POLITIKE

“Adams dhe Yeffet, mashtrues marrin ‘llokma’ në Shqipëri”, Tomorri: Rama u ka lënë industrinë ushtarake personave me të kaluar të errët

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 19:08
“Adams dhe Yeffet, mashtrues marrin ‘llokma’ në

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi projektet për ndërtimin e industrisë së mbrojtjes në Shqipëri dhe rolin e investitorëve të huaj të përfshirë në këtë proces.

Sipas Tomorrit, një nga figurat kryesore të përmendura në këtë iniciativë është biznesmeni Ron Yeffet, i cili është prezantuar si aksioner privat me synimin për të ndërtuar industri të avancuar ushtarake në vend, përfshirë prodhimin e dronëve dhe sistemeve ajrore moderne.

Ai theksoi se kompania e lidhur me këtë investitor ka marrë kontrata që lidhen me furnizimin dhe prodhimin e automjeteve për ushtrinë, policinë dhe forcat e rendit.

Tomorri ngriti shqetësime serioze mbi të kaluarën e biznesmenit, duke përmendur procese gjyqësore dhe akuza për mashtrim në SHBA. Sipas tij, ekzistojnë raste ku Yeffet nuk ka shlyer detyrimet financiare, përfshirë pagesat ndaj avokatëve që e kanë përfaqësuar. Ai përmendi gjithashtu një konflikt me një studio ligjore të njohur, e cila është tërhequr për shkak të mospagesave.

‘Çështja është çfarë janë këta njerëz që vijnë marrin ëh llokma të garantuara me ligj. Ron Yeffet është paraqitur si një aksioner privat, pra si një biznesmen privat i cili do të ndërtojë industrinë e armëve në Shqipëri. Armët, kryesisht armëve të avancuara që janë dronet, këto sistemet ajrore. Madje deri te makinat.

Pra kanë marrë disa kontrata ata nga ku ka marrë ekskluzivitetin e automjeteve që përdor ushtria, policia, të gjithë forcat e rendit, do t'i prodhojë kompania.

Nëse, nëse e mbani mend kur Edi Rama ka dalë diku në një emision dhe ka thënë që kur të vijë Samiti i NATO-s në 2027-ën, kur të vijë Donald Trump-i dhe udhëheqësit e gjithë udhëheqësit e botës këtu, do të mbrohen me dronë shqiptarë. Ata dronë, pra njeriu që do i mbrojë ata janë dronët që do prodhojë Roni.

Tani, të themi një çikë se çfarë është Roni. Kjo historia e gjyqit të biznesmenit tjetër amerikan që e padit për mashtrim ka dhe ca detaje shumë interesante. Në disa prej çështjeve nuk ka paguar as paratë e avokatëve. Pra ka mashtruar avokatët që e kanë mbrojtur vetë.

Dhe ka pasur në një proces, ka pasur një studio avokatore të famshme Kasoëitz që sot lobon për Erion Veliajn. Kasoëitz-i iku se ky nuk u dha paratë, i mashtroi.

Pra ky njeri tani, që bën edhe kështu mashtrime të këtij niveli, do vijë këtu tani edhe do ndërtojë industrinë e mbrojtjes, do investojë 65 milionë euro dhe do prodhojë dronët që do mbrojnë udhëheqësit e botës kur të vijnë në Samitin e NATO-s.

Tani, krijimi i një industrie ushtarake ishte një hap, domethënë është një hap pozitiv sepse mund të ringrinte industrinë dhe mund të siguronte ca të ardhura shtesë për Shqipërinë. Në parim ishte një zgjedhje e duhur dhe sepse është një shans, për shkak të situatave, është një shans që mund t'i sillte ekonomisë.

Por çfarë bëjnë këta? Këta nuk duan të bëjnë industri. Këta shkojnë dhe gjejnë një person i cili ka mbi vete një mal me akuza për mashtrime, i cili është kontrovers dhe ka mashtruar njerëz, ka mashtruar edhe shtete ky.

Atë që nuk bën dot me Shqipërinë, me godinën e ambasadës, që për ta bërë kulla e bën ja bën Togos më vonë. Mori selinë e misionit të përhershëm të qeverisë së Togos në OKB, u tha atyre që çfarë keni se do bëjmë dy kulla këtu, një do e keni ju, do mbani selinë, një do e shesim, edhe u shkatërroi dhe nuk ja u ka bërë dhe tani janë në gjyq. Qeveria e Togos e ka hedhur në gjyq.

Eric Adams është një personazh po aq kontrovers sa ky, sa Yeffet. Dhe këta vijnë këtu, marrin marrin llokma, marrin paratë se kjo, kjo do jetë një skemë vjedhje. Po kësaj do t'i dali tymi siç ndodh, inceneratorët u bënë në 2015-ën, 2017-ën, i doli tymi në 2022-shin. Edhe kësaj do t'i dali tymi pas disa vitesh dhe paratë si në çdo çështje, ikin në drejtim të paditur’, tha Klodian Tomorri ndër të tjera në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë