POLITIKE

Gjykata e Romës ktheu mbrapsht emigrantët për herë të tretë/ Rama: Pyesni Melonin për këtë, me Spanjën nuk besoj se mund të realizohet një marrëveshje e tillë

r.ll Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 18:59
Gjykata e Romës ktheu mbrapsht emigrantët për herë të
edi rama

SPANJË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë për shtyp në Madrid ku është pyetur nëse po dështon marrëveshja me Italinë për emigrantë, duke qenë se Gjykata e Romës ka kthyer mbrapsht nga Shëngjinitre grupet e emigrantëve. 

Rama u shpreh se nuk ka asnjë mendim për këtë çështje dhe se këto pyetje duhet ti drejtohen homologes së tij italiane, Giorgia Melonit. Ai tha se Shqipëria në këtë marrëveshje vetëm ka ofruar ndihmën e saj, ndërsa siguria, aspekti ligjor dhe gjithçka tjetër është italiane. 

Kreu i qeverisë u pyet nëse do të ketë Shqipëria një marrëveshje të tillë me Spanjën pas anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Rama tha se nuk e sheh të realizueshme këtë për shkak të pozicionit gjeografik të dy vendeve. Sipas tij kjo nuk është dhe zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit.

Javën e kaluar, drejtësia italiane refuzoi të zhvendosë emigrantët nga Italia në Shqipëria. Do të doja mendimin tuaj, mendoni se marrëveshja po dështon?

Rama: Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet si motrës sime italiane, Meloni. Për ne është një rol  shumë i thjesht, na u kërkua nga Italia që ti ndihmojmë dhe ne i detyrohemi shumë Italisë. Pasi na ka ndihmuar shumë. Së fundmi, kur patëm tërmetin shkatërrues, emergjencat italiane rrezikuan jetën e tyre dhe na ndihmuan. Si çdo vend duhet të ndihmojë tjetër. Siguria, aspekti ligjor, gjithçka është italiane. Prandaj për këtë duhet të pyesni palën italiane jo ne.

A do ketë një marrëveshje të njëjtë me Spanjën kur të integroheni në BE? 

Rama: S’jam i sigurt se do kishte kuptim, lidhet me gjeografinë. Ne jemi të bashkuar nga deti me Italinë, e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të arsyeshme është se emigrantët nuk ndalojnë në Itali, por ata ndalojnë në Shqipëri. Sa e bëshme do të ishte për Spanjën, që të ndalonin në Shqipëri. Nuk e shoh të mundshme. Në fund të fundit, nuk mendoj se kjo është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit.

Evropa tani duhet të merret me emigracion të paligjshëm dhe të përballet me një rënie demografike. Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por nga ana tjetër, i duhen më shumë emigrantë. Nuk është çështje, kush tregon më shumë muskuj ndaj emigrantëve. Kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë. Kjo mund të shkatërrojë shpirtin e Evropës. Për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, Evropa do të jetë në telashe. Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe bën diçka shumë më gjithëpërfshirëse, duke krijuar një mënyrë ndryshe për t’u marrë me vendet e  origjinës, do të jetë një fitore e madhe.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë