POLITIKE

Eksperti zbardh skemën: Ja si drejtuesit me lidhje politike po ‘i dorëzojnë' rrugët krimit

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Tetor 2025, 17:09

Eksperti zbardh skemën: Ja si drejtuesit me lidhje politike po ‘i

Emërimet në postet kyçe drejtuese në Policinë e Shtetit nuk bëhen bazuar në merita dhe performancë, por mbi baza politike dhe lidhje me krimin, duke sjellë një dekurajim të thellë të oficerëve në terren dhe duke minuar luftën kundër krimit të organizuar. Sipas ekspertit të sigurisë Arjan Hoxha, i cili ishte i ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve në Syri TV, kjo vjen nga një diskutim publik ku u theksua se shumica e drejtuesve aktualë nuk do të mund t'i justifikonin postet e tyre bazuar në tregues konkretë si parandalimi apo zbulimi i veprave penale.

Sipas tij, procesi i përzgjedhjes së drejtuesve anashkalon totalisht karrierën, aftësitë profesionale dhe rezultatet e matshme. Përkundrazi, pozicionet drejtuese jepen si shpërblim për shërbime politike ose si pasojë e lidhjeve me grupe interesi, përfshirë ato kriminale. Shumë prej këtyre drejtuesve, siç u përmend, kanë dalë në përgjime apo kanë përfunduar pas hekurave, duke konfirmuar natyrën problematike të emërimeve të tyre.

Pasojat më të rënda të kësaj situate i vuan punonjësi i thjeshtë i policisë. Oficeri në terren gjendet i patrajnuar, i papaguar sa duhet dhe nën një presion të dyfishtë: atë politik dhe atë nga grupet kriminale. Kur një polic sheh se eprori i tij i hap rrugë ose bashkëpunon me “të fortin” e zonës, ai humbet çdo motivim për të rrezikuar dhe për të zbatuar ligjin. Kjo situatë çon në një paralizë të funksioneve të policisë në terren.

Arjan Hoxha: Ne kemi parë se kush është, se si janë vendosur ata drejtues policie. Asnjëri prej atyre nuk mund t'i thuash që po, këtë e vendose sepse ka patur një, dy, tre, katër, pesë tregues të punës së tij, që ka performuar, është specialist i mirë po themi në fushën e krimit, ka parandaluar kaq vepra penale, ka zbuluar kaq vepra penale, është përballur, ka bërë një, dy, tre, katër dhe për këtë arsye ka marrë edhe ato, çfarë janë teorinë, që është e detyrueshme për të marrë provimin në Akademinë e Policisë, ose në Akademinë e Formimit policor siç quhet sot, dhe ka një karrierë po themi brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Asnjë prej tyre për fat të keq, ose në raste shumë të rralla, këtu përjashtohet ish-drejtuesin e policisë Gledis Nanon. Unë e kam thënë dhe e them, i cili ndër të gjithë drejtorët që janë vendosur që kur ka ardhur Partia Socialiste në pushtet dhe sot, është ai që vërtet ishte profesionist, e meritonte të ishte aty.

Jo se e them unë, atë e thonë edhe treguesit dhe gjithë çdo gjë me radhë. shumica e të tjerëve, apo pothuajse të gjithë, kanë marrë pozicione drejtuese brenda Policisë së Shtetit, të cilët të pamerituara. Dhe për një, për arsye të tjera politike, kriminale, pjesë e grupeve e të tjera me radhë. Shumica kanë dalë në përgjime, një pjesë i ke pas hekurave e të tjera. Pra që s'është e nevojshme t'i citojmë sepse i dinë të gjithë tashmë, janë bërë botërisht të njohura. Dhe çfarë ndodh kjo me punonjësin e policisë së rolit të bazës? Me atë që ka për detyrë, me atë që kontakton i pari edhe në rastet e, por edhe në parandalim, por edhe në rastet e veprave penale, me atë që ka për detyrë të komunikojë çdo ditë me qytetarin. E para punës është i patrajnuar, e dyta është i papaguar, e treta ka një presion politik dhe nga grupet dhe nga krimi i organizuar dhe kur e shikon ai që drejtuesi i tij i hap krahun një herë atij të fortit të zonës, të lagjes, të qytetit, të kryeqytetit e të tjera me radhë. Atëherë çfarë presim nga punonjësit e policisë së rolit bazë?

Unë ju siguroj që ke, sipas informacioneve që kam, Shqiponjat e Durrësit kanë dy muaj që nuk dalin në patrullim normal, ose dalin vetëm sa për sy e faqe. Si ato, edhe në raste të tjera. Pse? Vetëm për t'i lënë terren këtyre rasteve. Dhe në qoftë se ne nuk hyjmë në detaje, në qoftë se ne nuk përballemi me këto të vërteta, në qoftë se oficerët e policisë e shikojnë pse në 2007-ën po këta oficerë policie ishin me përjashtime të vogla. Pse i bën ballë krimit të organizuar? Ishin më të keqpaguar, ju siguroj. Ndoshta dhe më të patrajnuar se sot. Ndoshta atëherë krimi i organizuar kishte marrë edhe, sepse po vinim nga 97-98-a që, që absolutisht kishin më shumë armë, kishin më shumë mundësi dhe ishte më, përballja me ta ishte pak më e vështirë sesa sot, kishte më mungesë, mungesë të theksuar ndoshta dhe të bazës logjistike që sot ka policia.

Nuk kishe as dron, nuk kishe as mundësi të bëhej përgjim, nuk kishe asnjë institucion siç ka sot SPAK-un, që në finale është votuar nga të gjithë politika për të, për të luftuar kryesisht krimin e organizuar. Dhe përse atëherë kishte dhe dënime kapitale, kishte pothuajse nuk ekzistonte më krimi i organizuar, jo vetëm në raportet shqiptare, por në raportet ndërkombëtare që shkonte drejt minimizimit dhe asgjësimit të grupeve të krimit, të grupeve po themi të, jo se s'kishte krim të organizuar, por të këtyre grupeve që sot i kemi grupe të strukturuara kriminale, pse jo në disa raste po na kthehen edhe në organizata të tilla, të cilat operojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë