Shi i dendur dhe stuhi ere në vend, temperaturat pësojnë rënie, njihuni me temperaturat për sot
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Një qendër e presionit të ulët atmosferik, e zhvilluar përkatësisht mbi Adriatik, do të sjellë në vendin tonë...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka komentuar këtë të premte zhvillimet më të fundit politike nv vend teksa vshtë ndalur te imuniteti i Belinda Ballukut dhe projekti “TID” në Durrës.
E ftuar në Syqi TV, ajo deklaroi se opozita nuk do të pranojë, sipas saj, shkeljen e Kushtetutës për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut, duke kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve.
Ajo deklaroi se nuk ka më asnjë pengesë procedurale për mbledhjen e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe Balluku është pezulluar nga detyra.
“Dje ishte një seancë plenare patjetër me shumë dallgë brenda saj, sepse opozita nuk mund të pranojë kurrsesi që kushtetuta e Republikës së Shqipërisë të shkelet, të trajtohet si një leckë për të fshirë djersët që ju dalin nga kërkesa e SPAK-ut për imunitetin e zëvendëskryeministrit apo të ministrit zotit Balluku. Dhe ajo faktikisht që ne kërkonim dje ishte vendosja e një date se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve, ndërkohë që thanë do presim Gjykatën Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese e ka kryer misionin e saj, megjithëse s’kishte asnjë lidhje po prapë ka mbaruar çështjen dhe zonja zëvendëskryeministre është pezulluar. Tani çfarë e pengon kuvendin për t’u mbledhur dhe për të marrë vendimin për imunitetin e zëvendëskryeministrit”,- tha Zhupa.
Deputetja demokrate foli gjithashtu për protestën e banorëve të Durrës, të cilët kundërshtojnë projektin “TID”, dërsa ka ngritur akuza se shteti ka mbetur peng i interesave klienteliste.
Zhupa deklaroi se projekti është hartuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) pa konsultime të mjaftueshme me banorët dhe pa respektuar detyrimin ligjor për proces konsultimi, veçanërisht në rastet e mundshme të shpronësimeve.
Ajo theksoi se disa prej banesave të parashikuara për ndërhyrje janë shtëpi karakteristike me vlera historike, të ruajtura ndër vite, dhe se shembja e tyre do të dëmtonte identitetin dhe trashëgiminë kulturore të qytetit.
“Është një projekt i cili është bërë në një mënyrë totalisht të pakonsultuar, totalisht kundra interesit publik, që nuk i shërben as turizmit, as zhvillimit të Durrësit, siç supozohet që janë qëllimet e shpallura të projektit, por nga ana tjetër e shkatërron identitetin e Durrësit, shkatërron shtëpitë karakteristike të Durrësit, po shkatërron dhe pronat private të këtyre banorëve që kanë qindra vjet që jetojnë brez pas brezi në ato shtëpi. Ai projekt është bërë nga AADF-ja, nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, është bërë pa shkuar në terren, pa i takuar banorët, pa bërë procesin e konsultimeve, që është i detyrueshëm, sidomos kur bëhet fjalë për shpronësimin, siç do të ndodhin, siç supozohet të ndodhin atje. Ku nuk ka, nuk përputhet realiteti me atë që thotë projekti.
Pra, shtëpi që në projekt duken si shtesa, ndërkohë janë shtëpi karakteristike, të ruajtura, të pandryshuara dhe gjenden të njëjta dhe në dokumentaret e fashiste. Dhe unë e kam ndjekur, e kam ndjekur sepse bëhet fjalë për identitet, për histori, për trashëgiminë, se Durrësi vetë është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, përveç amfiteatrit, edhe shtëpitë karakteristike, që ata në fakt nuk i kanë vënë një gozhdë që mos t’i prishnin autenticitetin dhe këta tani duan t’jau shëmbin. Hajde gjeje një lloj logjike, pse një shtëpi që duhet të ishte e mbrojtur nga shteti dhe nuk i lejohej të bënte asnjë rikonstruksion, sepse quhej brenda një zone të mbrojtur, të pashëmbulluar, të vlerave historike, tani duhet të shëmbet”,- tha Zhupa.
Nga Protothema.gr Aktorja shqiptare Anila Disha po padit qeverinë për përdorimin e fytyrës dhe zërit të saj, pas krijimit t&...
Dorian Teliti deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri është vetëm statistikore dhe përfiton një pakicë e lidhur me push...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli për protestën e 10 shkurtit të organizuar ...
Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e mbajtur këtë të premte për mediat, tha se refuzimi i kryeministrit Edi Rama në Konf...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komenton shfaqen e parë publike të kryeministrit Edi Rama me Dashnor Sulën, ky i fundit i zgjedhur në ...
Në aktivitetin e përbashkët, ku ishte dhe kryeinspektori Dashnor Sula, në tone humore, Rama drejtuar Dashnor Sulës tha se “tani...
Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kanë marrë pjesë në aktivitetin me Kryeinspektor...
Menjëherë sapo doli nga një takim me krerë të institucioneve të sistemit të drejtësisë të enjten, kryeminist...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për reformën e re territoriale, duke thënë se sot nuk bëhet fj...
Gazetarja Ola Xama foli për konfliktin mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, që po pengon vënien në punë të...