POLITIKE

EKSLUZIVE/ Zvicra ndërpreu ndihmat për Shqipërinë, ambasada zvicerane në Tiranë flet për Dosja.al: Programet e financuara nga SECO do të vazhdojnë

r.ll Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 19:00
EKSLUZIVE/ Zvicra ndërpreu ndihmat për Shqipërinë, ambasada
ambasada zvicerane ne tirane

TIRANË- Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi më 31 janar se do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Zvicra theksoi se do të heqë gradualisht programin e saj dypalësh të zhvillimit në Shqipëri deri në fund të vitit 2028. 

Të kontaktuar nga Dosja.al, ambasada zvicerane në Tiranë ka folur eksluzivisht për arsyet e marrjes së këtij vendimi, i cili erdhi pak pas vendimit të SHBA për ndërprerjen e fondeve për Shqipërinë deri në një moment të dytë. Në përgjigjet e tyre, ambasada shprehet se Zvicra nuk po pret të gjithë ndihmën për Shqipërinë, por deri në vitin 2028 programet e financuara nga SDC do të mbyllen gradualisht, ndërsa programet e financuara nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO do të vazhdojnë.

Ambasada ka komentuar dhe përse ishte vetëm Shqipëria i vend në rajon, së cilës iu ndërprenë fondet, ku u shpreh se “Nevojat aktuale në terren” është një nga kriteret për të vendosur për vendet prioritare për bashkëpunimin zviceran për zhvillim. Sipas tyre, këto nevoja krahasohen në mbarë botën, sipas niveleve të varfërisë dhe zhvillimit, ndërsa shtojnë se Shqipëria është në kategorinë e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe për këtë arsye ka arritur një nivel relativisht të lartë të performancës ekonomike.

REAGIMI I PLOTË I AMBASADËS SË ZVICRËS PËR DOSJA.AL: 

1. Pse është marrë ky vendim?

Parlamenti zviceran mori vendimin për të riorganizuar buxhetet në lidhje me bashkëpunimin ndërkombëtar të Zvicrës dhe për të prezantuar reduktime në shkallë globale. Për Shqipërinë kjo do të thotë vetëm një reduktim i fondeve të ofruara nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC.

Është e rëndësishme të theksohet se Zvicra nuk po pret të gjithë ndihmën për Shqipërinë, por deri në vitin 2028 programet e financuara nga SDC do të mbyllen gradualisht, ndërsa programet e financuara nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO do të vazhdojnë.

Vendimi bazohet në situatën financiare në Zvicër, nevojat e vendeve partnere dhe vlerën e shtuar të programit të bashkëpunimit zviceran në krahasim me ato të vendeve të tjera.

2. A ka të bëj me vendimin e marrë nga SHBA për të pezulluar fondet ndërkombëtare?

Këto nuk kanë asnjë lidhje. Vendimi i Zvicrës për të reduktuar programin e saj të bashkëpunimit me Shqipërinë në vitin 2028 nuk ka të bëjë fare me vendimin e administratës amerikane për të ngrirë fondet për agjencitë e saj ndërkombëtare të zhvillimit.

3. Pse i janë ndërprerë fondet vetëm Shqipërisë dhe asnjë vendi tjetër në rajon?

Shqipëria është konsideruar si një vend prioritar për më shumë se 15 vjet nga SDC dhe SECO - dy agjencitë kryesore të zhvillimit ndërkombëtar të Zvicrës. Normalisht është njëra ose tjetra.

“Nevojat aktuale në terren” është një nga kriteret për të vendosur për vendet prioritare për bashkëpunimin zviceran për zhvillim. Këto nevoja krahasohen në mbarë botën, sipas niveleve të varfërisë dhe zhvillimit. Shqipëria është në kategorinë e vendeve me të ardhura të mesme të larta dhe për këtë arsye ka arritur një nivel relativisht të lartë të performancës ekonomike.

Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm drejt integrimit evropian, gjë që çon në modalitete të reja në bashkëpunimin zhvillimor. Programi i mbetur pas vitit 2028 – financuar nga SECO – do të vazhdojë të mbështesë fushat që janë të rëndësishme për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, duke përfshirë stabilitetin makroekonomik, forcimin e institucioneve financiare, mjedisin e biznesit, rritjen e sektorit privat, shërbimet e infrastrukturës dhe ndryshimet klimatike (axhenda e gjelbër). Reduktimi i financimit të një agjencie ende i lejon programit të bashkëpunimit zviceran të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e Shqipërisë. Zvicra e sheh Shqipërinë si një partner të rëndësishëm dhe angazhimi dhe mbështetja jonë vazhdon.

Më 31 janar, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) njoftoi se do të ndërpresë ndihmat për Shqipërinë. Me anë të një vendimi të publukuar online, Zvicra thekson se do të heqë gradualisht programin e saj dypalësh të zhvillimit në Shqipëri deri në fund të vitit 2028.  Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) thekson se ky vendim ka ardhur për shkak të shkurtimeve buxhetore në planin financiar të Zvicrës 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor. Ministria e Jashtme e Zvicrës njofton se vendimi i qeverisë për të hequr ndihmat prekin tre vende, Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambian.

Në fund të dhjetorit, parlamenti zviceran bëri shkurtime prej 110 milionë frangash zvicerane (116.4 milionë euro) në buxhetin e vitit 2025 dhe 321 milionë franga zvicerane (340 milionë euro) në planin financiar 2026–2028 për bashkëpunimin zhvillimor dypalësh dhe shumëpalësh. Financimi për programe të tjera të vendit dhe tematike, si dhe për organizata të ndryshme, gjithashtu do të reduktohet deri në fund të vitit 2028, ravijëzon njoftimi i autoriteteve zvicerane.

ambasada zvicerane ne tirane zvicra

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë