POLITIKE

Çfarë ndodhi në seancën reciproke të pyetjeve në SPAK? Ilir Meta rrëfim nga qelia: Rrëmbimi im banditesk...

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2025, 16:35
Çfarë ndodhi në seancën reciproke të pyetjeve
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpejeguar pyetjen e tij nga prokurorët e SPAK si dhe ka lëshuar akuza të forta ndaj SPAK dhe drejtuesve të lartë të Rilindjes, Rama, Veliaj, dhe Agaçi. 

Meta gjatë intervistës për SYRI TV tha se Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cënimit të procesit të rregullt ligjor ndaj tij. Gjithashtu ai tha se është përgjigjur në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën kur është pyetur për çdo çështje.

Po ashtu Meta tha se ka pyetur për dy çështje me interes të lartë publik, së pari se çfarë bëhet nga SPAK me hetimin e çështjes McGonigal dhe së dyti se çfarë bëhet me hetimin e “Gruas së Bilalit” për skandalin e fotos së paligjshme me Presidentin Obama?

Kreu i PL më tej tha se ai vazhdon të jetoj në një sistem demokratik edhe pse është në qeli. Po ashtu Meta theksoi se është detyra e tij për t’ju përgjigjur drejtësisë në çdo kohë. Teksa Meta u pyet se Monika ka deklaruar se nuk do t’i përgjigjet më SPAK- ut por do të fliste vetëm në Gjykatë, ai tha se nuk ka asnjë sepse nuk sheh asnjë lidhje midis pretendimeve që bëhen ndaj saj dhe atyre ndaj tij. 

Pjesa e parë nga intervista:

Z. Meta, dje ju u pyetët nga SPAK gati 3 muaj pas arrestimit tuaj të bujshëm. Çfarë ndodhi në atë që ju e quajtët seancë reciproke të marrjeve në pyetje midis SPAK dhe juve?

Seanca në vetvete ishte konstruktive edhe pse ajo ishte një vazhdim i cënimit të procesit të rregullt ligjor ndaj meje. E theksoj këtë pasi unë fatmirësisht u njoha me faktin se do pyetesha në SPAK vetëm nga titrat e një TV pranë regjimit 24 orë përpara dhe fiks këto titra dolën në të gjitha ekranet e TV që janë financuar nga inceneratorët vetëm 2 minuta pasi gjyshja e tre fëmijëve të mi doli nga SPAK-u e rrethuar nga dhjetëra media.

Kur ju ngritëm këtë pretendim përfaqësuesve të SPAK- ut, se nuk kishim njoftim zyrtar sipas ligjit dhe procedurave, ata u habitën sepse ky njoftim ishte firmosur që në 30 Dhjetor, ndërkohë që edhe tani që po ju përgjigjem, kjo shkresë ende nuk ka ardhur te qelia ime Nr.5, e cila në vijë ajrore është vetëm 100 metra nga zyrat e SPAK.

Por dua të theksoj se seanca nisi me pyetjen apo kërkesën time se ç’bëhej me kallëzimin tonë për ndjekje penale për përgjegjësit e arrestimit tim të paligjshëm të dorëzuar në 6 Dhjetor, për të cilën morëm përgjigje se po hetohej nga një prokuror tjetër.

Më pas ne iu përgjigjëm në mënyrë shumë korrekte çdo pyetje të bërë ashtu siç kam bërë edhe në të kaluarën kur jam pyetur për çdo çështje.

Natyrisht që në fund të pyetjeve të tyre dhe përgjigjeve që dhashë si person nën hetim, në cilësinë time si President i Partisë së Lirisë, meqenëse interesi i tyre ishte në fushën e lobimeve edhe unë i pyeta për dy çështje me interes të lartë publik.

Së pari: Çfarë bëhet nga SPAK me hetimin e çështjes McGonigal, pra ish-kryeagjentit të FBI të dënuar me burg edhe për shkak të korruptimit nga kryekorruptuesi i ndërkombëtarëve që ende është Kryeministër dhe i pa pyetur për këtë çështje?

Së dyti: Çfarë bëhet me hetimin e “Gruas së Bilalit” për skandalin e fotos së paligjshme me Presidentin Obama për të cilën një shtetas shqiptaro- amerikan është dënuar në SHBA?

Dhe natyrisht në fund fare, përsëri si President i Partisë së Lirisë që ka bërë denoncime të shumta për kryeaferën e inceneratorëve, u vura në dispozicion 3 shkresa zyrtare që janë edhe fakte e prova penale të depozituara të cilat ngarkojnë me përgjegjësi penale individuale nga 3 herë Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin dhe një herë Kryebashkiakun e Tiranës, të cilat i bëra publike edhe në rrjetet sociale, këto shkresa zyrtare janë të vitit 2014 dhe 2017.

Përgjigjia e tyre ishte se nuk ishin kompetentë për këtë çështje, ndaj Partia e Lirisë do t’i drejtohet përsëri zyrtarisht SPAK-ut për të 5 këto çështje që përbëjnë përgjegjësi individuale dhe penale për Edi Ramën.

Z. Meta, a është normale që ju t’i bëni pyetje SPAK- ut?

Unë vazhdoj të jetoj në një sistem demokratik edhe pse jam në qeli, por  vetëm fizikisht.

E di që shumë të tjerë që janë jashtë, janë futur me dëshirë “në qeli”, duke hequr dorë nga të drejtat e tyre dhe liritë që ju jep Kushtetuta dhe duke ushqyer me këtë qafëpërkulje autokracinë që i vjedh dhe i bullizon çdo ditë.

Ashtu siç kam qenë gjithmonë shembull për të përmbushur detyrimet e mia si qytetar e si shtetar apo politikan ndaj Kushtetutës, ligjit, shoqërisë dhe sidomos drejtësisë, padiskutim që kurrë nuk mund  t’i braktis të drejtat edhe liritë e mia për më shumë që jam President i forcës së dytë opozitare në vend.

Është detyra ime për t’ju përgjigjur drejtësisë në çdo kohë dhe kurrë nuk i jam shmangur asaj dhe as nuk kam mbyllur ndonjë çështje me procedurë (edhe kur këto janë shkelur qëllimisht),  por jo vetëm unë, por edhe të gjithë anëtarët dhe votuesit e Partisë së Lirisë dhe të gjithë shqiptarët i paguajnë në mënyrë speciale (6 – 7 mijë euro në muaj) këta prokurorë specialë për të mbrojtur interesin publik dhe taksat e tyre që grabiten pa maska, si në rastin e inceneratorëve e dhjetëra raste të tjera.

Ndërkohë që ju u treguat bashkëpunues me SPAK, ish- bashkëshortja juaj, deputetja Monika Kryemadhi, një ditë më parë deklaroi se nuk do t’i përgjigjet më SPAK- ut por do të fliste vetëm në Gjykatë. Si e komentoni ju këtë për më tepër që media e evidentoi këtë dallim?

Asnjë koment, sepse nuk shoh asnjë lidhje midis pretendimeve që bëhen ndaj saj dhe atyre ndaj meje.

Natyrisht që SPAK, që qëllimisht nuk i bashkoi në një çështjen e tre inceneratorëve, ka “ lidhur” çështje që nuk kanë asnjë lidhje me njëra – tjetrën, pasi z. Dumani nisi hetimet për çështjen CEZ – DIA që në Dhjetor 2019 dhe në pamundësi për të gjetur një provë apo fakt penal për këtë çështje (të gjykuar 3 herë brenda vendit dhe në Arbitrazh Vjenë 2014) në bashkëpunim me regjimin hapën edhe nja 5 çështje të tjera me qëllim që të gjenin një fakt apo provë për mua apo edhe njerëz të afërt me mua me qëllim goditjen time politike e sidomos Partinë e Lirisë.

Ndaj jemi në një situatë tragjike për sa i takon degradimit të shtetit të së drejtës që nga rrëmbimi im banditesk, që do të jetë precedenti më skandaloz për Gjykatën e Strasburgut e deri te pretendimi komik i SPAK- ut se unë paskam ndërhyrë si Kryetar Kuvendi për të bërë një ndryshim ligjor në interes të një biznesmeni si Kryetar Kuvendi, kur nga vetë dosja e SPAK provohet se amendamenti është bërë nga deputetja e Edi Ramës në atë kohë, se ligji është mbrojtur nga Edi Rama dhe se ai kishte 65 vota, ndërsa LSI  vetëm 16 vota.

Nuk dua t’ju marr kohën edhe më shumë me marrëzira të tjera që tronditën edhe ish-admiruesin e SPAK-ut, z. Baton Haxhia, kur lexoi dosjen që SPAK-u e nxorri qëllimisht në media.

ilir meta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë