POLITIKE

"Eurodeputetët e komisionit BE-Shqipëri vizitë në Tiranë më 29 tetor"/ Media greke: Rama i detyruar të presë me nder Belerin, që para disa muajsh e burgosi

r.ll Përditësimi i fundit 18 Tetor 2024, 14:16
"Eurodeputetët e komisionit BE-Shqipëri vizitë në
fredi beleri dhe edi rama

TIRANË- Më 29 tetor, eurodeputeti dhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri bashkë me anëtarë të komisionit BE-Shqipëri do të vijnë më 29 tetor në orën 10:00 në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar edhe media greke "To Vima", e cila e konsideron edhe si takimi i vitit, kjo sepse Beleri do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama në cilësinë e deputetit të Komisionit të Parlamentit Europian.

Po ashtu në artikullin grek përmendet burgosja e Belerit për 481 ditë pak ditë para zgjedhjeve në bashkinë e Himarës, ku ai u shpall fitues.

“Si e sjell vërtet jeta (dhe politika) në këtë mënyrë? Edi Rama është i detyruar ta presë këtë herë me nder ashtu siç i ka hije një të zgjedhuri të Parlamentit Europian, kur pak muaj më parë deklaroi se për qeverinë shqiptare çështja Beleri është... inekzistente. Ky kusht i vendosur nga Bashkimi Europian (me propozim të qeverisë greke) që rruga e anëtarësimit të Shqipërisë të kalojë përmes të drejtave të minoritetit grek, “e detyroi Ramën” të ndryshojë kurs. Vizioni i shqiptarëve për anëtarësim në BE shkon, në pjesën më të madhe, përmes diasporës. Madje, ky takim, siç raportojnë vëzhguesit politikë në Athinë, është një shfajësim i kryeministrit Kyriakos Mitsotakis dhe atyre që këmbëngulën në rëndësinë e kandidaturës së Fredi Belerit në fletën europiane të Demokracisë së Re.”, thuhet më tej në shkrimin e "To Vima"

Sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri. Menjëherë pas kësaj vijon takimi me Edi Ramën, i cili është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadorja e BE-së në Shqipëri. Menjëherë më pas do të ketë një takim me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe në ditët në vijim diskutime me komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.

edi rama fredi beleri

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë