POLITIKE

"Entuziazëm i papërshkruar"/ Takimi në Itali, Berisha: Një kontrast të tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 13:42

"Entuziazëm i papërshkruar"/ Takimi në Itali, Berisha:

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp ka folur edhe për ecurinë e fushatës elektorale. Berisha gjithashtu foli për takimin e zhvilluar një ditë më parë në Breshia të Italisë, ku e cilësoi këtë takim si një nga kulmet e turit elektoral. Kryedemokrati tha se kontrasti me ceremoninë qesharake të PS, është regjistruar vetëm në vitin 1992, duke shtuar se ajo është dëshmi e pakontestueshme e braktisjes së plotë të Edi Ramës nga socialistët dhe qytetarët e Tiranës.

"Siç e keni parë, fillimi i fushatës mund të vlerësohet eksplozion i besimit, i pëlqyeshmërisë. Po, absolutisht nuk e keni parë kurrë të tillë në atë shesh, i qytetarëve të Tiranës, ndaj PD, programit të saj, i cili po bën fole çdo ditë e më shumë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë. Ai entuziazëm që shpërtheu fillimisht në diasporën, ajo frymë optimizmi dhe vendosmërie që ju e patë në takimet fantastike që u zhvilluan në Romë, Parma, Milano, Athinë, Breshia, ai entuziazëm vërshoi dhe ngrohu së bashku me programin e PD, zemrat dhe mendjet e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë.

Analistët, kronistët, e quajnë hapjen e fushatës elektorale me datën 11 në sheshin Nënë Tereza, më të bukurin, më fantastikun që ai shesh ka njohur ndonjëherë. Por po kaq ishte edhe konventa e PD, ku delegatët e saj, por edhe të ftuar, mirëpritën me entuziazëm të madh dhe optimizëm programin e PD për Shqipërinë Madhështore në 4 vitet që vijnë. Breshia ishte një pikë kulmore tjetër e këtij programi, e këtij turi, e kësaj fushate. Një entuziazëm i papërshkruar, një optimizëm dhe vendosmëri e madhe e shqiptarëve në diasporë për datën 11 për fitoren e PD dhe rotacionin e pushtetit.

Ndjehem pafundësisht mirënjohës, pafundësisht i motivuar dhe pafundësisht falënderues për të gjithë ata që kontribuan në këto zhvillime madhore të fushatës më të rëndësishme, që është fushata për zgjedhjet e vitit 2025. Po ju e patë, një kontrast i papërshkrueshëm, një kontrast të atillë, Tirana nuk e ka njohur as në vitin 1992, midis hapjes së PD dhe asaj ceremonie qesharako-parodike në sheshin Skënderbej të Edi Ramës.
Ju e patë, në bulevardin e ri, me dhjetëra e dhjetëra autobusë, dëshmi e pakontestueshme e braktisjes së plotë të Edi Ramës nga socialistët dhe qytetarët e Tiranës. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë.

Mitingu gjysëm mortor që ai organizoi për Erion Veliajn në sheshin e kryeqytetit kishte të paktën 30 përqind më shumë pjesëmarrës se sa fushata, në të cilën ai paraqiti vetëm një mashtrim të radhës, pasaportën evropiane të Edi Ramës, në të cilën janë të stamposura portretet e Taulant Ballës, Ilir Beqës, Lubi Ballukut, Damian Gjiknurit, Çyrbes, Lefter Kokës, Erion Veliajt, Bllakos, etj. Pra, kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur një dallim si nata me ditën midis dy kampeve siç ndodhi kësaj here," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë