Denoncim i emigrantit: Vij një herë në vit në vendlindje, por nuk kemi as ujë për t'u larë në Dibër
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Majlinda Bufi është një nga personazhet më interesant të “Rilindjes” së Edi Ramës. Zonja nga Roskoveci, gjatë 12 viteve të fundit është një prej të përkëdhelurave të Kryeministit të vendit, i cili pasi e bëri deputete në vitin 2013, dy vjet më pas i besoi edhe drejtimin e Bashkisë Roskovec. Si kryetare bashkie, nuk janë të pakta denocimet publike ndaj Majlinda Bufit, dhe për një nga këto denoncime sot kryetarja e bashkisë është marrë e pandehur nga SPAK.
Në muajin maj të vitit 2023, emisioni investigativ Piranjat në Syri Televizion, publikoi një seri denoncimesh për Majlinda Bufin, ku kryebashkiakja në detyrë, shfaqej hapur duke intimiduar qytetarët por edhe vartësit e saj për shkak të bindjeve të tyre politike. Në një prej denoncimeve, Majlinda Bufi shfaqej duke intimiduar një sanitare të një shkolle në Roskovec, për shkak se zonja kishte marrë pjesë në një miting elektoral të Partisë Demokratike. Një javë më vonë, emisioni Piranjat publikoi një denoncim edhe më skandaloz. Majlinda Bufi i bënte presion qytetarit Gazmend Borgji, pasi ky i fundit gjithashtu kishte marrë pjesë në takimet elektorale të PArtisë Demokratike. presionet dhe intimidimi kaloi deri në kërcënim me shembjen e banesës ndaj këtij qytetari, nëse ai do të vijonte të aktivizohej në fushatë elektorale për kandidatin e opozitës.
Pas këtij denoncimi Publik, SPAK regjistroi procedim penal ndaj kryebashkiakes së Roskovecit, e cila edhe pse kishte bërë një krim të hapur elektoral u hetua në gjendje të lirë dhe pa asnjë masë sigurie. Madje, aq të fshehtë e mbajti SPAK hetimin ndaj Majlinda Bufit, sa qytetarët u informuan se kryebashkiakja e Roskovecit ishte marrë e pandehur, ,më 14 nëntor 2025, ditën që Prokuroria e Posaçme vendosi të kalojë dosjen për gjykim.
SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal. Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, Gazmend Borgji, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.
Pra, edhe pse denoncimi i emisioni Piranjat ishte një provë e pakundërshtueshe për krim elektoral, SPAK-ut iu deshën dy vite për ta pranuar dhe për të ngritur akuzën ndaj kryebashkiakes së Roskovecit për krime elektorale. E megjithatë, SPAK ka marrë të pandehur vetëm Majlinda Bufin, e cila me gjasë do të gjykohet në liri dhe do të vijojë të firmos tendera, ndërsa bashkëpunëtoren e ngushtë të Majlinda Bufit, atë që kërcënonte qytetarin me shembje banese dhe gjobë mijëra euro, ish-drejtoreshën e IKMT, Zeqine Caushin, SPAK e ka amnistuar.
Nga vetëm kaq, është e dukshme që edhe Zeqine Caushi, ylli rilindas në Kuvendin e Shqipërisë, i mandatit të katërt të Edi Ramës, jo vetëm që nuk është marrë e pandehur, por gjatë kohës që ngrihej akuza për ish-shefen e saj, Zeqineja nuk i kursente komplimentet ndaj Altin Dumanit./syri
Deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30...
Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj u bëri thirrje deputetëve të Partisë Socialiste që të rebelohen ndaj kryetarit t&eu...
Pas ndryshimeve të fundit në përbërjen e kabinetit qeveritar, Këshilli i Ministrave ka zyrtarizuar edhe lëvizjet korresponduese n&...
Partia Demokratike ka bërë thirrje për protestë ditën e nesërme para Kuvendit të Shqipërisë, në të nj&eum...
Në seancën plenare të së enjtes në Kuvend priten ndryshime në përbërjen e disa Komisioneve Parlamentare. Lëvizjet l...
Gazetari Almer Toska ka folur për zhvillimet politike në vend dhe për atë që e cilësoi si një skenar të mundshëm br...
Shqipëria rrezikon të përballet me një tjetër faturë financiare nga një proces arbitrazhi ndërkombëtar, që l...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës që do...
Kryetari i PD Sali Berisha ka paralajmëruar se kryeministri Edi Rama do të përdorë mandatet e tij në Kuvend kundër votimit p&eum...
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm, kanë thirrur Kryeministrin Edi Rama, lidhur me një editorial të...