Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa video dhe imazhe në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit. Berisha deklaroi se deputeti i zgjedhur në Durrë, Arkend Balla është projektuar për ministër të Brendshëm.
Ai stoi se kartelet e Troplinëve dhe Xhabaftëve në zgjedhje. Sipas Berishës, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se kryeministri Edi Rama në vitin 2021. Berisha tha se karteli Troplini i ka dhënë Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota.
Kryedemokrati tha se uron që së shpejti të dekretohen si organizata terroriste, të cilat rrënojnë të ardhmen e këtij vendi, shkatërrojnë normat demokratike, demokracinë, por edhe ekonominë nëpërmjet narkoeurove dhe narkoekonomisë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani, për të ilustruar disa momente të ndërhyrjes së kartelit Troplini në zgjedhje, kemi këtu famozin Arkend Balla, për të cilin dje zyra e shtipit të Edi Ramës shpërndante editoriale që i botonin lakejtë e tij, duke e marrë në mbrojtje se çfarë malli është ky. Arkend Balla, në vitin 2021, kur kumbarët e kartelit nuk e kishin rekrutuar akoma, mori 2463 vota. Arkend Balla në vitin 2025, nën patronazhin e kartelit Troplini, Elvis Doçit, mori 20718 vota. Pra këtij pothuaj iu dhjetëfishuan votat në patronazhin e kartelit Troplini. Arkend Balla ishte premtuar dhe është premtuar për ministër i Brendshëm i kartelit Troplini pas zgjedhjeve.
Ndaj dhe dje, zyra e shtypit të kryeministrit, u shpërndante editoriale portaleve të kontrolluara prej qeverisë dhe krimit, me të cilat përpiqeshin të mirësonin imazhin e Arkend Ballës, e këtij produkti të kartelit Troplini. Në vitin 2021, Orlando Rakipi ka marrë 3528 vota në Vorë, natyrisht i mbështetur nga Xhabaftët pa diskutim. Në vitin 2025, votat e tij pjesëtohen me dhjetë sepse ka hyrë në garë Blendi Xhabafti. Ministri Xhabafti ka marrë 4759 vota dhe i dyti pas tij ka marrë 10 herë më pak vota.
Për të parë këtu efektin e kartelit Xhabafti, që ka portën hyrëse të Tiranës. Kontrollon hyrjen e Tiranës. Ja ku është banditi, shkon dhe kërcënon te qendra e votimit për Blendi Gonxhen. Ky është anëtar i kartelit.
Ja, këta janë. Ja zgjedhjet në Vorë. Kur karteli i drogës Xhabafti, shkon dhe terrorizon qytetarët në hyrje të qendrës së votimit. Të dënuar në Itali për drogë, droga në Tiranë futet nëpërmjet tyre. Kontrollohet prej tyre, këta marrin përqindjen. Ushtrojnë terror... Opozita këto mund të bëjë, opozita nuk arreston dot njeri. Pra, u njohët këtu me një ilustrim mbi brutalitetin e karteleve të drogës, kartelit Troplini dhe kartelit Xhabafti në rezultatin e zgjedhjeve. Por këtu tek karteli Troplini mund të themi se Arkend Balla është vetëm njëri prej deputetëve, se janë trefishuar votat edhe Ilir Ndrazhit. Edhe ky është në patronazhin e kartelit të famshëm të Troplinëve, etj.
Është shumë interesante, dëgjoni, Arkend Balla ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama në vitin 2021. Ministri i Brendshëm i kartelit Troplini ka marrë 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Se ç’është një këtu një Erion Meka, që ka marrë në vitin 2021, 2200 vota, në vitin 2025, 3400 vota, pra nuk ka pasur ndonjë lëvizje domethënëse. Është po kështu i mbështetur nga karteli Troplini, Gjushi dhe Gys Agasi është edhe Ani Dyrmishi, i cili ka marrë 13700 vota. Siç e shihni, vetëm në rrethin e Durrësit, karteli Troplini i ka dhënë Edi Ramës, kreut të kartelit, me 4 deputetë, rreth 50 mijë vota. Pa llogaritur votat në zonat e tjera. Ndaj dhe uroj që së shpejti të dekretohen si organizata terroriste, të cilat rrënojnë të ardhmen e këtij vendi, shkatërrojnë normat demokratike, demokracinë, por edhe ekonominë nëpërmjet narkoeurove dhe narkoekonomisë.
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku i bëri thirrje p...
TIRANA- Kreu i Parisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se SHBA, p&e...
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklaratë për ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investim...
TIRANA- Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i ka kërkuar Komisionit Qenror të Zgjedhjeve që t’...
TIRANË- Kandidati i PD-së në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja deklaroi se do t’i shkojë deri n...
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka shkarkuar nga detyra një zëvendësministër të vetin, n...
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza ndaj Ministres së Infrastrukturës, Belinda B...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të manipulimit të votave...
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në seancën e sotme publike tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet ...