POLITIKE

Elisa Spiropali: Unë nuk do të hesht!

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2026, 10:16
Elisa Spiropali: Unë nuk do të hesht!

Një reagim i fortë dhe me tone kritike ka ardhur nga Elisa Spiropali, e cila përmes një postimi të gjatë publik ka ngritur shqetësime serioze mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe vetë Partisë Socialiste.

Ajo shprehet se është këshilluar të heshtë përballë sulmeve dhe presioneve, por e refuzon këtë “mençuri praktike”, duke theksuar se pikërisht heshtja ka ndihmuar në krijimin e një klime problematike në vend.

Sipas Spiropalit, problemi nuk lidhet me individë apo raste të izoluara, por me një model të konsoliduar ku institucionet shndërrohen në instrumente presioni, vendimmarrja përqendrohet dhe ligji interpretohet sipas interesave të momentit.

Ajo paralajmëron për një deformim të brendshëm të administratës dhe partisë, duke përmendur fenomenin e “drejtorokracisë” dhe ndikimin e strukturave informale, ndërsa nënvizon se kjo situatë cenon besimin e qytetarëve dhe largon njerëzit nga politika.

Postimi i plotë

Po më këshillojnë të hesht. Me të njëjtën mënyrë që përdoret në këto raste: rri rehat, mos bëj zë, do të të vërsulen, nuk ia del dot.

E kuptoj këtë "këshillë". Është praktike. Madje edhe e mençur në një kuptim të ngushtë, mediokër, meskin. Por është pikërisht kjo lloj "mençurie" që ka ndërtuar klimën ku ndodhemi sot.

Problemi nuk është një individ, një konflikt, një mosvotim në Kuvend, apo një keqkuptim brenda pushtetit.

Problemi është një model që është instaluar gradualisht dhe që sot funksionon pothuajse pa pengesa. Një model ku institucionet nuk janë më hapësira vendimmarrjeje, por instrumente presioni. Ku vendimet nuk merren bashkarisht, por veç. Ku ligji interpretohet sipas nevojës së momentit, dhe jo sipas parimit vizionar.

E kam parë nga afër këtë transformim. Nuk është diçka që ndodh me një vendim të vetëm. Ndodh me tolerime të vogla, me heshtje të arsyetuara, me ndërhyrje që fillimisht duken të padëmshme dhe më pas kthehen në të rëndësishme, deri vendimtare.

Vjen koha kur në një moment, institucionet fillojnë të funksionojnë si zgjatime të vullnetit të pak njerëzve. Disa ministri dhe agjensi shtetërore nuk reagojnë më ndaj ligjit dhe detyrës, por ndaj urdhrit. Nuk i përgjigjen procedurës, por klanit. Dhe në këtë pikë, çdo biznes, çdo media, çdo individ e kupton se nuk është më përballë një shteti, por përballë një makinerie të pashpirt që mund të përdoret kundër tij.

Nëse këto mekanizma përdoren edhe ndaj atyre që kanë mbrojtje publike, me detyra të larta shtetërore, çfarë ndodh me ata që nuk kanë asnjë zë?

Kur struktura shtetërore të emëruara, të promovuara dhe të kontrolluara nga e njëjta dorë, tashmë jo formale, të paraprira nga portale të paguara me para të errëta, fillojnë të sulmojnë në mënyrë brutale deri edhe familjarë, në punë të tyre, atëherë kuptohet qartë se kufijtë janë tejkaluar, dhe se nuk bëhet më fjalë për politikë.

Nuk kam asgjë për të fshehur. Pikërisht për këtë arsye, këto sulme nuk më trembin. Përkundrazi, më bëjnë edhe më të qartë për atë që duhet thënë e duhet bërë.

Këtë model kam refuzuar dhe refuzoj. Ky është modeli që nuk duhet të jetë pjesë e Partisë Socialiste: Refuzimi i realitetit ku institucione publike me fytyrë personale përdoren si hanxharë për të frikësuar, dhe ku mbajtja e ndikimit nuk kërkon performancë, por kontroll. Ku pjesa e ndershme e administratës detyrohet të zbatojë deri urdhëra të paligjshëm për interesa dhe presione eprorësh të dhunshëm dhe fuqiplotë.

Dhe paralelisht me këtë, është ndërtuar një tjetër deformim i brendshëm. Një parti e gjallë, po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku gjithçka filtrohet përmes emërimeve okulte. “Drejtorokracia” është kthyer në mënyrë funksionimi. Ka zëvendësuar politikën me administrim besnikërie.

Kjo nuk është ajo për të cilën është ndërtuar Partia Socialiste. Nuk është as modeli që i ka dhënë legjitimitet pushtetit të saj ndër vite.

Për këtë arsye, kjo nuk mund të trajtohet si një çështje personale. Nuk është një përplasje me dikë. Është një mospajtim me një mënyrë funksionimi që po bëhet normë.

Nuk kam frikë nga sulmet. Kam jetuar e jetoj ndër rreshtat e pavdekshëm lasgushianë;

"Shpirtkatran që më qërtojnë, janë qën' që s'më kafshojnë."

Jo se jam e paprekshme, por sepse nëse do të kisha frikë, do ta kisha zgjedhur heshtjen shumë më herët. Heshtja është gjithmonë opsioni më i lehtë në këto situata.

Halli është se ky model nuk prodhon vetëm padrejtësi. Ai prodhon largim. Largon njerëzit nga politika, nga besimi, nga vetja, nga vendi. E bën jetën të vështirë, jo për shkak të mungesës së mundësive, por për shkak të kontrollit mbi to. 

Dhe nëse kjo vazhdon, nuk do të kemi më një debat politik për mënyrën si qeveriset vendi, por një mungesë të vrazhdë, të shëmtuar dhe deformuese të llogaridhënies institucionale.

Për mua kjo nuk është një çështje thjesht personale. Është një detyrim për të thënë se shumçka duhet ta bëjmë më mirë. Jo unë, por Koha e kërkon.

Ndarja e rëndësishme që duhet bërë qartë nuk është mes njerëzve. Është mes sektorëve funksionues shtetërorë, dhe strukturave abuzive personale.

Partia Socialiste e ka pasur dhe e ka energjinë e nevojshme për përmirësime dhe transformim në dobi të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.????????

Artikuj te sugjeruar

video

Albania; 23/10/2026

Albania; 23/10/2026

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave