POLITIKE

"Edhe 2 javë drejt ditës historike", Meta: Në 11 Maj ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit! Përqafojmë Shqipërinë Madhështore

n.f Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 19:12

"Edhe 2 javë drejt ditës historike", Meta: Në 11 Maj

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpërndarë një mesazh audio për qytetarët teksa ka përkujtuar Konventën Historike të 27 Prillit që përcaktoi pesë prioritetet madhore për Shqipërinë. Meta u shpreh se me programin e Shqipërisë Madhështore do të mbështet shndërrimi i vendit në fuqi prodhuese dhe eksportuese. Ai shtoi se kjo mund të arrithet vetëm duke hedhur në koshin e plehrave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica. 

Meta theksoi se shqiptarët më 11 maji do të votojnë për familjet e tyre dhe për Shqipërinë Madhështore. Ai shtoi se qytetarët do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi. Sipas tij më 11 Maj shqiptarët do të ndahen përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit dhe do të përqafojnë Shqipërinë Madhështore.

"Është kënaqësi e veçantë sot të përshëndes të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë, e në mënyrë të veçantë pjesëmarrësit e Konventës Historike të 27 Prillit, pikërisht 1 vit më parë. Të asaj Konvente që përcaktoi rrugën e qartë të 5 Prioriteteve Madhore, që e shndërrojnë Shqipërinë në një vend me popullsi 4 milion shqiptarë plus. Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot.

Ngritja e nivelit të të ardhurave nga 27%-28% në 41%–42%, sa vendet e rajonit tonë, do të thotë këto taksa të hyjnë në Buxhetin e Shtetit çdo vit 3.2 miliard euro ose 13 miliard euro në 4 vite.
Kjo shumë, që sot grabitet pa hyrë në Buxhetin e Shtetit, garanton financimin e gjithë prioriteteve tona dhe i tejkalon ato. Sot, 2 javë para zgjedhjeve historike, programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para. Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese.


Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica. Me programin tonë, Nënë Selvia, e cila bëri 100 vjeç para disa javësh dhe merr pension në mes të Tiranës vetëm 59 euro, brenda këtij viti, pensioni i saj do të bëhet 200 euro, ndërsa me premtimet që kurrë nuk mbahen nga Edi Rama, mund të bëhet 200 euro në vitin 2030.
Me programin tonë, çdo vit pensioni i saj do të rritet të paktën 20% apo 40 euro në muaj, ndërsa me atë të Edi Ramës, vetëm 2 euro në muaj çdo vit. Pra, me programin tonë, pensioni i saj shkon me siguri të plotë, gati 500 euro në vitin 2030, ndërsa me Edi Ramën, ajo ka të sigurt vetëm premtimin që s’mbahet, si gjithë premtimet e 12 viteve për 200 euro në muaj.


Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi. Do të votojnë për Shqipërinë që të jetë fuqi eksportuese dhe njëkohësisht qendër kryesore e investimeve të teknologjisë më të fundit në rajonin tonë.
Ndaj Konventa e 27 Prillit, do të mbetet historike dhe do t'i tregojë rrugën jo vetëm ndalimit të shpopullimit, por edhe të shndërrimit të Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese dhe shndrrimin e saj në vendin e shpresës për mbi 4 milion shqiptarë plus. Të dashur anëtarë, simpatizantë të Partisë së Lirisë!

Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij. Që grumbullon me detyrim gratë e punësuara në Administratë, për t’u ofenduar burrat e tyre dhe për të përçarë familjet shqiptare. Që si katil i vërtetë, fyen të gjithë ata prindër e fëmijë, që ndeshen me heroizëm çdo ditë, me pasojat e autizmit dhe këtë e bën vetëm nga paniku i humbjes së pashmangshme të pushtetit të vjedhur me banda, me lekë krimi dhe inceneratorësh që nuk ekzistojnë.
Këto 2 javë, janë vendimtare për dy dekadat që vijnë.

Ndaj të dashur anëtarë e simpatizantë të Partisë së Lirisë dhe ish–LSI, kudo që jeni. Të dashur shokë e miq, anembanë vendit e kudo ndodheni. Të përdorim çdo sekondë për t’ju shpjeguar programin tonë, atë të rimëkëmbjes së familjes shqiptare, atë të rikthimit të taksave të ulëta dhe të lirisë ekonomike. Atë të mbështetjes të familjeve të reja. Atë të mbështetjes të jashtëzakonshme për arsimin, inovacionin dhe kapitalin njerëzor. Atë të shpërthimit të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare me pagesa direkte dhe pa pragje artificiale. Atë të ndërtimit të zonave të lira për investimet më të avancuara teknologjike që na kthejnë në lidër edhe në fushën e teknologjisë dhe të eksporteve.

Jam i bindur se ju do të bëni më të mirën për fitoren e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” në 11 Maj. Dhe jam akoma më i sigurt se rezultati im do jetë një kontribut madhor për këtë fitore, në Tiranë së pari, e kudo në çdo Qark. Në 11 Maj, ndahemi përgjithmonë me Shqipërinë eksperimentale të kukullave të Sorosit dhe përqafojmë Shqipërinë Madhështore që realizon në këtë vend të bekuar ëndrrat e fëmijëve të saj. Fitore!" tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë