VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Rasti i Ukrainës dhe ai i Shqipërisë po shndërrohen në një pasqyrë të qartë të dy standardeve krejt të ndryshme politike përballë akuzave për korrupsion në nivelet më të larta.
Në Ukrainë, ish-ministri i energjisë, homologu i Belinda Ballukut, Herman Halushchenko, u ndalua nga NABU si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe organizatë kriminale në lidhje me Energoatom. Akuzat ndaj ministrit ukrainas shkojnë për dëm të shkaktuar shtetit deri në 100-milionë dollarë.
Pavarësisht pozicionit të lartë dhe kontekstit të jashtëzakonshëm të luftës, institucionet vepruan pa ekuivok: kontroll pasuror, ndalim në kufi, zgjerim hetimesh ndërkombëtare.
Mesazhi ishte i prerë: askush nuk është mbi ligjin.
Në Shqipëri, ndërkohë, Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, lidhur me procedurën për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum–Himarë, me fond limit rreth 19 miliardë lekë pa TVSH. Akuza lidhet me vendime të marra në cilësinë e saj si ministre, për një nga projektet më të mëdha infrastrukturorë në vend.
Pra kemi një zyrtare të nivelit më të lartë ekzekutiv, e akuzuar për ndërhyrje në një tender publik me vlerë shumë të lartë, pra korrupsion. Në çdo standard minimal të qeverisjes demokratike, kjo do të mjaftonte për shkarkim të menjëhershëm politik, të paktën deri në sqarimin e plotë të çështjes.
Por ajo që e bën situatën edhe më problematike është reagimi politik i kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar publikisht se “nuk ka prokuror e gjykatës që vë në dyshim vendimet sovrane të qeverisë”, duke u shprehur se pezullimi i ministres cenon kompetencat e tij. Një qëndrim i tillë, në thelb, vendos përballë konceptin e sovranitetit të qeverisë me kontrollin gjyqësor të ligjshmërisë.
Këtu qëndron thelbi i kontrastit:
Në Ukrainë, hetimi penal shihet si mekanizëm mbrojtës i shtetit.
Në Shqipëri, hetimi penal paraqitet si cenim i pushtetit ekzekutiv.
Kur një kryeministër vë në dyshim legjitimitetin e masave të gjykatës ndaj një ministri të tij, krijohet perceptimi i presionit ndaj drejtësisë dhe i mbrojtjes politike përtej standardeve të zakonshme demokratike. Ndarja e pushteteve nuk nënkupton që vendimet e qeverisë janë të paprekshme; përkundrazi, ato janë të kontrollueshme pikërisht për të shmangur abuzimin.
Në vendet me kulturë të konsoliduar institucionale, mjafton hija e dyshimit për të imponuar tërheqjen nga detyra. Këtu kemi jo thjesht dyshim, por akuzë formale dhe marrje si e pandehur për një vepër që prek drejtpërdrejt barazinë në tendera publikë.
Krahasimi i pashmangshëm: në një vend në luftë, ish-ministri ndalohet në kufi; në një vend aspirant për BE, ministrja mbrohet politikisht dhe pezullimi nga gjykata konsiderohet problem institucional.
Kjo çështje nuk është vetëm juridike. Është çështje standardi. Nëse pretendimi është se Shqipëria operon me standarde evropiane, atëherë përgjegjësia politike duhet të jetë po aq e menjëhershme sa edhe ajo penale. Përndryshe, mesazhi që dërgohet është se pushteti ekzekutiv e konsideron veten të paprekshëm, dhe kjo është pikërisht ajo që çdo “reformë në drejtësi” synon të shmangë./ E.S
/Ky është artikull ekskluziv i Syri Tv dhe Syri.net, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Syri Tv ose Syri.net” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Zëvëspresidentja presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale shkruan se raporti i f...
Deputeti i Partia Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj nismës së paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama pë...
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS është prezantuar sot ndryshimi ligjor sa i përket imunitetit të zyrtarë ve të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe vizitën që kryeministri Edi Rama pritet që të bëjë në Shtet...
Kreu i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se Altin Troplini ka firmosur 16 kërkesa për të hetuar jo vet&...
Sot, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lexoi mesazhin që deklaroi se kishte lënë në SPAK. Në mesazhin e tij, Berisha e ...
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet më 23 shkurt për të marrë në shqyrtim kërkes&eum...
Kryeministri Edi Rama deklaroi se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut do të trajtohet me përgjegjësi t&eu...
Kreu i qeverisë Edi Rama ka kritikuar drejtësinë në lidhje me atë që ai e konsideroi si “goditje” ndaj administrat&e...
Kryeministri Rama tha sot në mbledhjen me grupin e PS-së, se e ka refuzuar tre herë dorëheqjen e Balluku. Sipas kryeminisrit dorëheq...