POLITIKE

Dule: Veprimet e PS shejtan-budallëk juridik, tradicionalisht propozimi për avokaturën e popullit vjen nga opozita

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2025, 12:06

Dule: Veprimet e PS shejtan-budallëk juridik, tradicionalisht propozimi

Debati për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka sjellë akuza të ashpra në seancën parlamentare. Në fjalën e tij deputeti Vangjel Dule i ka kërkuar Partisë Socialiste të deklarohet qartë nëse do të respektojë traditën e konsensusit për këtë post, duke i cilësuar argumentet e deritanishme të shumicës si “shejtan budallëk juridik”.

Sipas Dules, në Kuvend ekziston një “e drejtë zakonore”, sipas së cilës disa institucione kyçe drejtohen nga kandidatë të propozuar nga opozita dhe të zgjedhur me konsensus, jo me votat e shumicës. Ai theksoi se ky precedent është ndjekur disa herë në të kaluarën për postin e Avokatit të Popullit, duke u bërë pjesë e një tradite institucionale.

Duke kërkuar që mazhoranca të mos humbasë kohë me zvarritje procedurale, Dule e vuri atë përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë: “A i qëndrojmë vullnetit politik që kandidatura për Avokatin e Popullit të vijë nga opozita apo do ta zgjedhë me shumicën e kartonëve?”.

Sipas tij, një përgjigje e qartë është e domosdoshme jo vetëm për deputetët, por edhe për opinionin publik dhe për faktorin ndërkombëtar, i cili e ndjek me interes këtë proces.

Deputeti kërkoi që Partia Socialiste të deklarojë hapur nëse dëshiron t’i qëndrojë “frymës së konsensusit tradicional”. Në rast se mazhoranca do të respektojë këtë vullnet, ai u shpreh se vendi vakant mund të plotësohet shpejt, brenda këtij sesioni parlamentar, “me një kandidaturë dinjitoze, duke respektuar institucionin dhe traditën”.

Deklarata:

Mund ta quajmë e drejtë zakonore në këtë kuvend. Disa institucione me konsensus, jo me votë shumice, drejtohen nga kandidatura të votuara në kuvend me propozimin e opozitës. Kështu ka ndodhur disa herë me radhë për avokatin e popullit. Tani, do të më falni për termin.

Gjithçka dëgjoj nga kolegët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nuk po gjej një term juridik për ta përshkruar. Është shejtan-budallëk juridik. Asgjë më tepër. Ka një diçka të thjeshtë, të drejtpërdrejtë dhe praktike dhe Partia Socialiste duhet të na kursejë kohën të gjithëve dhe të na thotë, a i qëndrojmë vullnetit politik që kandidatura për avokatin e popullit të vijë nga opozita apo do ta zgjedhë me shumicën e kartonëve?

Kjo duhet të jetë e qartë për secilin prej nesh, për opinionin publik dhe për faktorin ndërkombëtar që është shumë i interesuar për këtë zgjedhje në këtë institucion. Prandaj, le të mos e stërzgjasim nga ana proceduriale. Partia Socialiste të na e thotë qartë dhe pastër. Dëshirojnë që t'i qëndrojnë frymës së konsensusit tradicional që të vijë propozimi nga radhët e opozitës për avokaturën e popullit apo jo? Nëse i qëndrojnë këtij vullneti, nuk do shumë kohë.

Pa u mbyllur ky sesion parlamentar, mund ta plotësojmë vendin vakant me një kandidaturë dinjitoze, duke respektuar veten, duke respektuar institucionin, duke respektuar edhe traditën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë