Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
KOSOVË - Zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka thënë se qytetarët e Kosovës sot votuan për një të ardhme më të mirë.
Në një konferencë për mediat, ka thënë se Kosova dëshmoi edhe një herë se është një demokraci e pjekur, ku qytetarët vendosin me votën e tyre për të ardhmen e vendit. Lidhur me publikimin e Exit-Poll-eve të para Stavileci ka thënë se do të presin përfundimin e numërimit zyrtar, para se të dalin me qëndrime tjera politike.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë tonë. Qytetarët e Kosovës treguan kulturë të lartë politike, duke votuar me përgjegjësi dhe qetësi. Kjo është një fitore për vendin tonë dhe për të ardhmen që të gjithë bashkë po ndërtojmë! Një falënderim i veçantë i shkon kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili udhëhoqi një fushatë dinjitoze, me ide dhe program të qartë për zhvillimin e Kosovës. Po ashtu, mirënjohje të veçantë për Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me vizionin dhe udhëheqjen e tij i dha kësaj fushate energjinë dhe unitetin që i nevojitej. Kjo ishte një fushatë që frymëzoi dhe bashkoi njerëzit rreth vlerave të zhvillimit, përgjegjësisë dhe progresit. Një falënderim i përzemërt shkon për çdo votues, aktivist, mbështetës, komisioner dhe vëzhgues të PDK-së, të cilët punuan me përkushtim të madh. Falë jush, kjo fushatë ishte një histori suksesi. Puna juaj nuk ka përfunduar ende – mbrojtja e secilës votë është prioriteti ynë i përbashkët! Ne jemi të sigurt që vullneti i qytetarëve reflektohet më mirë sesa çfarë pasqyrojnë rezultatet preliminare të exit polleve. Prandaj, mbetemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar që çdo votë të numërohet me korrektësi dhe transparencë. Siç kemi thënë nga fillimi, ne respektojmë procesin dhe do të presim përfundimin e numërimit zyrtar para se të dalim me qëndrime të tjera politike. Gjatë mbrëmjes, kandidati ynë për Kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë një konferencë tjetër për të ndarë me ju reflektimet dhe vizionin tonë për hapat e mëtejshëm. Me gjithë zemër, ju falënderojmë për besimin dhe mbështetjen tuaj! Ky është vetëm fillimi i një rruge të re për Kosovën – një rruge drejt Ma Mirë”, ka thënë Stavileci.
Foto ilustruese KOSOVË - Policia e Kosovës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë, që u mbaj...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se pret që Elon Musk të gjejë shpenzime të panevojshme prej miliarda dollar...
Mustafa KOSOVË - Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas mbylljes së procesit zgjedhor në Kosovë. N&eu...
KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë se opozita i ka fituar zgjedhjet. Në një...
KOSOVA- Në orën 19 përfunduan zgjedhjet parlamentare në të cilat njëzetetetë subjekte politike me 1.280 kandidatë, gar...
Të dhënat KOSOVË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat e pjesëmarrjes në 74% të qendrave të votimit...
KOSOVA- Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas mbylljes së pricesit të votimit në Kosovë. LVV i u...
KOSOVA- Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimti të exit-polleve. Ajo tha se janë i pritur r...
Albin Kurti KOSOVË - Exit-Poll-et e publikuara deri më tani kanë nxjerrë si parti të parë Lëvizjen Vetëvendosje, t&...
KOSOVA- Sipas projeksioneve të Koha.net, Lëvizja Vetëvendosje do të marrë 42.3% të votave. E dyta sipas këtij Exi...