POLITIKE

Erion Veliaj vijon me reagimet nga burgu: Ols Dado po e trajton Facebook-un dhe Instagram-in tim zyrtar si skenë krimi

r.ll Përditësimi i fundit 2 Mars 2025, 14:03
Erion Veliaj vijon me reagimet nga burgu: Ols Dado po e trajton Facebook-un dhe
erion veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës ka vijuar dhe ditën e sotme me reagimet e tij nga qelia e paraburgimit në Durrës.  Në postimin e sotëm, është shprehur se prokurori i çështjes së tij, Ols Dado po e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të kryebashkiakut si "skenë krimi".  

Veliaj e ka shoqëruar pretendimin e tij me një copë nga dosja hetimore ndaj tij, ku thotë se kjo është fyerje për inteligjencën e çdokujt. Postimi i cili përmendet në dosje është lidhur me festivalin nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj.

Veliaj shkruan se ky postim i përmendur në dosjen e SPAK ishte bërë nga stafi i zyrës së shtypit të bashkisë dhe jo nga vetë ai, pasi thotë se asokohe ishte në një udhëtim pune në SHBA. 

REAGIMI I PLOTË: 

Të dielë të mbarë të gjithëve dhe shumë mall për secilin prej jush!

Duke qenë se padrejtësia nuk bën asnjë ditë pushim, do të më mirëkuptoni nëse edhe sot më duhet të çmontoj një tjetër akuzë, kësaj here lidhur me Facebook-un dhe Instagram-in tim, ndaj dhe titulli “pse ma le ‘seen’” - reagimi patetik i adoleshentëve në rrjete, kur dikush s’i përfill.

Fiks kështu reagon Ols Dado kur e trajton Facebook-un dhe Instagram-in zyrtar të Kryetarit të Bashkisë si skenë krimi!
Nuk ju besohet? Lexojeni vetë:

“Nga procesverbali i kqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social “Instagram”, tek adresa “Erion Veliaj”, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet më datën 23.09-22.10.2023 “International Contemporary Dance Festival”. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi në total përmban 8 fotografi/reklama/postera njëra pas tjetrës. Festivali është nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj”.

Po mor po, e lexuat vetë! Trajtohet faqja e Facebook-ut dhe Instagram-it si skenë krimi, si të ishte Bataclan ku vranë terroristët apo skena e fluturimit MH17, që e gjetën këta pas kaq vitesh. “Kqyrje”, “procesverbale”, “evidentohet”, “rezulton me aq e kaq postera e foto”, si me thënë “kaq të vrarë e aq të plagosur”.

Çfarë fyerje për inteligjencën e kujtdo! Domethënë, akuzohem se në Facebook-un dhe Instagram-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë.

Së pari, çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore e artistike të qytetit dhe as më besohet që më duhet ta shpjegoj këtë. E kam gjetur Tiranën me 10 evente në vit, sot ka mbi 1 mijë aktivitete cilësore në vit. Postohen sa mundet për të informuar publikun e të huajt që vijnë si turistë. Gjëja më normale në botë.

Së dyti, Preljocaj dhe trupa e tij janë ëndërr për çdo qytet, dhe jo vetëm çdo qytet do t’i financonte, por do t’i promovonte me trumpetë e bori, me tellall e reklama kudo, aq më tepër Tirana.

Por, së treti, meqë më duhet të shpjegoj me logjikën idioteske të hetimit të Facebook-ut dhe Instagram-it, rezulton se postimi as nuk është bërë nga unë vetë, por nga stafi i zyrës së shtypit, ashtu siç ndodh rëndom për shumë bashki e ministri. Mjafton të shikoni screenshot-et e postimeve për të kuptuar se edhe ky postim, pra për baletin e Preljocajt, është bërë nga stafi i zyrës së shtypit - edhe pse tani që po e kuptoj sa “krim i rëndë” paska qenë, do të doja ta kisha bërë vetë, por ato ditë kam qenë në SHBA për një udhëtim pune.

Ndërsa, në këtë fotoalbum do të shikoni me dhjetra postime, të cilat kanë promovuar aktivitete të ndryshme artistike, kulturore e sportive që kanë ndodhur në Tiranë, në po atë muaj, kur është shfaqur edhe baleti i Preljocajt.
Sa fyese që pas letrave anonime, shpalljes “i dënuar” pa gjyq, shtëpive në Yrshek, takimeve me arkitektë, më duhet të shpjegoj edhe postimet rutinë të stafit në Facebook e Instagram, në këtë veting 20 vjeçar, që s’i është bërë askujt më parë. Fiks muhabet kalamajsh “pse ma le ‘seen’”.

Kokën lart dhe agjërim të lehtë!

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj ols dado

video

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 11

Një hormon i rrezikshëm në tavolinën tonë

Monologu: Pensionistët në 2025-ën

Mitingjet e PS dhe administrata në aksion

Fasulet që parashikojnë fatin

LANDFILLI I PALIGJSHËM I SHIJAKUT

1... ditë me Doktorin

Edi Rama - Cirku i fundjavës

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 10

PS-PD, beteja për Elbasanin

Nga premtimi për punë tek kërcënimi me jetë

Makthi i urgjencës së QSUNT 2

Rruga e bllokuar dhe premtimi i kryetares

Misioni i devijuar i Crimson Finance Fund Albania

E ardhmja e fëmijëve, peng i një firme

Roskoveci High-Tech dhe memoria e kryetares

Edi Rama hap fushaten ne studion e Piranjave duke prezantuar per herë te pare pasaporten biometrike

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 9

Gjithçka...për një celular

A na duhet vërtet pasaporta e BE-së

Në kërkim të Habibes

Ngjarja e Lushnjes dhe indiferenca e shoqërisë

Triumfi i Anisës

Helikopteri i Gjestit dhe mashtrimi i madh

Pasiguria Ushqimore

Skandali i Ministrisë me gripin e shpendëve

PS-PD, FJALA PËR ZONJAT KANDIDATE

Seriali Adolescence dhe Shqipëria

I 'forti' i Tropojës që dhunon fqinjët

PIRANJAT SHOW SEZONI 7 - EPISODI 8

Në kërkim të fëmijëve... dhe të divorcit

Pastori i 'mrekullive'

Makthi i urgjencës së QSUNT

Te rinjtë dhe politika, një raport gjithnjë e më klientelist

SEZONI 7 EPISODI 7

Padrejtësia e bashkisë ndaj një familjeje rome

Lëmoshë...me Mercedes

Dritëhijet e një aksidenti tragjik

Detaje të reja për rastin e Anisës, trondit ish-klientja: S'ndjej gjoksin!

Dështimi i paralajmëruar i Air Albania

SEZONI 7 EPISODI 6

Skandali i mbivendosjes me tokat në has

Nevoja për strehim e një të moshuari

Bashkia Lezhë i shpall 'luftë' qytetarëve

Fëmijët e rrugës dhe parazitimi institucional

Një prokuror që arsyeton për momentin

Banorja e BB VIP Kosova dhe mashtrimi ndaj saj

SEZONI 7 EPISODI 5

Kalvari i vuajtjeve të një gruaje

Dekani turist i universitetit të sporteve