinë absolute të akteve të ekspertimit.

Ai gjithashtu ka theksuar se përjashtimi i ekspertit është i barasvlershëm me përjashtimin e një gjyqtari, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e procedurës. Gjokutaj më tej u shpreh se e ka konsideruar procesin si politik dhe me prapavijë të qartë ligjore. Ai ka kundërshtuar akuzat për korrupsion, duke argumentuar se Malltezi nuk ka qenë asnjëherë zyrtar i lartë dhe nuk mund të jetë subjekt i një çështjeje të tillë. Më tej ai ka kërkuar që SPAK të marrë në pyetje kryeministrin Edi Rama, për të sqaruar rolin e tij në transformimin e pronës që është objekt i hetimit.

"Siç posaçërisht u ndal avokati te aktet e ekspertimit, të cilat, qoftë për shkak të mungesës së licencës apo njohurive të posaçme të ekspertëve, apo të shkeljeve të rënda procedurale, përbëjnë pavlefshmëri absolute. Përjashtimi i ekspertit barazohet me përjashtimin e gjyqtarit; janë të gjitha këto kushte ligjore.

Në fund, u denoncua prapavija ligjore e këtij procesi, sepse sigurisht kjo çështje është e lidhur. Jamarbër Malltezin e akuzojnë në bashkëpunim me zotin Berisha për korrupsion të zyrtarëve të lartë, kur ai nuk ka qenë asnjëherë një zyrtar i lartë dhe nuk është subjekt i kësaj çështjeje.

Problemi është se, për shkak të mungesës së faktit penal, avokati kërkoi pushimin e gjykimit. Si alternativë, nëse gjykata nuk bindet, kërkoi kthimin e çështjes dhe vendosjen e detyrave specifike për SPAK, ndër të cilat një nga detyrat bazë është thirrja e Edi Ramës në SPAK për t’u pyetur në lidhje me transformimin e asaj prone nga klub sportiv në truall ndërtimi dhe të gjitha veprimet e kryera nga ai, të cilat, për hir të së vërtetës, ndodhen në dosje, por nuk përmenden nga prokurori, me autorësinë e kryeministrit.

Lidhur me çështjen, Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Malltezi për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale," tha Gjokutaj. 

Fatmir Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohet për "Pastrim Parash".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë