POLITIKE

Ervin Salianji letër nga qelia: Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por s'ka Rini!

r.ll Përditësimi i fundit 7 Dhjetor 2024, 10:57
Ervin Salianji letër nga qelia: Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë
foto e postuar nga salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga qelia e burgut në Fier shprehet se 8 dhjetori (Dita e Rinisë) është festë por pa rini.

Salianji shkruan se festimet e Ditës së Rinisë duhet të kremtohen jashtë kufinjve në qytetet, sipas tij, ku rinia shqiptare është. Ish-deputeti thotë se arsyeja kryesore e këtij largimi masiv të të rinjve është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Më tej në letrën e tij, ai shprehet se më 11 maj të vitit 2025, rinia shqiptare duhet të përmbysë modelin e vendosur nga qeveria aktuale.

LETRA E PLOTË: 

Hipokrizia me 8 Dhjetorin, ka festë por ska Rini!

Zhurmat, dekoret, daullet, ahengu e sidomos fjalimet për 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë që është dhe festë zyrtare në kalendar, janë ironia më e madhe dhe tallje e paskrupullt me këtë grupmoshë. Çfarë kuptimi ka të bësh festë në Tiranë, kur qeveria ka bërë gjithçka për ti përzënë?! Do të kishte më shumë sens që Dita e Rinisë shqiptare të kremtohej në Itali, në ShBA, Gjermani, në Londër, në Francë, në Vjenë, në Spanjë. Rinia shqiptare është atje. Censi i fundit zbuloi zyrtarisht se në krahasim me 2011-tën, mosha 15 deri në 24 vjeç është pëgjysmuar.

Dhe padyshim një nxitje më shumë për t’i mbajtur ata larg është të bësh një teatër hipokrizie si ky që po planifikon qeveria e bashkia me aktivitete boshe, pa sens. Të festosh Ditën e Rinisë, teksa ke ngulur dhe gozhdën e fundit në shpresën që ata të rrinë e të ndërtojnë të ardhmen këtu, është ta bësh “rilindjen” mullar. Arsyet e erozionit më të dhimbshëm në shoqërinë tonë janë të shumta. Studiues, sociologë, ekonomistë, mund të kenë ide më të qarta. Pa asnjë dyshim, unë besoj se në krye është modeli i ngritur në këto 3 mandate qeverisje.

Edi Rama u tha të rinjve se të ecësh përpara, të bësh karrierë, të kesh mirëqënie, rruga më e sigurtë dhe më e shkurtër është krimi. Kanabizimi i vendit ishte plaga më e madhe që ka sjellë pasoja të cilat do të kërkojnë shumë vite të shuhen. Krimi u pa si katapulta më e mirë për të ngjitur shkallë në hirearki, e jo dija, jo arritja intelektuale, jo puna e ndershme.
Eshtë fantastike që shumica e të rinjve e refuzuan këtë model. Ata që ikën, së pari, dhe kjo është protestë e fortë. Dhe ata që qendruan, por ja dalin me përpjekjet, me mundin e djersën e tyre, larg modelit qeveritar.

Korrupsioni, është modeli tjetër që u ofrua në këto 3 mandate qeverisje. Edi Rama u tha të rinjve që për të ecur përpara, duhen shumë para. Dhe këtë e tregoi me ngjitjen e disa rioshëve rilindas lart në kupolën e pushtetit, me meritën e vetme sepse futën duart thellë në tendera e koncesione. Nga ana tjetër ai manifestoi me forcë, se i riu që lufton krimin, që lufton lidhjet e bandave me politikën e qeverisjen, që lufton kanabizimin, e ka vendin në burg.

Një shembull i përmbysjes së modelit që bëri kryeministri jam dhe vetë, unë që e denoncova jam agresori e jam në burg e trafikanti ndërkombëtar është viktima! Teksa ai po bëhet gati me të njëjtat struktura kriminale të tentojë mbajtjen e pushtetit, në orën 7 të mbremjes, në qelitë e ftohta të burgut të Fierit, kërcasin çelësat e mbylljes së dyerve. Tani as fasada gri e godinës përballë, nuk dallohet nga dritarja e vogël. Televizioni ndërkohë tregon se përgatitje të mëdha po bëhen në kryeqytet për Ditën e Rinisë, si festat e përfitshme qeveritare!

Po cilën ditë të festosh në fund të fundit në atdheun tonë. A e feston dot ditën e pensionistit, kur ai është më i keqpaguari në Ballkan? Të familjarit, e feston dot? Pasiguria në shkolla, pasiguri kudo, e paqartë e ardhmja për të dhe fëmijët.
Ditën e burrit, të gruas, që mezi mbyllin muajin. Ditën e profesionistit të lirë, e feston dot kur ende qeveria nuk ka kthyer paratë që u mori me arbitraritet? Por, ka një ditë që qeveria duhet ta bëjë festë, e të tregohet më në fund një herë e vërtetë dhe e ndershme.  Të shpallë zyrtarisht, e të kremtojë, Ditën e Patronazhistit.

Sepse ky është njeriu i ri që ata kanë prodhuar. Këtij i shkojnë punët mbarë. Patronazhistin e ka kapluar mbrothësia. Patronazhisti ka punën e sigurtë, ka mbrojtje, ka imunitet. Ai ecën përpara. Sa për rininë, unë mendoj se të gjithë ata, nga maturantët, votuesit për herë të parë, ata që rreken shumë, ata që kanë ikur, të gjithë e kanë ende forcën ta vendosin vetë ditën se kur do ta bëjnë festë. Dhe ajo është 11 maji i 2025, dekretuar së fundmi si data e zgjedhjeve. Atë ditë, Rinia e hedh në erë, e përmbys modelin diabolik që ka vendosur Edi Rama. Dhe e caktojnë ata kalendarin jo vetëm të këtyre ahengjeve, por sidomos caktojnë kalenderin për Shqipërinë. 

ervin salianji dita e rinise 8 dhjetori

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë