konferenca
TIRANË- Në konferencën e sotme për mediat, presidenti francez Emmanuel Macron u pyet lidhur me luftën Ukrainë-Rusi dhe mundësitë e arritjes së një paqeje. Macron tha se është bërë një punë shumë intensive për të arritur një paqe e fortë dhe e qëndrueshme, ndërsa shtoi se tani pritet përgjigje nga Rusia.
Ai komentoi dhe refuzimin e presidentit rus Vladimir Putin për tu ulur në tryezë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Macron tha se është i sigurt se përballë cinizmit të Putin, presidenti amerikan Donald Trump do të reagojë.
"Presidenti amerikan erdhi me një ambicie për të bërë paqe. Ishte një deklaratë e rëndësishme dhe SHBA duhet të respektohet për këtë. Ne reaguam duke thënë se duhet një paqe e fortë dhe e qëndrueshme. Dhe për këtë kemi bërë një punë shumë intensive. Dhe më pas u miratua edhe nga presidenti i Ukrainës. Ne po presim përgjigjen e Rusisë.
Në Kiev ishim me Starmer, Merz, dhe kemi thirrur së bashku zotin Trump për t’i thënë që jemi të gjithë për armëpushim, me garanci sigurie dhe që duhet vendosur presion mbi Rusinë, akord i dhënë nga Trump është i fortë, pastaj propozimi i Putin ishte të thoshte takohemi në Stamboll. Të dielën dha pëlqimin Zelensky, sot nuk kemi asgjë.
Po ju them që përballë cinizimit të Putinit, mendoj, jam i sigurt që Trump, i merakosur për besueshmërinë e Amerikës do të reagojë. Propozimi për armëpushim, për tu takuar, janë amerikane, janë të rëndësishme, nuk mund të kenë një përgjigje të tillë. Ne do vazhdojmë të bashkëpunojmë që Ukraina të rezistojë dhe të ketë paqe.", tha Macron.
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
17 Maj10:47
Macron në Tiranë: Rifillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, i rëndësishëm për të gjithë rajonin
macron
TIRANË- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u shpreh sot se uron që javën e ardhshme të rinisë dialogu mes Prishtin&...
m.l
POLITIKE
17 Maj10:31
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Ja kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë! 'Futen në lojë' edhe partitë e reja (EMRAT)
TIRANË- Zgjedhjet parlamentare të 11 majit kanë përmbyllur një kapitull zgjedhor me rezultat të larta për Partine Soci...
r.ll
POLITIKE
17 Maj10:27
Macron uron Ramën për fitoren e zgjedhjeve: Ky mandat i rëndësishëm dhe për ne! Franca do jetë krahas Shqipërisë në udhën europiane
macron
TIRANË- Presidenti francez, Emmanuel Macron e nisi fjalën e tij në konferencën për mediat duke uruar kryeministrin Edi Rama...
r.ll
POLITIKE
17 Maj10:14
Rama: Kemi diskutuar me Macron përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë! Rajoni ka fituar një mbështetës besnik
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se në takimin me presidentin Emmanuel Macron është disktuar dhe përfshirja e Franc&...
r.ll
POLITIKE
17 Maj09:23
Presidenti i Francës vizitë zyrtare në Tiranë, Rama pret Macron në kryeministri
rama, macron
TIRANË - Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ndodhet edhe sot në Tiranë, ku po zhvillon një vizitë zyrtarë...
r.ll
POLITIKE
17 Maj09:07
Samiti Ekonomik Ndërkombëtar sot në Tiranë/ Jared Kushner mban fjalën e tij në takim, të pranishëm Rama, Macron dhe Matteo Renzi
kushner rama
TIRANË- Samiti i Komunitetit Ekonomik Ndërkombëtar "Future Investment Initiative Europe" do të mbahet sot në Ti...
r.ll
POLITIKE
17 Maj08:38
Nga pritja e liderëve në tapetin e kuq te fotoja familjare, Rama ndan pamje nga samiti i KPE: Ditë historike e Europës në Shqipëri
rama, macron
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje nga samiti i Komunitetit Politik Evropian që u zhvillua ditën e djeshme n...
Blerina Hoxha
POLITIKE
17 Maj07:42
Shqipëria bën sikur punon, BE-ja bën sikur e beson
lideret e samitit
TIRANË- Në çdo samit europian, Shqipëria prezantohet me një kostum diplomatik të kuruar mirë. Flamu...