POLITIKE

E përfshirë në dosjen "Veliaj"/ Si Klotilda Bushka porositi kushërirën e saj se çfarë duhet të thoshte në Prokurorinë e Posaçme

b.z Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 21:26
E përfshirë në dosjen "Veliaj"/ Si Klotilda Bushka
Klotilda Bushka

TIRANË - Por krahas biznesmenëve të dyshuar si të lidhur me Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, SPAK ka marrë në hetim edhe deputeten e Kuvendit të Shqipërisë, Klotilda Bushka. Për veprime që thotë se kanë penguar hetimin për kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

Sipas SPAK, Bushka ka intimiduar dëshmitarët që ishin thirrur nga SPAK. Klotilda Bushka ka marrë kontakte me Ina Goxhaj ish-drejtoreshë ekzekutive e Qendrës ‘Byl-A’, pasi kjo e fundit është thirrur në SPAK. Ajo e ka thirrur zonjën Goxhaj në shtëpinë e prindërve të saj dhe e ka urdhëruar të mohonte gjithçka gjatë marrjes në pyetje nga SPAK.

Herën e dytë zonja Bushka e ka takuar Ina Goxhajn në një studio avokatie dhe i ka thënë që gjërat duhet të mohoheshin në mënyrë kategorike. Shqetësimi tjetër i Klotilda Bushkës ishte të mos mësohej se adresa e BYL-A ishte shtëpia e saj.

Skandali është thelluar edhe më tek kur Ajola Xoxa i ka marrë Goxhajt telefonin e saj dhe pasi i ka kontrolluar bisedat i ka dhënë një telefon të ri. Siç del në dosje, Ajola Xoxa, avokatët e saj dhe Klotilda Bushka morën vendimin që Ina Goxhaj të mos paraqitej në SPAK. Ndërsa vetë Goxhaj theksoi se avokatët ishin të shqetësuar pasi në prokurori ishte paraqitur Adela Kondakçiu.

Klotilda Bushka sipas saj i ka thënë se nuk duhet të përmendej emri i Ajolës dhe as të tregonte se si kishin funksionuar. Ina Goxhaj thotë se i kanë bërë presion gjatë takimit duke i thënë që në momentin që Ajola do të shkonte në deklarim ajo do ta merrte vesh se çfarë kishte thënë Ina.

Sepse informacioni do të rridhte, pasi ata kishin njerëz brenda prokurorisë dhe se do të njiheshin me deklarimin e saj. Por po kështu del që Ajola Xoxa ka orientuar punonjësit sesi te deklaronin në SPAK. Duke iu thënë të jenë konçiz dhe ndërkohë të hiqen sikur nuk mbajnë mend asgjë. Këtë fakt e dëshmon edhe truri financiar i kompanive të saj, Adela Kondakçiu.

Por pikërisht njerëzit që bashkëshortja e kryebashkiakut i konsideronte të besuarit e saj, duket se janë edhe dëshmia më e fortë kundër saj dhe Erjon Veliajt, politikanit të rëndësishëm që hyri në klasën politike duke denoncuar korrupsionin ndërsa po e mbyll karrierën si i dyshuar po për korrupsion.

Veliaj që ka zgjedhur para hetuesve të ngrejë duart lart dhe të thotë se nuk ka dijeni për aktivitetet e gruas, por faktet flasin që kryebashkiaku ka patur dijeni pasi prokurorët thonë se ai vetë reklamonte punët e Ajolës, që financoheshin hera-herës nga Bashkia, por edhe institucionet e tjera. Por kërcënime ndaj prokurorëve të SPAK dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duket se ka lëshuar edhe vetë Kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndërkohë që Gjykata e konsideron Erjon Veliajn si një personazh me njohje të shumta, për shkak të lidhjeve të shtuara dhe me ndikim mjaft të fortë, që burojnë nga detyra që ai ka ushtruar si kryebashkiak i Tiranës.

Shtetasi nën hetim Erjon Veliaj dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime. Si dhe pranisë se një vartësve të kryetarit të Bashkisë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga SPAK.

Po kështu provohet që Erjon Veliaj të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombetare të Hetimit. Mesazhe këto që duket se kanë synim të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Çka mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces. Por a është ky fundi i yllit të Erion Veliaj?

Një yll që u ngjit shpejt lart si drejtues i ‘Mjaft’, si një i ri premttues në një politikë ndryshe, por që tani po njeh fundin e tij, me akuza të cilat nëse do provohen mund të jenë finishi edhe i vetë karrierës së tij si politikan./BW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë