POLITIKE

DOSJA/ "Pasi Veliaj i bleu vilën, e shoqja e biznesmenit u emërua zv.ministre", si përfitoi kompania e Gentian Sulës një pafundësi ndërtimesh në Tiranë

r.ll Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 13:24
DOSJA/ "Pasi Veliaj i bleu vilën, e shoqja e biznesmenit u emërua
foto ilustruese

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Në reagimin e SPAK thuhet se kryebashkiaku dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxën.  Biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje nga SPAK. 

Në dosjen e SPAK të siguruar nga Dosja.al, flitet për lidhjen e kryebashkiakut me një nga biznesmenët e sipër përmendur, konkretisht Gentian Sulën, i cili është pronar i shoqërisë tregtare "AGI CONS". Në dosje thuhet se sipas kallëzuesit në kohën që Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të banesë, në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit", në pronësi të Sulës. Pas kësaj bashkëshortja e biznesmenit u emërua tek zv. Ministre tek Ministria ku ishte Veliaj titullar. 

Më tej thuhet se pas blerjes së banesës dhe emërimit në fjalë, që prej asaj kohe marrëdhënia e Veliajt dhe Sulës është e pandarë. Shoqëria "AGI KONS" e biznesmenit ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish-Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar. Në dosje thuhet gjithashtu se Veliaj, aktualisht posedon tre vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë, të cilat janë ndërtuar nga kompania e Sulës. Një nga këto vila posedohet nga vëllai i kryebashkiakut, ndërsa sipas kallëzuesit vlera e vila kap shifrën e 500 mijë eurove. 

PJESË NGA DOSJA: 

6. Më datë 19.07.2023 është administruar në Prokurorinë e Posaçme një informacion i cili është protokolluar me nr. K536, dërguar nga një shtetas i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, me adresë në Rr. "5 Maji", Nr. 71, Tiranë. Në informacionin e përcjellë fillimisht nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, përmenden disa fakte rreth shtetasit Erion Veliaj, me detyrë kryetar i bashkisë Tiranë, të cilat çmohen si kompromentuese për një zyrtar publik. Këto fakte, lidhen me funksionin e kryetarit të bashkisë si edhe marrëdhenien e këtij të fundit me shtetasin Genti Sula, pronar i shoqërisë tregtare "AGI CONS".

6.1. Sipas kallëzuesit, në kohën që shtetasi Erion Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të paluajtshme-banesë, të ndodhur në bllokun rezidencial "Kodra e Diellit", në pronësi të shtetasit Genti Sula. Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zv. Ministre tek Ministria ku shtetasi Erion Veliaj ishte titullar. Më pas, banesa në fjalë është shtuar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë.

6.1.1. Gjithashtu, në këtë kallëzim shpjegohet se që prej asaj kohe marrëdhënia e këtyre dy shtetasve është e pandarë. Shoqëria "AGI KONS" me pronar shtetasin Genti Sula ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë, si shkollën tek ish Sheshi Shqiponja, Parkun Rinia, Operan, Maternitetin, Spitalin e ri, Godina tek Universiteti Bujqësor dhe tani flitet edhe për Teatrin Kombetar.

6.1.2. Gjithashtu, në informacion përmendet se shtetasi Erion Veliaj aktualisht posedon 3 vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë të ndërtuar nga shoqëria Agikons e shtetasit Genti Sula. Një nga këto vila posedohet nga vëllai i shtetasit Erion Veliaj, ndërsa të tretën ky i fundit e ka shembur, ndërkohë që të dyja vilat ekzistuese i ka rikonstruktuar. Vlera e vilave, sipas kallëzuesit kap shifrën e rreth 500 mije Euro. Ndërsa vilën e tretë, kallëzuesi shpjegon se shtetasi Erion Veliaj e ka rrafshuar, duke shpërdoruar 500.000 Euro me qëllim krijimin e hapësirave shtesë. Për prishjen e objektit janë shfrytëzuar makineritë e Ujësjellësit Kavajë. Në këtë pikë, kallëzuesi shtron pyetjen nëse për këtë shëmbje është marrë më parë një leje apo ekziston ndonjë faturë që dokumenton shpenzimet e bëra.

6.1.3. Të gjitha këto, vijon kallëzuesi, të shtyjnë të mendosh se ku i gjeti shtetasi Erion Velaj mundësitë financiare dhe nëse ekzistojnë dokumenta të blerjeve, pagesa bankare etj.

6.2. Me administrimin e kallëzimit pranë Prokurorisë së Posaçme, nga ana e Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kryer disa verifikime paraprake, të cilat konsistojnë fillimisht në sigurimin e të dhënave për kallëzuesin, shtetasin e identifikuar si Nesti Angoni. Nga rezultatet konstatohet se nuk ekzistojnë të dhëna për këtë shtetas.

6.3. Në Sistemin C@ts të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve u verifikua historiku i punësimit i shtetasit Gentian Sula, ku rezultoi se ky shtetas ka qenë i punësuar pranë subjektit "AGI KONS" me datë 01.12.2011 dhe është larguar me datë 01.12.2011.

6.4. U verifikua historiku i punësimit të shtetases Gentiana Sula, bashkëshortja e shtetasit Gentjan Sula, nga ku rezulton se ka qenë e punësuar te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë me datë 07.10.2013 dhe është larguar me datë 13.09.2016.

6.5. Në lidhje me subjektin "AGI KONS" shpk, me Administrator shtetasin Alban Çinari dhe Ortak shtetasin Gentjan Sula, u këqyr ekstrakti-historik-i-regjistrimit tregtar për të dhënat e këtij subjekti në faqen e internetit të "Qendrës Kombëtare të Biznesit".

6.5.1. Gjithashtu, u procedua me këqyrjen në internet në faqen "openprocurement.al", zu u verifikuan procedurat e prokurimit në të cilat subjekti "AGI KONS" shpk ka marrë pjesë The ka fituar, si edhe procedurat në lidhje me "Koncesion/PPP", ku i njëjti subjekt "AGI CONS" ka marrë pjesë dhe është shpallur fitues.

erion veliaj gentian sula

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë